Konstantin Gjeorgjievski nga LSDM në disa muajt e ardhshëm, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, do ta kryej funksionin e “ushtruesit të detyrës” kryetar i Ohrit. Përzgjedhja e tij vjen pasi më 15 dhjetor papritmas ndërroi jetë kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski. Gjeorgjievski paralajmëroi se obligimi i parë i tij do të jetë miratimi i buxhetit të komunës që institucioni në fjalë të funksionojë normalisht. Pritet që zgjedhjet parlamentare të mbahen në pranverë, së bashku me presidencialet, ndërsa kjo pritet të ndodhë edhe në komunën e Dibrës dhe Novo Sellës. “Nuk jam as i lumtur e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev në takime me diplomatë perëndimorë, i ka njoftuar se për momentin ka të sigurt 76 deputetë që do të përkrahin ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare.Burime diplomatike thonë për Gazetën Lajm se Zaev është ankuar se sigurimi i 80 deputetëve në fazën e dytë po has në vështirësi të njëjta sikurse në fazën e parë, kur u hap kushtetuta.“Pas miratimit të Ligjit për pajtim, disa deputetë kanë vendosur të përkrahin ndryshimet kushtetuese, mirëpo disa partnerë të LSDM-së pikërisht për shkak të këtij ligji tani shprehin rezerva. Disa kushtëzojnë që të mos arrestohet ndonjë ish funksionar i dyshuar, disa…
Ish-drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, nuk ka dorëzuar kërkesë për amnisti ka informuar mëngjesin e sotëm avokat i tij, Sashko Dukoski para fillimit të seancës së sotme për ngjarjet e 27 prillit. Dukoski theksoi se Çavkov dëshiron që pafajësinë e tij ta vërtetojë para gjyqit. Sipas avokatit, Ligji për amnisti është sjell dhe përpiluar vetëm për persona të caktuar të cilët janë akuzuar për 27 prillin vitin e kaluar. Dukoski vlerëson se gjyqtarja Kacarska ka të drejtë kur flet se nuk duhet ajo të vendosë pas kërkesave për amnisti, por Këshilli Penal. Në brifingun e kryetarit të…
Janë larguar tendat para Qeverisë së Maqedonisë, të cilët ishin vendosur nga iniciativa “Maqedonia Bllokon. Nga iniciativa qytetare thonë se kampi ka qenë i paralajmëruar deri në Vitin e Ri. Tendat kanë qenë të larguar pa asnjë paralajmërim për këtë në polici ato i kanë lajmëruar vjedhje. Nëse nuk i kthejnë tendat do t’i padisim për vjedhje. Do të japim urdhër që bllokohen edhe qytetet tjera. Kampet improvizuese janë larguar nga inspektorati komunal të qytetit të Shkupit. Nga atje thonë se kampet kanë qenë të vendosura ilegalisht, ndërsa ato i kanë gjetur edhe të zbrazura dhe gjithçka çka kanë vërejtur…
Kryekuvendari Talat Xhaferi ka bërë të ditur se zgjedhjet për Kryetar shteti do të shpallen më 2 apo 3 shkurt të vitit që vjen. Sipas tij, mandati i Kryetarit të tanishëm, Gjorge Ivanov, mbaron më 2 maj të vitit që vjen, dhe se ai nuk ka interesim për t’u futur në garë. I pari i Kuvendit shprehet se do të mbetet në këtë pozitë që është, duke shtuar se zgjedhja e Kryetarit të shtetit përmes Kuvnedit mund të bëhet vetëm nëse ka pajtim të partive politike dhe një ndryshim të ri kushtetues.
Ylber Pilku, shqiptar nga Maqedonia që jeton në SHBA është dekoruar me titullin Ambasador i Paqes. Këtë titull ai e ka pranuar si rezultat i të kontributit të dhënë në avancimin e vlerave morale universale dhe marrëdhënieve ndërfetare.“Unë për 30 vite jetoj në SHBA, jam larguar i ri nga vendlindja ime, por Dibra ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e imja, shpirtërisht jam i lidhur por edhe fizikisht disa herë në vit e vizitoj, ndërkohe, edhe në SHBA, jam pranë me dibranët”, ka deklaruar Pilku Lajm pas pranimit të këtij titulli.
Katër persona nga gjithsej 33 të akutuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit nuk do të amnistohen. Ata kanë deklaurar se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Bëhet fjalë për Igor Jug, Jane Çento, këshilltari i Mitko Çavkovit dhe Igor Durllovski. Gjykatësja Dobrilla Kacarska refuzon që t’i pranojnë kërkesat për amnisti dhe të njëjtat i ka dërguar te Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërkaq, kryetari i kësaj gjykate, Ivan Xholev u tha gazetarëve se në Këshillin penal ka një dilemë se kush duhet të procedojë me kërkesat për amnisti, gjykatësi i lëndës,…
Ligji për përdorimin e gjuhëve, që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe do të fuqizohet së bashku me marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kjo marrëveshje, sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe zyrtarëve të Qeverisë pritet të miratohet në seancën e caktuar për 9 janar, ndërsa më pas së bashku me Ligjin e gjuhëve do të dërgohet për botim në Gazetën Zyrtare. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i pyetur të komentojë refuzimin e presidentit, Gjorge Ivanov për të dekretuar Ligjin për gjuhën, por edhe fazën e parë të Marrëveshjes me Greqinë, ka thënë se askush nuk do…
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska thotë se nuk guxon të ndodh që deputeti të përfitojë nga pozita e këtillë. Sipas saj, ai person është bërë deputet për të përfaqësuar qytetarët, të jetë zëri i tyre në trupin më të lartë ligjvënës, e jo të përfitojë çfarëdo përfitimi dhe shfrytëzimi personal, përcjell Telegrafi Maqedoni. Najçevska thotë se pozita e deputetit nuk paraqet punësim, por përfaqësim, duke shtuar se për punësim duhet që kandidati të ketë cilësi, e për përfaqësim mjafton një grup qytetarësh që mendon se një person konkret mund t’i përfaqësojë interesat e tyre. Tutje, aktivistja në…
Edhe Agjencia për Zbulim të Brendshëm ose Drejtoria e deritanishme e Sigurisë dhe Kundërzbulimit do të ketë të drejtën e ndjekjes së telekomunikimeve. Edhe pse muaj më parë filloi me punë Agjencia Teknike Operative e cila u tha se do të kishte të drejtën ekskluzive të përgjimit, me ndryshimet në ligjin për DSK-në, agjencia e ardhshme për zbulim të brendshëm madje do të ketë edhe pajisje të saja për përgjim. “Masa për ndjekjen dhe incizimin e komunikimeve telefonike dhe të tjerave elektronike, e parashikuar me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, mund të realizohet edhe me ndihmën e pajisjeve të posaçme…
Mbahet seanca e parë për dëmshpërblimin e të akuzuarve në rastin “Sopoti”. Gjykata Civile në Shkup ka pranuar dëshmitë e palës mbrojtëse për të dënuari padrejtësisht në rastin në fjalë. Në seancën e ardhshme në rend ditë do të jenë dëshmitë e të dëmtuarve për këtë rast. Seanca e radhës është caktuar për më 21 shkurt 2019.
Ministri për Punë të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj deklaratës së zv. sekretarit amerikan, John Sullivan gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup më 18 dhjetor. “Ne do kishim dashur që zyrtarin amerikan ta kthejmë në realitet. Së pari “vullneti i qartë i qytetarëve të Maqedonisë” ishte shprehur me referendumin e pasuksesshëm në republikën ballkanike më 30 shtator të këtij viti. Sipas rezultateve, shumica e banorëve e hodhën poshtë qëllimet e SHBA-ve që ta tërheq Shkupin në strukturat euroatlantike në këmbim të ndryshimit të emrit dhe heqjes dorë nga interesat kombëtare të vendit”, thuhet në reagim. Sipas MPJ-së ruse…

