Ridvan Ismaili Komuna e Çashkës është njëra ndër 4 komunat me sipërfaqe më të madhe në vend. Gjendet në pjesën qëndrore të R.M., duke përfshirë një sipërfaqe prej 727km2. Sipërfaqe shumë më e madhe se ajo e kryeqytetit, Shkupit, e cila ka 571.5km2.Nga Regjistrimi i fundit i popullsisë së vitit 2002, kemi këtë pasqyrë demografike për këtë komunë, edhe atë:- maq.: 4395 (57.3%);- shq..: 2703 (35.2%);- turq: 391 (5.1%) Por, nga atëherë (2002) e deri më sot, gjërat kanë ndryshuar, dhe sot kemi një realitet të ri demografik dhe religjioz.Në vazhdim, në kuadër të kësaj komune, po japim ecurin e…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, përpara 1- ditëve ka dërguar letër deri te kryetarët e Gjykatës së Penale, Apelit dhe Supreme, por edhe deri te ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski. Pasi që në opinion u kuptua përmbajtja thelbësore e letrës, sot Gjykata Penale e ka publikuar tërë letrën, njofton Portalb.mk. Në letër, Bejli kërkoi ndihmë nga gjykatësit për shkak, ashtu siç thotë, një çështje që e shqetëson, ndërkaq ka të bëjë me zërat e vazhdueshëm të rrejshme, që sipas tij, gjoja Ambasada e SHBA-së ndikon te gjykatësit. “Në dy javët e…
Kërkesa e Prokurorisë Speciale për lirimin nga paraburgimi të ish- shefit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov, të ish-ministrit të transportit, Mile Janakievski, ish-sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, si dhe të disa zyrtarëve dhe afaristëve të tjerë, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion duke e vlerësuar si sulm mbi Gjyqësorin dhe shkelje të premtimit të Qeverisë aktuale “Drejtësi për të gjithë”. Veç kësaj, Qeveria ka iniciuar edhe ndryshimin e disa neneve të Kodit Penal për uljen e dënimeve me burgim për veprat që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare. Edhe kjo masë, sipas njohësve të çështjeve juridike, ka…
Gjykata e Apelit njofton se pas Këshilli Penal ka sjellur vendim për shfuqizimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, të cilët janë të akuzuar në lëndë të PSP-së. Gjykata e Apelit njofton se njëkohësisht pas shfuqizimit të masës së paraburgimit, të akuzuarve ju shqiptohet masa e arrestit shtëpiak. Vendimet e Gjykatës së Apelit do të publikohen në web-faqen e gjykatës. Ndryshe, mbrëmë edhe afaristi Orce Kamçev u lirua nga paraburgimi, i cili është i dyshuar nga PSP në rastin “Perandoria”.
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se intensivisht po punohet në rrjetin e gazifikimit dhe se po merren masa kundër ndotjes së ajrit. LSDM sërish e akuzon OBRM-PDUKM-në se politikat e tyre kanë rezultuar me shkatërrimin e gjelbërimit dhe ndotjes së madhe të ajrit. “Përkrah shkatërrimit të gjelbërimeve, për shkak të interesave kriminale OBRM-PDUKM shfuqizoi tarifën e lirë të energjisë elektrike, ndërsa çmimi i rrit për 100 për qind, me çka mijëra amvisëri duhet të përdorin mënyrë joekologjike për ngrohje”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti thonë se janë përpunuar disa projekte ideore për vendosjen…
Mjekët rekomandojnë kujdes rreth kësaj sëmundje, edhepse fillimisht mund të manifestohet me një intensitet të lehtë, por në rast se lihet pasdore, mund të ketë implikacione të rënda. Infektologu Ismaili bën thirrje për vetëdijësim tek qytetarët si dhe në konsultime me mjekët të merren masa adekuate për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Në rajonin e Tetovës në vitin 2018 nuk ka patur asnjë rast të paraqitur me këtë epidemi, ndërsa në Lagjen Radishani kohë më parë është shpallur epidemi e kësaj sëmundje. Fruthi është shenjë e humbjes së imunitetit kolektiv si rezultat i rënies serioze të vaksinimit – kishte theksuar ministri…
Deputeti Krsto Mukoski, i cili me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit ka përfituar nga Ligji për amnisti dhe është liruar nga akuza për ngjarjet e 27 prillit, sot tha se ndjehet si njeri i lirë. Në një deklaratë për Fokus, ai tha se ndjehet person i lirë dhe se nuk i ndjek reagimet e opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot ndjehem si person i lirë dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Nuk i ndjek reagimet e opinionit, pasi gjithë ditën jam në Kuvend”, tha Mukoski. Ndryshe, ai ka qenë i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pasi ka…
Pasi u lëshua nga paraburgimi Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski, dy të akuzuarit në rastin “Perandoria”, sot pritet që të miratohet vendim që të lirohet nga burgu edhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk. Mijallkov a dorëzuar kërkesë për ndryshim të masës së paraburgimit dhe ka kërkuar që e njëjta të zëvendësohet me masë më të lehtë. Ai para ca kohësh si garanci se nuk do të arratisur ka ofruar 1 milion euro. Avokati i tij, Lupço Shvërgovski ka theksuar se në çdo rast është më mirë të jetë në burg shtëpiak se sa në Shutkë. “Ende…
Zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka marrë pjesë në inaugurimin e sallës së re sportive të shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në qytetin e Gostivarit, e cila përveç se për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle është i rëndësishëm edhe për të rinjtë tjerë që merren me rekreacion dhe sport, si dhe për klubet, shoqatat dhe organizatat e ndryshme – të cilët do të mund t’i zhvillojnë trajnimet e tyre, si dhe garat profesionale në këtë objekt. Salla i plotëson të gjitha standardet që i kërkojnë federatat dhe organizatat nacionale dhe ndërkombëtare, për çka ministri zv.ministrja Elezi ka…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi për momentin ka gjasat të mëdha të bëhet president i Maqedonisë pas përfundimit të mandatit të presidenti aktual, Gjorge Ivanov. Edhe pse kryetar i VMRO-DPMNE-së Mickovski paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do ta arrjë fitoren e parë zgjedhore kundër LSDM-së, megjithatë në radhët e veta ka grupacione që dëshirojnë t’i bëjnë opstruksione, duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale. “Krahu i Nikolla Popovskit, si dhe 8 deputetët e VMRO-DPMNEsë që formuan grup të pavarur parlamentar, janë të interesuar ta ndërrojnë Mickovskin nga posti i kryetarit të partisë. Për këtë arsye ata me siguri do t’i bojkotojnë zgjedhjet e…
VMRO-DPMNE do të nxjerrë konkurs për kandidatët për president për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual Gjorgje Ivanov. Në media po qarkullojnë disa emra të kandidatëve që shihen si favorit për president. Mes tyre janë ish-anëtarë të partisë por nuk mungojnë as emrat e disa profesorëve të njohur maqedonas. Kandidatët më të preferuar të VMRO-së shihen profesorët Savo Klimovski, Gordana Siljanovska, Tanja Karakamisheva dhe Trajko Sllavevski. Në garë është edhe ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski. Për këto emra, VMRO-DPMNE ka nxjerrë një anketë të brendshme për të matur rejtingun e tyre. Partia më…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se ekzistojnë informacione të cilat tregojnë në dyshimet se lider i opozitës Hristijan Mickoski është i përzier në arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas Zaevit, është indikative ajo që para arratisjes Mickoski është takuar me Vuçiqin dhe Orbanin, ndërsa më pas nuk ka informacione për çka është biseduar në ato takime. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Otvoreno” në TV 24, kryeministri ka thënë se Gruevski 10 vite ka qenë kryeministër dhe ka pasur njerëz të cilat kanë mundur ta ndihmojnë që ta braktis Maqedoninë, transmeton MEDIAL. “Por kjo është ndihmuar nga jashtë. Hapur e shtroj çështjen.…

