Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve dhe të punëtorëve, thonë se të rinjtë në Maqedoni janë ndër kategoritë më të rrezikuara, sa i përket shkeljes së të drejtave të tyre në punë. Majlinda Çilafi studente në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup thotë se ajo personalisht ka qenë pre e shkeljes së të drejtave të punëtorëve. “Unë kam realizuar orarin e plotë po si punëtorët e tjerë në një firmë të caktuar dhe për punën e bërë nuk jam shpërblyer me një shumë të caktuar. Kam punuar nga tetë orë, pesë ditë në javë, por pagesa nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Sindikata e policisë së Maqedonisë në të kaluarën ka vepruar si një forcë e vërtetë sindikale e cila përfaqësonte partner të besueshëm në të gjitha përpjekjet tona për cilësi dhe efikasitet të funksionimit dhe reformimi të Ministrisë së Brendshme, tha ministri Oliver Spasovski në një fjalim në këshillin qendror të Sindikatës së policisë së Maqedonisë në Ohër. “Realizuam aktivitetet për blerjen e uniformave për punonjësit e policisë, projektin për rinovimin dhe rindërtimin e objekteve në të cilat ata punojnë dhe kryejnë detyrat e tyre, me çka do të vazhdojë edhe në vitin 2019, rritja e pagave të policëve, ne këtë…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po vazhdon të kritikojë politikat e qeverisë aktuale të drejtuar nga Zoran Zaev. “Përderisa nuk ka përparim drejt BE-së, e kanë bërë Maqedoninë që të krahasohet me Tanzaninë dhe Etiopinë sipas indeksit të lartë të korrupsionit. Kundër errësirës do të vijë agimi, një shpresë të re, mirësi dhe kohë më të mira”, ka shkruar ndër të tjera kreu i ish-partisë në pushtet.
Nëse amnistia vendoset nën një flamur të pajtimit, atëherë qeveria shkon në drejtimin e gabuar, kjo e dëmton drejtpërsëdrejti sundimin e ligjit, thotë për “Radio Evropa e Lirë”, Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci. Po e shoh miratimin e këtij ligji ekskluzivisht në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Prespës, nuk mendoj që duhet të merret në konsideratë çdo natyrë tjetër e vetë Ligjit, sepse dihet saktësisht se pse po zhvillohet ky ligj. Nëse vendoset nën flamurin e pajtimit, mendoj se është drejtimi i gabuar në të cilin po lëviz qeveria, kjo e dëmton drejtpërsëdrejti sundimin e ligjit, që është…
LSDM-ja e ka akuzuar VMRO-në se gjatë qeverisjes së tyre e kanë shtrenjtuar energjinë elektrike për 100 për qind. Partia në pushtet ka lëshuar një komunikatë ku vlerëson se edhe në kohën kur kreu aktual i VMRO-së Hristian Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, rryma u shtrenjtua për 100 për qind. “Asokohe familjet ishin të detyruara të kalonin në metoda të ngrohjes më të lira dhe më pak miqësore me mjedisin. Mickoski e shtrenjtoi energjinë elektrike, ndërsa qytetarët filluan të ngrohën me dru, me çka kjo sjell më shumë përgjegjësi për ndotjen e ajrit. Kjo ishte shkaktari kryesor për rritjen e…
Ata shprehën mospajtimin e tyre me këtë marrëveshje, e cila zgjidh kontestin për emrin. Në një letër të shkruar në gjashtë faqe dhe e dërguar tek Patriarku Ekumenik Bartolomeu, drejtuar deri tek udhëheqësia e lartë e shtetit grek dhe kryepeshkopit Jeremyos, ata shprehën shqetësimet e tyre për shkak se pse nuk janë dëgjuar mendimet e tyre për këtë marrëveshje. Sipas tyre, ratifikimi i marrëveshjes së Prespës së Kuvendin e Greqisë, si dhe njohja e Kishës Autoqefale të Maqedonisë, jo vetëm që nuk do të jetë bazë për bashkëjetesë paqësore të popullit grek dhe popullit të vendit fqinj, por do të…
Emri Maqedonia Veriore nuk i pëlqen presidentit bullgar, Rumen Radev. Ai tha se nëse Bullgaria do të kishte pozicion më të sigurt, tani kryeministri bullgar Bojko Borisov do të ishte i nominuar për çmimin Nobel për paqe së bashku me kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. “Problemet që kemi ndër shekuj rëndë se mund të zgjidhen për gjashtë muaj”, tha Rumen Radev, në intervistë për radion “Darik” Sipas tij, aktivitetet e Qeverisë bullgare në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor shkojnë shumë shpejt dhe në dëm të vendit të tij. “Shpejtësia me të cilën qeveria nënshkroi marrëveshjen për marrëdhënie të…
Sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit janë bërë dy aterrime të fluturimeve, njëri nga Londra, ndërsa tjetri nga Geteborg. Dje për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët u anuluan disa aterrime në Aeroportin e Shkupit, të cilat ishin transferuar për në Aeroportin e Prishtinës. Nga faqja zyrtare e internetit të Aeroportit të Shkupit mund të shihet se fluturimet e caktuar prej Shkupi dhe në Shkup vonohen edhe për disa orë. Aterrimi i parë mbrëmë ka ndodhur në orën 2:00, kur avioni i kompanisë “WizzAir” erdhi nga Frankfurti. Për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së…
Rimbursimet e TVSH-së për kompanitë u rritën me 18 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 22.8 miliardë denarë ose 370.7 milionë euro. Ministri i Financave Dragan Tevdovski për MIA-n tha se rimbursimi i TVSH-së tani bëhet në mënyrë të menjëhershme, jo-selektive – automatikisht. Tevdovski theksoi se sivjet është realizuar rritja e lartë e taksave dhe kontributeve të grumbulluara prej 8.1 për qind që nga nëntori i vjetshëm. “Pagesa më e mirë e të gjitha llojeve të tatimeve, si dhe kontributeve, është një konfirmim i lëvizjeve pozitive në ekonomi dhe të punësimit”, tha Tevdovski. Ai thekson…
Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që duan të bëhen kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së, do të mund të aplikojnë në konkursin i cili pritet të publikohet më së voni deri më 11 janar, kështu ka vendosur mbrëmë udhëheqësia e kësaj partie. Konkursi do të jetë i hapur për 10 ditë pas çka do të vijojë konstatim i personave dhe shqyrtim i kërkesave përmes aktiviteteve dy javore. Konventa zgjedhore në parti është paraprë të mbahet më 16 shkurt kur do të prezantohet personi me të cilin VMRO-DPMNE do të kandidojë në garën presidenciale.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski sot realizoi takim me bujqit e Sveti Nikollës. Nikollovski gjatë takimit tha se Qeveria intensivisht punon për masat dhe programet e reja sipas të cilave përmirësohet gjendja e përgjithshme në bujqësi dhe e theksi rëndësinë e zhvillimit të kulturave bujqësore kontraktore si mundësi për zgjidhjen e shitjes së prodhimit bujqësor. Nikolovski tha se prodhimi kontraktore e lulediellit është një mundësi e madhe për bujqit që të kenë blerje të sigurt. “Ne mbështesim plotësisht këtë nismë për prodhimin kontraktore. Me këtë ide dhe këtë koncept nuk flasim që do të zgjidhë të gjitha…
Status të garantuar për punësim nuk guxon të posedojë askush vetëm sepse është zgjedhur nga qytetarët, apo është emëruar funksionarë, kanë reaguar nga LSDM, pas informacionit se deputetët po përgatisin privilegje të reja për vete. Benefitet duhet ti kalojë qytetarëve, jo atyre që janë në shërbim të qytetarit. Pikërisht për këtë LSDM qëndron prapa propozimit për të zvogëluar pagesat për harxhimet e rrugës, për deputetët theksuan nga LSDM. Sipas LSDM-së, deputetët posedojnë të drejta të mjaftueshme dhe benefite të cilat janë të rregulluara me ligj dhe me Rregulloren e punës së Kuvendit. Maqedonia ndërtohet si një shoqëri për të gjithë…

