Me 11.01.2019 rreth orës 12.00 nga ana e Brigadës së zjarrfikësve në Shkup është lajmëruar se në fshatin Saraj, Shkup, është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të B.K.(55), transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Zjarri është lokalizuar nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 11.01.2019 rreth orës 21.20 në rrugën ‘Dimitrie Cupovski’ në afërsi të Porta Maqedonia, një person i panjohur fizikisht e ka sulmuar një zyrtar policor, transmeton Almakos. Personi është arrestuar, por para se të futet në veturën zyrtare ka ardhur një person tjetër i cili po ashtu fizikisht e ka sulmuar zyrtarin policor. Dy personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Qendër. Është vërtetuar se bëhet fjalë për D.M.(35) dhe Zh.M.(35) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se votimi për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, është një ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor. “Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në…
Mbrëmja e të premtes ishte një ditë historike për Maqedoninç por edhe Ballkanin pasi u mbyll mç nç fund njç plagç e hapur dhe njç koflikt I gjatç. Kuvendi këtij vendi, miratoi ndryshimet kushtetuese sipas të cilave ky vend tani e tutje do të quhet Maqedonia e Veriut.Ky hap për të cilin ishte investuar në dekada gjithë bota perëndimore është përshëndetur njëzëri nga shumica e liderëve të vendeve europiane, organizata botërore dhe më tej.Urimet e para, për votimin që ndryshoi emrin dhe historinë e fqinjit tonë bazuar në marrëveshjen e Prespës së nënshkruar me palën greke, e dhanë përfaqësuesja e…
Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ju ka bërë thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që ta përfundojnë procesin për emrin në afatet e caktuara. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp me presidentin e Rumanisë Klaus Johanis, Juncker tha se është i impresionuar nga guximi i Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras. “Të rrallë janë ata që para historisë kanë marrë përgjegjësi të tillë dhe do doja që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në afatet e parapara. Mund vetëm të inkurajoj dy Kuvendet që ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre”, tha Juncker. Ndryshe, përfaqësues…
Me 10.01.2019 në ora 12.34 nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është lajmëruar se tek to ka ardhur I.A.(30) nga fshati Haracinë që ka thënë se është sulmuar fizikisht nga personat O.N. dhe H.N., transmeton Almakos. Sipas padisë, në Lagjen Cento ato dhunshëm e kanë lënë në veturën ‘Folksvagen Golf’ me targa nga Shkupi dhe e kanë dërguar afër “Kamnikut” ku e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 10.01.2019 në ora 15.05 në SPB Shkup, N.M.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.00 në rrugën “ Rasti i Shkurtit “ vëllai i tij adoleshent është sulmuar fizikisht nga një person tjetër, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër T.I.(49) nga fshati Vrapcisht, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ lëndim i rëndë” , transmeton Almakos. Me 07.12.2018 rreth orës 12.00 në fshatin Vrapcishtë, në shtëpinë e A.I.(72), pas një zënke paraprake i padituri e ka sulmuar fizikisht A.I. ku i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Me 10.01.2019 në ora 10.45 në SPB Shkup, I.Sh.(35) nga fshati Kucevishte, Shkup, ka lajmëruar se në fshatin Kucevishtë e ka kapur zjarri veturën e tij “Polo” me targa nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve në Shkup zjarri është shuar. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër M.G.(28) nga Shkupi për shkak të kryerjes së veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te i padituri janë gjetur marihuanë dhe amfetamin.
Me 10.01.2019 në ora 11.00 në Stacionin Policor në Dracevë është lajmëruar se në rrugën “Zhivko Firfov” ka zjarr dhe është duke u djegur baraka në pronësi të P.C.(52) nga Shkupi, ndërsa me qira ka qëndruar D.G.(37) nga Fshati i Ri, Prilep, transmeton Almakos. Nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve zjarri është lokalizuar në ora 13.30.
Me 10.01.2019 në ora 12.40 për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “ në Stacionin Policor në Gostivar janë arrestuar N.N.M.(49), M.G.M.(47) dhe K.D.G.(39) të gjithë nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Kundër personave do të ndërmerren masat adekuate ligjore.

