Author: Hamdi Kumanova

Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura deri minus 21 në Manastir, në Berovë janë matur -17, -15 në Strumicë, -14 në Prilep dhe Demir Kapi, -12 në Lazaropole dhe Krushevë, -11 në Mavrovë, -10 në Shtip dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Shkup Petrovec, Ohër, Pretor dhe Pozharane, minus tetë në Dibër, minus shtatë në Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus gjashtë në Shkup Zajçev Rid deri minus katër në Dojran. Reshjet gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Hanet Mavrovës 65 centimetra. Në…

Lexo më Shumë

Ekipi i shërbimit dimëror i Qytetit të Shkupit në mënyrë intensive është duke punuar në terren për të pastruar rrugët dhe trotuaret nga bora, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk. Nga atje shtojnë se shërbimi dimëror në mënyrë aktive është duke e ndjekur gjendjen në terren, dhe do të intervenojë varësisht nevojës. “Qyteti i Shkupit gjatë këtij sezoni dimëror ka siguruara 4000 ton kripë, që bashkë me sasinë e mbetur nga viti i kaluar, arrin deri 4500 ton”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më Shumë

Në intervistën për gazetën mujore “Zaman”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke folur rreth pritjeve për zhvillimin ekonomik tha se “stabiliteti dhe statusi ndërkombëtar që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet e investimeve, si tek investitorët vendor ashtu edhe tek ato të huaj”. Ai thotë se me hyrjen në NATO, vendi do të fitojë status më të mirë ndërkombëtar dhe do të jetë në mesin e shteteve më të zhvilluara në botë. Siç theksoi Tevdovski, përvoja e shteteve tjera tregon rritje të madhe të investimeve të huaja pas hyrjes në NATO. “Në Bullgari, investimet e huaja, nëse analizojmë…

Lexo më Shumë

Me 04.01.2019 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Prilep, një i punësuar në EVN Maqedoni, ka lajmëruar se në periudhën nga ora 08.00 të datës 03.01.2019 deri me 02.00 të datës 04.01.2019 në vendin e quajtur “Povodenici” një kryerës i panjohur i ka ndryshuar bravat e trafostacionit 50 kilovat dhe e ka hedhur në tokë pas së cilës i ka vjedhur pjesët e bakrit, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit.

Lexo më Shumë

Me 05.01.2019 në ora 02.10 E.N.(37) nga Shkupi ka lajmëruar se me 04.01.2019 rreth orës 22.30 para një lokali në rrugën “Esperanto” është sulmuar vajza e saj nga ana e M.Gj., transmeton Almakos. Në të njëjtën kohë, M.S.(17) ga Shkupi ka lajmëruar se në lokacionin e njëjtë është sulmuar fizikisht nga ana e një personi të panjohur. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot deklaroi se “Protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të jetë gati në momentin kur marrëveshja e Prespës do të zbatohet dhe ratifikohet nga të dyja palët. Presim që pjesën tonë të obligimeve t’i kryejmë në kohë sipas planeve, dhe se të njëjtën gjë do ta bëj edhe Greqia”. “Hapat në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Prespës si dhe nënshkrimi i protokollit për NATO u biseduan me përfaqësues të NATO-s. hapat u definuat në marrëveshjen e Prespës po u definuan secilënherë kur bisedonim me personat zyrtar të NATO-s por edhe…

Lexo më Shumë

Plot 83.7% nga të anketuarit kanë deklaruar se do të iknin nga Maqedonia në rast se u jepet mundësia. Ky është rezultati i anketës me titull “Nëse do të mundnit, a do të iknit nga Maqedoni?” që e ka publikuar “Fakulteti.mk” përpara dy javëve, njofton Portalb.mk. Në pyetësorin në mënyrë anonime janë përgjigjur 1.474 lexues. E dhënë interesante është se në disa orët e para ka pasur përgjigje masive të tre pyetjeve. Në pyetjen se nëse do të kishit mundësi a do të iknit nga Maqedonia, janë përgjigjur 1491 lexues. Prej tyre 1.234 (83.7%) janë përgjigjur me “po”, 123 (8.3%) janë…

Lexo më Shumë

Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhura nga komunat përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, Komuna e Tetovës është një ndër 19 komunat me borxhin publik me te madh në Vënd! Respektivisht, është e dyta pas Ohrit që i paraprin listes së borxhlinjëve. Borxhi i Komunës së Tetovës deri në vitin 2017 ka kapur shumën prej 640.6 milion denarë, pa përfshi borxhin e NKP-së, njofton Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Tetovës. Sipas tij, në periudhën kohore nga 2012-2017 borxhi është dyfishuar dhe ka lëvizur si në vijim: “2012 – 226.1 milion den –Sadi Bexheti,…

Lexo më Shumë

Me 04.01.2019 në ora 20.00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Kadino-Miladinovci, te ura e Kadiut, ku vetura e tipit “ BMV X5”, me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.N.(45) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Është lënduar S.N., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 05.01.2019 rreth orës 01.30 në Kumanovë, në rrugën “Done Bozhinov” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Ford Eskort” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga B.D.(26) dhe veturës së tipit “Audi” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga I.J.(33). B.D. dhe I.J., si dhe bashkëudhëtarët A.S. Dhe K.P. me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Te B.D. janë konstatuar lëndime të rënda i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe është njoftuar edhe prokurori publik.

Lexo më Shumë