Author: Hamdi Kumanova

Pas ndryshimeve kushtetuese paralajmërohet riformatimi i qeverisë së Maqedonisë. Numri dy i ekzekutivit Bujar Osmani tha se partitë e koalicionit qeveritar kërkojnë që t’i ndryshojnë përfaqësuesit në kabinet. Osmani nuk përmendi emrat e ministrave që do të shkojnë dhe atyre që pritet të vijnë. Më i përfoluri deri tani për të ikur nga Qeveria ka qenë zv/kryeministri Hazbi Lika, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të dikastereve mes BDI-së dhe LSDM-së.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të vendosë kuota për eksportin e çelikut dhe aluminit nga MAqedonia në kohëzgjatje prej tre viteve, deklaroi zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.“Bashkimi Evropian të premten dërgoi notë deri te Maqedonia me të cilën na njofton për vendosjen e masave mbrojtëse për transport të çelikut dhe aluminit. Pas tejkalimit të kuotave, kompanitë do të paguajnë dogana në lartësi prej 25 për qind. Deri tani nuk është paguar doganë”, tha Osmani.Sipas tij, kjo masë e vendosur nga BE është për shkak të doganave të vendosura nga SHBA ndaj vendeve të BE-së. në bazë të llogaritjeve të para, Maqedonia…

Lexo më Shumë

“Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë “të privilegjuar” për marrjen e pasaportave bullgare”. Kjo ka dalë nga dëshmia për televizionin bullgar kombëtar BTV, i një personi i cili nga afër ka qenë i njohur me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë. Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët ju kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës…

Lexo më Shumë

Figura politike e Hazbi Likës ka patur ngritje dhe rënie pas luftës së 2001.Me krijimin e BDI-së si subjekt politik, Lika llogaritej si krahu i djatht i Ali Ahmetit dhe si i tillë ka patur shumë peshë në vendimarjen e këtij subjekti politik.Pesha e tij politike nuk lidhej vetëm me Tetovën por Lika kishte njerëz të afërt edhe në degët tjera. Sidomos njihej afërsia e tij me Fatmir Deharin në Kërçovë dhe Rafis Alitin (Komandant Mësuesin) në degën e Shkupit.Në mandatin e parë qeverisës LSDM-BDI, Lika e mori postin e zëvendësministrit të punëve të brendëshme dhe këtë post e mbajti…

Lexo më Shumë

6 vite më parë, Kenani u nis për në punë si çdo ditë. Detyra e tij atë ditë ishte sikur ditëve të tjera, që ta transferojë një të burgosur në Gjykatën e Kumanovës. Me të ishte edhe kolegu i tij, Marijani. Të burgosurin e sollën në Kumanovë, por nuk arritën ta dërgojnë deri para trupit gjykues. Gardianit, Kenan Seferit dhe Kolegut të tij, Marjanit u iku i burgusori, e gjykata vendosi që t’i ndjek penalisht. Edhe pse ai disa herë ishte ankuar se prangat që i posedon nuk janë të sigurta, dhe se mund të hapen shumë lehtë, nga burgu…

Lexo më Shumë

Aleksandar Trajkovski, i cili para ca kohe u fotografua në Budapest në shoqëri të Nikolla Gruevskit, me siguri nuk ka qenë i punësuari i vetëm në Drejtorinë e doganave që është takuar me ish kryeministrin, i cili muajin e kaluar fitoi azil në Hungari.Të njëjtën ditë kur Trajkovski ka shkuar në Budapest, sipas burimeve jozyrtare, në të njëjtin destinacion me veturë nga Shkupi janë nisur edhe dy persona. Sipas burimeve në VMRO-DPMNE, për ta është i njohur identiteti i njërit person i cili në gjysmë profil është incizuar më 12 dhjetor nga portali hungarez “24”. Ai është ulur menjëherë pranë…

Lexo më Shumë

Pas bllokadës disa javore të Ligji për mediat në Komisionin amë, VMRO-DPMNE ka tërhequr amandamentet duke i hapur kështu rrugë ligjit që të kalojë filtrat parlamentarë me procedurë të shkurtuar dhe të dalë para deutetëve për votim nga mesi i kësaj jave. Analisti Sefer Tahiri, pohon për TVM 2 se ligji synon vendosjen e rregullave dhe standarteve të reja në përzgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit programor të RTVM-së duke depolizituar këto dy institucione e sidomos organin rregullator të mediave elektronike në Maqedoni. “Me vet faktin që do të mundësohet që Agjensia e Mediave dhe Shërbimi Radio…

Lexo më Shumë

33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit deri të martën do të mund të parashtrojnë kërkesa për amnisti në Gjykatën Penale. Pas përfundimit të afatit të parashtrimit të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë gjithashtu një afat prej pesë ditësh për t’u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo. Profesoresha universitare, Besa Kadriu në një deklaratë për Tv Klan, vlerëson se kjo situatë tregon se në Maqedoni sërish nuk po krijohet funksionimi i shtetit ligjor. “Në Maqedoni edhe më tej sistemi i drejtësisë ndodhet nën kthetrat e një politike e cila për këtë rast është shumë…

Lexo më Shumë

Seancat e caktuara për sot dhe nesër për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, janë shtyrë në kërkesë nga gjykata për deklasifikim të dëshmive nga MPB-ja pas kërkesës së të akuzuarit ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov. Gjykimi me siguri do të vazhdojë të mërkurën. Seanca e fundit për rastin e 27 prillit të vitit të kaluar është mbajtur të premten, ku janë paraqitur dëshmi materiale shtesë nga ana e palës mbrojtëse të Mitko Çavkovit, Sashko Dukovski.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon partitë në pushtet se janë të paafta për të menaxhuar me shtetin. VMRO-DPMNE fajëson qeverinë për ndotjen e ajrit në vend, si dhe për vrasjet të cilat nuk kanë marrë epilog, vjedhjet dhe rrahjet fizike. Sipas tyre, këto ngjarje janë bërë përditshmëri për qytetarët. “MPB me LSDM-në dhe Oliver Spasovskin janë bërë sinonim i korrupsionit. Ata në vend që të luftojnë kundër të njëjtit dhe të vendosin rend dhe paqe, po merren me marrëveshje dhe tenderë të dyshimtë”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve…

Lexo më Shumë

Burime të afërta me kryetarin e përkohshëm të komunës Dibër, Eugjen Cami i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ankohen se kabineti i tij është zbrazur nga njerëzit e paraardhesit të tij të ndjerë, Ruzhdi Lata.“Që marrëzitë e BDI së në Dibër nuk kanë fund këtë e dëshmojnë edhe ndodhitë e fundit.Së pari plasën grushtat se kush do ta fitojë garën për kryetar dege,ndërsa zjarrit i fryu zgjedhja e Eugjen Camit si Kryetar i përkohshëm i Komunës Dibër.Persona të afërm të ish Kryetarit të ndjerë të Dibrës zbrazën zyrën e Kryetarit nga i tërë inventari nën pretekstin se…

Lexo më Shumë

Vonesat në punimet në urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës po e quajnë të arsyeshme pasi që kushtet atmosferike që po mbizotërojnë në Kosovë kanë bërë të pamundur vazhdimin e punimeve në këtë rrugë. Mirëpo, opozita këto vonesa po i konsideron të paarsyeshme dhe sipas tyre duhet të ketë penalizime për vonesa. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka thënë se afati i përfundimit të urës është deri në fund të vitit, por sipas tij, janë duke shikuar mundësitë e kontratës lidhur me shtyrjen e punimeve. “Ne afatin e kemi deri me datë 31 [dhjetor].…

Lexo më Shumë