Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon te qytetarët se nëse shohin ndonjë person të pastrehë, të telefonojnë në numrat telefonik që ai person të strehohet në disa nga punktet private të cilat janë në funksion nga fillimi i periudhës së dimrit. Paraqitja mund të bëhet në këto numra të telefonit: Shkup: 071 733 171, 071 411 908, 071 261 778; Manastir: 070 791 770; 071/397-272; 071/397-875; Strumicë: 070 381 660; Strugë: 070 317 612 / 046 781 733. Pas paraqitjes në këto numra të telefonit, ekipet mobile të Qendrave për Punë Sociale…

Lexo më Shumë

Me 10.01.2019 rreth orës 07.30 në udhëkryqin e rrugëve ‘Aron Aroesti’ dhe ‘Minela Babukovski’ në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Micubishi” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga L.S.(36) nga Krusheva e ka goditur këmbësorin H.N.(58) nga Manastiri, transmeton Almakos. Nga goditja, H.N. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Me 10.01.2019 në ora 18.45 në rrugën “Butel” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Folksvagen Tuareg” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.P.M.(38) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Reno 9” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.P.(18) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë I.P.(48) bashkëudhëtare nga vetura ‘Reno’. Ajo është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Tash kur është aktual roli i deputetëve për ndryshimet e pritura kushtetuese, ndërsa dy deputetë, të ardhur dikur nga një parti tjetër në Lëvizjen BESA e kundërshtojnë këtë proces, kërkojmë nga mediat që të kenë mirëkuptim për këto dallime dhe gjithnjë kur duhet të flasin për qëndrimin KUNDËR të këtyre deputetëve, t’i apostrofojnë përmes emrave të tyre të përveçëm ose përmes fraksionit që ata e përfaqësojnë. Me këtë rast, ne edhe një herë rikonfirmojmë se Lëvizja BESA me tre deputetët e saj mbetet e përkushtuar fuqimisht në miratimin e ndryshimeve kushtuese dhe anëtarësimin e vendit në NATO, duke besuar se…

Lexo më Shumë

Për sot pasdite, kryetari i VMRO-DPMNEsë, Hristijan Mickoski ka thirrur seancë të Komitetit Ekzekutiv të Partisë dhe takim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Gjatë ditës, ata do të mbajnë rregullisht takime për të diskutuar për situatën aktuale lidhur me ndryshimet kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se kanë presione të ashpër nga qeveria dhe kryeministri Zaev për sigurimin e shumicën së votave për ndryshimet kushtetuese.

Lexo më Shumë

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko filloi të vozitet me Audi më të ri A6. Automobili është pjesë e shpalljes publike për blerjen e katër automobilave për nevojat e komunës. Shuma e përgjithshme e ndarë për këtë ishte diku rreth 6 milionë denarë, apo rreth 100 mijë euro pa TVSH, ndërsa vetëm automobili Audi arrin vlerë prej 60 mijë euro. Vitin a kaluar pas kronikës së Alsat M për automobilat luksoz, nën presionin e opinionit shpallja ishte tërhequr.Sipas shpalljes së re, komuna ka kërkuar automobil-limuzinë të versionit Sedan-ngjyrë të zezë me katër dyer, dizel dhe me fuqi të paktën prej 140…

Lexo më Shumë

Gjykata e aprovoi aktakuzën për rastin e PSP-së “Talir” në të cilën akuzohen ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Këto akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milion euro para të gatshme për partinë, ndërsa më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogarinë e partisë përmes fletë pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm. Ata janë akuzuar për veprën penale “financim ilegal i personit juridik – parti politike”. Çingarovska vitin e kaluar…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Kavadar sot ka ngritur akuzë kundër ish-kryetarit të Negotinës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, prokuroria ka konfirmuar se gjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2017, në disa raste, i akuzuari, si person zyrtar – kryetar i komunës së Negotinës, i ka tejkaluar kufijtë e kompetencave zyrtare me qëllim të punësimit në komunë të katër nëpunësve në administratën shtetërore të cilëve u ka mundësuar përfitim në shumë prej 694.583 denarë. “I akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit për marrëdhënie pune, ligjit për nëpunës shtetëror, ligjit…

Lexo më Shumë

Një sqarim për opinionin: Lëvizja BESA, kryetari Afrim Gashi dhe deputetët Nexhbedin Kahremani dhe Rexhep Memedi, i mbështet të gjitha kërkesat e shqiptarëve, pavarësisht se kush i artikulon ato, njësoj siç është e përqendruar edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është vetëm Rusia. Ja shkrimi edhe në facebook i Orhan Murtezanit:

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Aleanca e Shqiptarëve, sot u takua me tre eurodeputetët që ndjekin nga afër Maqedoninë, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein. Taravari tha se se do të ishte më mirë të pranonin propozimin e tyre për të ndryshuar Kushtetutën në pjesën që ka të bëjë me gjuhët, por se kompromisi do të thotë që të dy anët të lëshojnë. Për të tejkaluar spekulimet në opinion, Taravari shpjegon se propozimi i tyre për ndryshimet kushtetuese në pjesën e gjuhëve do t’i jepte fund çështjeve etnike në mënyrë që vendi të kalojë në çështje të tjera ekonomike dhe sociale…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 11.00, në hyrje të fshatit Radushë të Shkupit, uniformat blu i sinjalizuan që të ndalojë automjetit pa targa të tipit “Fiat”, të drejtuar nga 22-vjeçari B.F. nga fshati Radushë.Shoferi nuk iu bind urdhërit të patrullës policore për të ndaluar dhe makina vazhdoi lëvizjen drejt fshatit. Pas masave të policisë, B.F. u vu re para shtëpisë së tij në Radushë, ku së bashku me babain e tij 56-vjeçar me inicialet N.F. sulmuan pjesëtarin e uniformave blu.B.F dhe N.F. u privuan nga liria dhe për hetime të mëtejshme janë mbajtur në stacionin e policisë në Gjorçe Petrov. Pas dokumentimit…

Lexo më Shumë