Në Stacionin Policor në Prilep, P.P.(67) nga Prilepi ka lajmëruar se me 10.01.2019 rreth orës 23.55 në një bastore në rrugën “Kuzman Josifovski” në Prilep, fizikisht është sulmuar nga D.M.(25) nga Prilepi, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngriten padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 11.01.2019 në ora 23.40 është lajmëruar në polici se në Shën Nikollë në një lokal në rrugën “Filipi i dytë” ka ardhur deri te prishja e rendit publik nga përleshja fizike midis T.K.(40) dhe A.R.(50) edhe dytë nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. Kundër tyre janë ngritur padi adekuate penale.
Me 11.01.2019 në ora 06.20 është lajmëruar në polici se në Veles, në një kazino në rrugën “Bllagoj Gjorev”, pasi që ka ardhur deri te një zënkë verbale midis Gj.N.(35) dhe S.M.(44) dytë nga Velesi, Gj.N. ka dal nga kazino dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer dhe me një mjet metalik e ka goditur S.M., pastaj ka drejtuar kërcënime edhe te V.N.(43) që ka qenë bashkë me S.M., transmeton Almakos. Gj.N. është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 11.01.2019 në ora 05.00 në Stacionin Policor në Kavadar nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Kavadar është lajmëruar se tek to me lëndime është sjell një person i cili ka pasur një sulm fizik para një lokali, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarr masa adekuate dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për I.K.(37) nga Kavadari, i cili lëndimet i ka marr pas një zënke fizike me personin Z.P. nga Kavadari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 11.01.2019 në ora 02.30 në SPB Manastir, A.S.(20) nga fshati Ivanjevci ka lajmëruar se me 10.01.2019 rreth orës 23.00 në Manastir në rrugën “Niko Fundali” ai dhe vëllai i tij janë sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç për shkak të keqkuptimeve të dhënies përparësi në trafik, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 11.01.2019 në ora 20 është lajmëruar në polici se në një shitore në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, tre personave prej të cilëve njëri duke u kërcënuar me pistoletë nga të puënsuarit kanë vjedhur 23.000 denar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 12.01.2019 në ora 04.00 në Stacionin Policor në Kavadar V.J.(44) nga Kavadari ka lajmëruar se rreth orës 02.25 në një diskotekë në Kavadar fizikisht është sulmuar nga N.N., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” është mbledhur te Teleferiku – Kodra e Diellit për të protestuar kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike. Iniciativa qytetare bëri thirrje që të ndalohet me shkatërrimin e kësaj qendre turistike. “ Turizmin që e kanë Struga dhe Ohri për tre muaj, Tetova duhej ta ketë për 12 muaj. Të mobilizohemi sa më shumë, që ta shprehin gatishmërinë tonë që të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria, që t’i ndërmarrë hapat e nevojshme drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit”, thuhet në apelin e protestës. GEPOSTET VON TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT AM SAMSTAG, 12.…
Me 12.01.2019 në ora 04.30 është lajmëruar se në dalje nga Strumica për në fshatin Dabille, vetura e tipit “Folksvagen kedi” me targa nga Strumica e drejtuar nga F.S.(21) nga fshati Radovo, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtarja nga mosha 15 vjeçare nga fshati Radovë, Strumicë. Shoferi dhe bashkëudhëtarja N.S.(20) me veturë e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë.
Me 11.01.2019 rreth orës 17.30 është lajmëruar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Kondovë, vetura e tipit “ BMV “ e drejtuar nga V.M.(43) nga Tetova është përplasur me një gardh prej metali dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Shoferi është lënduar rëndë dhe është kontrolluar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Me 12.01.2019 në ora 03.10 është lajmëruar se në Probishtip në rrugën “Miro Baraga” vetura e tipit “Mercedes” me targa nacionale bullgare, e drejtuar nga K.A.(29) nga Probishtipi ka dal nga rruga duke goditur katër vetura të parkuara: tre vetura “golf” dhe një veturë “opel korsa”, transmeton Almakos. Në aksident shoferi është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Probishtip dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Probishtip dhe po punohet për zbardhjen…
Me 11.01.2019 në ora 18.30 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë është arrestuar G.B.(29) nga Recica e Madhe, Tetovë, për shkak se gjatë kontrollit i njëjti është evidentuar në stop listën e MPB-së, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

