Me 12.01.2019 në ora 18.00 në SPB Ohër është lajmëruar se në një shitore në rrugën “Dejan Vojvoda”, L.T.(34) nga Prilepi gjatë kryerjes së detyruave të punës është lënduar rëndë, transmeton Almakos. L.T. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Ohër.
Author: Hamdi Kumanova
Me 12.01.2019 në periudhën nga ora 19.20 deri në ora 22.30 nga ana e zyrtarëve policor të SPB Tetovë është kryer kontroll në Tetovë në rrugën “107” në një lokal për rregullimin e lojërave të fatit ku janë gjetur dhe konfiskuar shtatë aparate të pokerit, për të cilat nuk ka pasur dokumentacion adekuat, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 12.01.2019 në ora 11.30 në SPB Veles, B.T.(60) nga Velesi ka lajmëruar se me datën 11.01.2019 rreth orës 12.00 në shtëpinë e viktimës ka ardhur një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç dhe i ka afruar mundësinë për të blerë dru për ngrohje me çmim prej 2500 den për kubik, transmeton Almakos. Viktima është pajtuar që të blej tre metra kub dru dhe bashkërisht me personin janë nisur në vendin ku duhej që t`i shihte drutë. Personi duke u arsyetuar se duhet që ta marr veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është kthyer në shtëpinë…
Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër D.T.(41) nga Shkupi për shkak të kryerjes së veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te i padituri janë gjetur ekstaza.
Lidhja Demokratike konsideron se me zbatimin e marrëveshjes së Prespës duhet të mbyllet kapitulli i akuzave të ndërsjellta dhe ndarjeve dhe të gjithë së bashku të ecim para. “Vërtetë është se s’ka maqedonas që gëzohet se emri i shtetit ndryshon, por është fakt se këto procese të dhimbshme do t’i hapin dyert Maqedonisë drejt vlerave dhe standardeve evropiane. Proceset euroatlantike janë fuqi motorike dhe vetëm nga ne varet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian”. Sipas tyre marrëveshja e Prespës është punë e kryer por tani duhet t’i përveshin duart dhe të punojmë për t’i përshpejtuar reformat,…
Kryetari i partisë së djathtë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos sot njoftoi se do ta braktisë koalicionin qeveritar për shkak keqkuptimeve rreth marrëveshjes së Prespës me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. Këtë njoftim për braktisjen e koalicionit qeveritar Kammenosi e bëri pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipas, me të cilin duhej të merren vesh rreth ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë. Kammenosi do të mbajë edhe konferencë për shtyp për të sqaruar arsyet e këtij veprimi./Telegrafi/
Me 12.01.2019 në ora 11.00 në Stacionin Policor në Kavadar, T.P.(31) nga Kavadari ka lajmëruar se nga koha midis 01.30 deri në ora 01.45 në shtëpinë familjare ku jeton mixha i tij është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Nga ana e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Kavadar, zjarri është lokalizuar. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë se Marrëveshja e Prespës është një moment historik për Maqedoninë. “Momenti historik për Maqedoninë me votë pozitive për Marrëveshjen e Prespës. Urime për parlamentin dhe qeverinë e Maqedonisë”, ka shkruar sot në Twitter kryeministrja britanik. Kuvendi në Maqedoni, me 81 vota “për”, miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës. Tashmë pritet që edhe Parlamenti grek të ratifikojë e Marrëveshjen e Prespës, duke mundësuar kështu hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE dhe NATO.
Dy persona të cilët janë në listën e “Interpolit” janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës në hyrje të Maqedonisë. Personi i parë, i cili është nga Kosova dhe gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave rreth orës 18:00. Personi me iniciale B.Sh është qytetar i Kosovës i moshës 47 vjeçar, thonë nga Ministria e Brendshme. Kurse personi i dytë është arrestua në të njëjtin vendkalim kufitar në orën 4:30. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet L. Sh. i cili është ndaluar në bazë të një telegrami nga Interpol…
Burime partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri është në mesin e kandidatëve më serioz për kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në pranverë. Përparësi e Zeqirit, që e bën në mesin e favoritëve kryesorë për kandidat presidencial, janë simpatitë që i gëzon ai njësoj sikur te elektorati maqedonas, poashtu edhe te elektorati shqiptar. Zeqiri gjatë ditës së sotme ka qenë i pakapshëm për të komentuar këto informacione. Mirëpo burime partiake thonë se ai përveç në LSDM gëzon mbështetje edhe te partnerët e tjerë të koalicionit.Zgjedhjet presidenciale do të shpallen…
Me 11.01.2019 në ora 07.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, derisa A.K.(51) nga Shkupi ka hipur nga dyert mbrapa në autobusin e JSP me numër 35 e drejtuar nga Z.P.(55) nga Shkupi, dera është mbyllur dhe A.K. është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Për kontroll A.K. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 11.01.2019 në ora 18.25 në SPB Shkup A.K.(41) nga fshati Saraj, Shkup, ka lajmëruar se rreth orës 17.35 në bulevardin “Ilinden” është sulmuar fizikisht nga D.M.(33) nga Shkupi dhe një personi tjetër për shkak të një keqkuptimi paraprak në trafik, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

