Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet Komuna Qendër” njoftojnë se parkingjet do të jenë të hapura dhe pa pagesë për festat e vitit të ri. Parkingjet me të cilat udhëheq NP “Parkingjet Komuna Qendër” do të punojnë sot deri ora 15:00, ndërsa parkingjet e mbyllura do të punojnë deri ora 18:00. Nga atje thonë se të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq kjo ndërmarrje publike më 1 janar (e martë) dhe 2 janar (e mërkurë) do të jenë të hapura dhe pa pagesë për qytetarët. Pagimi i rregull për parkingjet, siç thonë nga atje, do të fillojë nga data 3 janar./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri grek Alexis Tsipras pas 18 janarit do të vendosë se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kevendin grek, “derisa pritet të kalojnë procedura e duhura në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, njofton “Kathimerini”. “Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Tzanakopoulos. Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së…
Në klinikën universitare të traumatologjisë, sëmundjeve ortopedike, reanimim, kujdes intensiv dhe qendra emergjente sot, do të hapen sallat e reja operative të Departamentit të Ortopedisë. Gjatë hapjes, është paralajmëruar që të jetë prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Kujdesit Intensiv dhe Emergjencës, Ilir Hasani.
Maqedonia dhe Greqia pas thuajse tre dekadave në qershor të këtij viti ia dolën të arrijnë marrëveshje për kontestin për emrin, që ishte pengesa kryesore për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Dyert për Maqedoninë në Aleancën Veriatlantike dhe BE janë të hapura, vendi pret që në vitin 2019 të bëhet anëtar i NATO-s dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa Marrëveshja e Prespës u solli kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras nominimin për Çmimin Nobël për Paqe. Maqedonia në përputhje me marrëveshjen do të riemërtohet në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtetësia mbetet – maqedonase/shtetas…
Shefja e Sektorit për Krim të Organizuar në Prokurorinë Themelore Publike, Villma Ruskoska, për “A1on” thotë se pas amnistisë, në fjalët përfundimtare për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të Kaluar në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të ketë rikualifikim, riprecizim ose çfarëdo lloj ndryshimi në akuzë. Të akuzuarit që nuk do të amnistohen, do të japin përgjegjësi për veprën “Terrorizëm” sipas nenit 313 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk. “Akuza ngelet e njëjtë, Ligji për Amnisti nuk e përfshin nenin 313 “Terrorizëm”. Ata të cilët nuk amnistohen do të mbeten në bankën e të akuzuarve”, thotë Ruskoska. Ndryshe,…
Ministria e Jashtme e Maqedonisë shpall konkurs për pranimin e diplomatëve të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informon se sot, më 29 dhjetor 2018, është shpallur konkursi publik me numër 379/2018 për punësimin e 26 zyrtarëve administrativë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (diplomatë dhe ndihmësit zyrtarë). Konkursi publik, përveç në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë, është botuar edhe në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Nezavisen” dhe “Lajm”, dhe do të zgjasë 20 ditë nga data e publikimit të tij. Siç ka njoftuar Ministria e Jashtme, duke ndjekur parimet e meritokracisë,…
Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese ka sqaruar se nuk është duke realizuar rritje të pagave të zëvendëskryeministrave, por ato janë duke u ndarë në bazë të koeficientit të mëhershëm. Kjo do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë dispozitën ligjore, e cila do të vjen pasi që ligji i pagave të hamornizohet me ligjin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (RM). “Me ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë parashihet që kryetari i Qeverisë së RM-së, nga rendi i minstrave të emërojë edhe zëvendësministra të cilët në mungesë do të zëvendësojnë ministrat. Paga e tyre duhet të verifikohet varësisht koeficientit…
Me ndryshimet në Ligjin për gjykata pretendohet të vendoset sistemi i vlerësimit sipas meritës dhe aftësive për avancim në karrierë, shkruan “Vërtetëmatësi“. Një prej projekteve ligjore më të reja që duhet të shfaqin vendosmëri për zbatim të shkëlqyer të reformave gjyqësore, për fillimin e pritur të bisedimeve për hyrje në BE, është Ligji për gjykatat. Ky ligj në fomë të Propozimit për ndryshime të Ligjit për gjykatat, ka hyrë në fazën e diskutimeve që në janar të vitit 2018 në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga Qeveria në seancën e 11 dhjetorit, dhe pse deri në fund…
Pasojat e çdo ligjit për amnisti janë të njëjta nga ajo e vitit 2001 dhe kjo tani, ju jeni falur, ju jeni të përjashtuar nga ndëshkimi, por kjo nuk do të thotë që ju të harroni, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një intervistë për “Nezavisen”. “Gjithmonë deri më tani, ligjet e amnistisë përmbanin përjashtimin e akteve të caktuara. Megjithatë, është një fakt që përjashtimi në ligjin e fundit është bërë në një mënyrë më specifike. Miratimi i Ligjit për Amnisti nuk është një proces i lehtë, veçanërisht pasi viktimat e drejtpërdrejta të dhunës së 27 prillit e votuan…
“Maqedonia Bllokon” në përputhje me aktivitetet për bllokada dhe protesta sot, ditë e shtunë, do të bllokojë dhe protestoj kundër ndryshimeve kushtetuese në 40 komuna të Maqedonisë, nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Bllokadat janë të paraqitura edhe në MPB. “Maqedonia Bllokon e konfirmon qëndrimin e saj se ky është momenti që të gjithë forcat patriotike dhe kombëtare e kanë obligim që të luftojnë kundër ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në deklaratë. Nga atje bëjnë thirrje që Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski të bëhen të kujdesshëm dhe të mos provokojnë si në rastet e bllokadës në rrugën Ohër-Strugë dhe Kërçovë-Ohër./Telegrafi/
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nëpërmjet video-porosisë së fundvitit ka porositur se ky vit do të mbahet mend për ftesën për anëtarësim në NATO dhe ndaljes së izolimit, njofton Portalb.mk. “Ftesa për anëtarësim në Aleancë, mbarimi i bisedimeve hyrëse për anëtarësim, mbështetje nga personalitete kyçe të politikës botërore, rritja e buxhetit dhe e rrogave të ARM-së, reformat në Mbrojtje, pranimi i 375 ushtarëve profesionistë, miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të rëndësishme strategjike, blerja e pajisjeve për pjesëtarët e ARM-së, transparenca ndaj opinionit. Të gjithë këto e kanë shënuar 2018-tën në sektorin e mbrojtjes”, theksoi Shekerinska.
Edhe Bogdan Ilievski i njohur me nofkën “Betmen” ka përfituar nga Ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Gjykata penale është shprehur pozitivisht për kërkesën, e njërit prej udhëheqësve të protestave të Lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”. Tani Ilievski nuk do ta ketë për obligim të paraqitet në gjykatë dhe është qytetar i lirë. Këtë vendim Ilievski e ka festuar në rrjetin social facebook duke postuar këngën “We are the Championes”

