Author: Hamdi Kumanova

Më 15 janar në bangën e të akuzuarave në Gjykatën Penale do të duhet të ulen 18 të akuzuar për rastin e “27 Prillit”, të cilëve u është refuzuar kërkesa për amnisti ose nuk kanë kërkuar fare që të amnistohen, njofton Koha. Për këtë rast të akuzuar ishin 33 perosna, mirëpo 15 nga ata nuk arritën që të lirohen nga ndjekja e mëtejme penale, pasi që kërkesat e tyre për amnisti nuk u pranuan. Procesi gjyqësor për këtë rast është në fazën finale dhe ka mbetur që fjalën e fundit ta thotë gjyqi që lënda e këtij rasti të mbyllet…

Lexo më Shumë

Faza e tretë dhe e fundit nga implementimi i Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës në propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten nga të paktën dy të tretat e deputetëve në dhomën ligjdhënëse. Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare. Siç theksoi, është optimist për mbështetjen e këtij procesi, numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar pushtetin se po varfëron për çdo ditë qytetarët. Ata thonë se me fillimin e vitit 2019 Zoran Zaev goditi edhe tregtarët me ndryshimet e reja ligjore. “Ndryshimet ligjore kanë sjellur dënime drakonike dhe rregulla të reja që janë në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe tregtarëve, të cilët vite me radhë në mënyrë të ndershme fitojnë para për bukë. Me ndryshimet e reja, gjithë ata pensionistë të cilëve nuk ju mjafton pensioni për të mbijetuar, nuk do të mund të punojnë në tezga”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se e keqja është…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër katër personave nga Shkup, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personat K.T (41), Sh.D (35), M.XH (33) dhe B.Xh (28) në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar pasuri në vlerë prej 350 mijë denarëve. Siç thonë nga MPB, të paditurit veprën penale e kanë kryer natën mes 22 dhe 23 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Bellasica” në hapësirat e parkingut të “Skopski Saem”. “K.T dhe Sh.D me përdorimin e mjeteve të forta kanë thyer xhamin e një makine me targa bullgare dhe e kanë hapur derën. Janë…

Lexo më Shumë

“Askush nuk kujdeset për në, sikur të mos ekzistojmë. Humbën jetën njerëz dhe as shteti nuk na ndihmoj, askush. Por, dua të them se të gjithë jemi të lindur ka një nënë dhe secili prej nesh ka tregim të ndryshëm se si ka përfunduar këtu”, deklaroi Sllavica, e cila bashkërisht me disa të pastrehë fshihet në hyrjet e kullave përballë Kryqit të Kuq. Grupe të pastrehë secilën ditë mund të shihen në qytet se si flenë në ulëse apo në karton në tokë. “Do të hymë në ndonjë bastore sportive, të ngrohemi pak në qendër tregtare dhe më pastaj përsëri…

Lexo më Shumë

Në natën e Vitit të Ri, Policia e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi prej 254 km/orë, njofton Portalb.mk. Shtetasi nga Maqedonia ka vozitur me automjet me targa të Gjermanisë, ndërkaq pasi e kanë vërejtur patrulla policore e kanë ndaluar. Policia e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë. Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B. Policia kumtoi se vozitësi është 31 vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtuar.

Lexo më Shumë

Nga lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, për arsye parandaluese, nga ora 15:25 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave rënda, në drejtim të rrugës Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas”, njoftojnë nga LAMM.

Lexo më Shumë

Kryeprokurori Lubomir Joveski në një intervistë për MIA, në lidhje me çështjen e amnistimit të disa prej dhunuesve të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se ajo është politike dhe për atë nuk e komenton, njofton Portalb.mk. “Nëse kjo do të varej nga unë dhe nga prokurori i cili e përfaqëson lëndën, Vilma Ruskovska, nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrimi im profesional, ndërkaq Kuvendi gjatë miratimit të ligjit ka vlerësuar edhe tjera rrethana të lëndës. Por, patjetër të them se procedura për amnisti ka kontribuuar edhe për sqarimin e disa…

Lexo më Shumë

“NATO pret që deri më 15 shkurt Parlamenti i Maqedonisë dhe Greqisë të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së Prespës”. Këtë e ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në letrën e dërguar për të dy vendet sipas gazetës greke “Kathimerini”, duke shtuar se Aleanca pret proces të shpejtë. Sipas gazetës greke, këtë ditëve të fundit e ka theksuar edhe zëdhënës i Qeverisë së Greqisë Dimitris Tzanakopoulos, i cili ka thënë se më 18 janar Alexis Tsipras do të sjell vendim kur marrëveshja e Prespës do të sillet para Kuvendit për ratifikim. Ndryshe, faza e fundit për ratifikimin e…

Lexo më Shumë

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës mund të finalizohet më herët nga afati i paralajmëruar nga autoritet. Ndonëse seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është caktuar më 9 janar ndërsa procesi pritej të rrumbullakohej deri në 15 janar, votimi final mund të ndodh më 10 janar. Rrjedhimisht, edhe procesi në Athinë pritet të nis më herët. Sipas të përditshmes greke Kathimerini procesi në Shkup dhe Athinë po përshpejtohet me kërkesë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili përmes një letre dorëzuar autoriteteve në të dyja vendet kërkon që procesi i Prespës të finalizohet deri më 15 shkurt. “Siç…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një kumtese informon se në pajtim me Ligji për festa në Maqedoni, 7 janari (e hënë) për shkak të festës së “Krishtlindjeve ortodokse”, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit. MPPS gjithashtu në kumtesë uron qytetarët të cilët e festojnë këtë festë. Kjo është dita e dytë e festës në vitin 2019, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë edhe disa ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Lexo më Shumë