Aleksandar Trajkovski, i cili para ca kohe u fotografua në Budapest në shoqëri të Nikolla Gruevskit, me siguri nuk ka qenë i punësuari i vetëm në Drejtorinë e doganave që është takuar me ish kryeministrin, i cili muajin e kaluar fitoi azil në Hungari.
Të njëjtën ditë kur Trajkovski ka shkuar në Budapest, sipas burimeve jozyrtare, në të njëjtin destinacion me veturë nga Shkupi janë nisur edhe dy persona. Sipas burimeve në VMRO-DPMNE, për ta është i njohur identiteti i njërit person i cili në gjysmë profil është incizuar më 12 dhjetor nga portali hungarez “24”. Ai është ulur menjëherë pranë Gruevskit dhe bisedon me të, shkruajnë mediumet maqedonase.
Ata shtojnë se në incizim vërehet një person, poashtu i punësuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm. Thuhet se ai është anëtar i VMRO-DPMNEsë, por jo i njohur shumë për opinionin. Më i njohur konsiderohet vëllai i tij, emri i të cilit ka dalë në opinion pas publikimit të bombave të opozitës, ku Jankullovksa në një bisedë dëgjohet duke shprehur pakënaqësinë e saj nga “pjesëmarrja e vagabondëve të MPB-së në rregullimin e zgjedhjeve në Ohër”.
Deri sa po zbulohen emra të rinj të maqedonasve që kanë vizituar Gruevskin në Budapets, ka paralajmërime se së shpejti do të dalin edhe emra të politikanëve shqiptarë që kanë vizituar ish kryeministrin, e ndoshta edhe fotografi të tyre.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Denoncimi i fortë i Salianjit: Skandal! Milot- Balldren rritet me kosto 100 mln euro. SPAK të hetojë çdo kontratë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla
- Nëntë shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, një tjetër thirret në bisedë zyrtare
- OpenAI implementon filigranë të padukshëm për përmbajtjen e ChatGPT në BE
- Kurti lë të hapur mundësinë e takimeve me Hamzën: Çfarë do të diskutohet në Kuvend?
- Tragjedia në Podujevë dhe Gjakovë: Dy raste vdekjeje pa shpjegim
- “Kod sekret” për patentat: Punonjësja e MPB-së dyshohet se shtoi kategori të paligjshme për një vit, 6 persona nën hetim
- Pse zgjedhjet e reja janë në horizont: Hamza akuzon LVV për dështim në miratimin e ligjit
- Tensionet në Prishtinë: Protesta e sotme nën mbikëqyrjen e policisë pas incidentit të mbrëmshëm


