Author: Hamdi Kumanova

Gjykata Themelore e Tetovës ka sjellur vendim për incidentin që ndodhi më 5 prill të vitit të kaluar në Reçicë të vogël, ku për pasojë një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Gjykata ka shpallur fajtor Nuredin Misimin, të cilit i është shqiptuar dënimi me 14 vite burg për vrasje, shkruan gazeta KOHA. Hajredin Misimi është dënuar me 6 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, po ashtu edhe Florim Misimi 6 vite për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkohë që Irfan Misimi, Bashkimi Misimi, Mursel Misimi dhe Driton Ferati janë dënuar me nga 6…

Lexo më Shumë

Fshatrat e komunës së Likovës i ka kapluar bora dhe ngrica. Shumë rrugë kalohen me vështirësi, por kjo nuk shqetëson organet komunale që fare nuk po pastrojnë rrugët. Deri sa kompetentët po flejnë, janë aktivizuar banorët e fshatrave të cilët vetë po pastrojnë borën dhe po thyejnë akullin e shtresuar, për të hapur rrugët, siç tregon edhe kjo fotografi që na e kanë dërguar disa lexues tanë nga fshati Likovë.

Lexo më Shumë

Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash pritet që të votohet pra zgjedhjeve presidenciale, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha. Propozim ligjin për parandalim të korrupsionit, pas ndryshimeve kushtetuese, me flamur evropian do të kthehet në Kuvend. “Në seancën e fundit qeveritare për vitin 2018-të, Qeveria mori vendimi që të tërheq ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash me qëllim që ligji të kthehet në Kuvend me flamur evropian. Kjo do të thotë që ligji do të miratohet më shpejtë si pjesë e ligjeve evropiane. Pres që ky ligj të miratohet para zgjedhjeve presidenciale”, tha Hoxha. Nga Qeveria…

Lexo më Shumë

Për shkak të agjendës së ngjeshur në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ende nuk dihet nëse kryeministri Zoran Zaev do të ketë kohë që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Iniciativës Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e cila ftoi në takim urgjent për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen turistët e Kodrës së Diellit, njofton Portalb.mk. “Kryeministri gjithmonë është i hapur për takime për të gjithë, për momentin nuk kam konfirmim për agjendën e kryeministrit dhe për takimin eventual me to, por megjithatë, për momentin e dini se ka filluar diskutimi për ndryshimet kushtetuese, e cila…

Lexo më Shumë

Në një intervistë dhënë për portalin INA, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pyetjes ju keni votuar për ndryshimet kushtetuese. A do iqëndroni deri në fund rreshtimit për të finalizuar pakon e ndryshimeve kushtetuese?, kryetari i BESËS, Afrim Gashi i është përgjigjur kështu: Gashi: Siç e thashë më parë, ne jemi në qeveri për këtë arsye dhe prandaj do i qëndrojmë besnik procesit deri në fund. Për neve përfundimi i këtij procesi është jetik për interesat shqiptare. Ne gjykojmë se akti më i lartë patriotik shqiptar në Maqedoni sot është anëtarësimi në NATO. Kjo ka qenë edhe këshillë e Tiranës…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvend pikërisht pas një vit “betejë kuvendare” u miratua ligji për resurse minerale, deklarojnë nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë. Propozuesit e ligjit përveç, Lilijana Popovskës dhe Maja Maraçanin nga RDM, ishin edhe Meri Llazarova, Keti Smillevska, Dime Vellkovska dhe Sasho Atanasov nga LSDM, Goran Millevski nga PLD, si dhe deputetët e pavarur, Ivana tufegxhiq, Irena Stefanofska, Pavlle Bogoevski dhe Ferid Muhiq. “Gjatë gjithë këtij procesi ka pasur bashkëpunim dhe mbështetje të qartë për Ligjin nga LSDM-ja dhe koalicioni, nga mbi 40 organizata dhe iniciativa mjedisore qytetare, si dhe nga “të gjelbrit” evropian. Pas mbylljes së minierës së…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 27-vjeçare shtetase e Republikës së Turqisë, për shkak të kryerjes së veprës penale “kontrabandim”. Siç informojnë nga Prokuroria, e akuzuara veprën e ka kryer më 18 dhjetor, rreth orës 20:00 në aeroportin e Shkupit, kur duke iu shmangur kontrollit doganor ka transportuar mall të paparaqitur – stoli prej arit të bardhë. “Ari ka qenë me peshë prej 449.330 euro në kundërvlerë denari prej 27.633,795 denarë”. “Duke pasur parasysh vlerësimin se ende ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik për arratisje, si dhe mundësi që e akuzuara ta përsërit veprën, prokurori kompetent publik…

Lexo më Shumë

Lëvizja Antibixhoz edhe gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur kërkesat e tyre, të shpalosura më 21 dhjetor gjatë protestës së organizuar në Tetovë. Në mesin e kërkesave është largimi i të gjitha lojërave të fatit 3 km nga vendbanimet, ndarja e 5 përqind të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik si dhe hartimin e një strategjie nacionale për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. Nga Lëvizja potencojnë se këto kërkesa janë të pakontestueshme dhe se në rast të mos plotësimit të tyre si dhe sjelljen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, tha se vendimi i vitit të kaluar i Këshillit Gjyqësor për pagesat shtesë për anëtarët e Këshillit deri në 35 për qind nuk është skandaloze, por e ligjshme, edhe pse ai atëherë kishte votuar kundër. “Qëndrimi im dhe rregullativës gjyqësore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor edhe për përbërjen e kaluar edhe përbërjen e tanishme është e qartë dhe e pa hamendshëm. Sipas neve, këtu nuk ka asnjë skandal, sepse baza ligjore qëndron në nenin 2 të ligjit për pagesat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ka të përgatitur rregullore këshilluese në 2016 dhe 2017 për…

Lexo më Shumë

Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori, njofton Eurostat. Sipas këtyre të dhënave Maqedonia zë vendin e tretë për “shtet policor” në Evropë, ndërsa më shumë ka në Serbi (620) dhe Qipro e vogël (573). Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450). Nga vendet e rajoni Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260). Ndërsa vendet që kanë pasur pakë policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90). Në Maqedoni në vitin 2017-të ka pasur gjithsej 10.000 policë.

Lexo më Shumë

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda, kanë bërë të ditur nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”. Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë. Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec. Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave. Autoritetet…

Lexo më Shumë