Me 31.12.2018 rreth orës 20.00 në Shkup në rrugën “Brigada kosovare-maqedonase” S.S.(36) nga Shkupi duke drejtuar veturën e tipit “Lancia” me targa nga Shkupi i ka goditur këmbësorët V.S.(27) dhe një fëmijë një vjeçar nga Shkupi dhe një fëmijë 6 vjeçar nga Kosova, transmeton Almakos. Të lënduarve ndihmë mjekësore iu është dhënë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 01.01.2019 rreth orës 04.30 në Tetovë në rrugën “Hekurudha” është shkaktuar një zjarr në hapësirat e bodrumit në shtëpinë në pronësi të M.K., transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga Ekipi i zjarrfikësve në Tetovë. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës.
Me 31.12.2018 rreth orës 13.10 në Shkup në rrugën “Dimce Mircev” është djegur një oxhak në një shtëpi në pronësi të M.M.(63), ku iu është djegur njëra anë e kulmit të shtëpisë dhe njëra anë e hapësirës ndihmëse, transmeton Almakos. Zjarri është shuar në ora 14.00 nga ekipi i Zjarrfikësve.
Me 31.12.2018 në ora 23.20 nga ana e zyrtarëve policor të SPB Tetovë në bulevardin “Ilindenska” me rrugën “ JNA” në Tetovë është ndaluar vetura e tipit “Golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga B.S.(43) nga fshati Dobarce ku gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 9.500 mjete piroteknike, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 01.01.2019 në ora 01.50 në Gostivar në rrugën ‘Dushko Popoviq’ janë arrestuar B.S.(22) dhe L.S.(24) nga Linci i Republikës së Austrisë tek të cilët është gjetur kokain, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 31.12.2018 në ora 11.10 në Shkup në udhëkryqin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Boris Kidric” G.R.(52) nga Shkupi duke drejtuar autobusin me targa nga Shkupi e ka goditur këmbësorin L.K.(64) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident, L.K. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Me 31.12.2018 rreth orës 13.00 në Tetovë në rrugën “Nikolla Tesla”, F.V.(31) nga Tetova duke drejtuar veturën e tipit “Seat Kordoba” me targa nga Tetova e ka goditur këmbësorin A.A. nga Tetova, transmeton Almakos. A.A. është lënduar rëndë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Të gjitha parkingjet me të cilat disponon e NP “Parkingjet”, me 1 dhe 2 janar do të jenë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Kurse dje parkingjet e hapura kanë punuar deri në orën 15:00, parkingjet e mbyllura dhe garazhet me kate deri në orën 18:00, ndërsa sportelet kanë punuar deri në orën 16:00.
Nga sot fillojnë të funksionojnë tre punkte të ndërrimit të dytë në Shtëpinë Publike në Shkup edhe atë në poliklinikat Bit Pazar, Jane Sandanski dhe në Gjorçe Petrov, ku qytetarët së pari do të mund të kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijët e tyre në vend se të shkojnë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ose në spitalin e fëmijëve “Kozle”, transmeton Portalb.mk. Punktet do të funksionojnë nga e hëna deri të shtunën nga ora 19 e 30 deri në orësn7 e 30, ndërsa laboratorët do të punojnë çdo ditë deri në orën 23 e 30. Të dielën punktet do të punojnë…
Të dashur bashkëqytetarë,kudo që ndodheni,motra dhe vëllezër…Presim vitin që po vjen.Dibra nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme për përçarje dhe për inate politike.Dibra ka nevojë për më shumë punë, për më shumë shpresë, për më shumë dialog,për më shumë respekt,për më shumë dashuri,miqësi dhe pozitivitet. Në emrin tim dhe familjes time Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, gëzim,shëndet dhe paqë për të gjithë ju.Një urim i veçante për ata bashkatdhetarë që për një arsye apo një tjetër nuk janë sonte pranë familjeve të tyre, nuk festojnë në oxhaqet e ngrohta familjare. Sigurisht që i kam…
Gjatë natës së Vitit të Ri 2019, në Ohër është regjistruar prishje e rendit dhe qetësisë publike, e cila ka ndodhur në orën 04:30 para kazinosë në rrugën “Partizanska”, ku kanë marrë pjesë shtatë persona. Në këtë rrahje lëndime kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pjesëmarrësit në incident janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngritet padi adekuate, tha zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski. Ai tha se në Ohër nuk janë regjistruar aksidente komunikacioni dhe incidente më të mëdha./Telegrafi/
Lajmi i publikuar në media se një grua 65-vjeçare nga Shtipi ka ndërruar jetë nga sëmundja e rrezikshme që përhapet, shkaktoi shqetësim te qytetarët e Shtipit. Në fakt, lajmi është nga shtatori i këtij viti, kur gruaja ndërroi jetë si pasojë e laishmaniozës, sëmundje që përhapet nga insektet, ndërsa burim i helmimit janë qentë e sëmurë. Por, në pritje të vitit të Ri, kjo informatë e ngriti alarmin, transmeton Portalb.mk. Nga Qendra e Shëndetit Publik kanë konfirmuar se ka pasur rast vdekje nga kjo sëmundje, por para katër muajsh e jo tani. Në ndërkohë, nga kjo sëmundje janë sëmurë edhe…

