Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Kuvendit mbrëmë ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit është dërguar në Gazetën Zyrtare sot është botuar ku menjëherë do të hyjë fuqi. Informacionin e kanë konfirmuar për Alsat nga Gazeta Zyrtare dhe nga Kuvendi. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje në orët e pasditës ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Para pak minutave Ligji edhe zyrtarisht është botuar në Gazetën zyrtare.

Lexo më Shumë

Pas publikimit të djeshëm të Ligjit për Gjuhët dhe ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare, kanë reaguar nga partia e Vanço Shehtanski, BPRM. Sipas tyre nënshkrimi i Ligjit për Gjuhët dhe ndryshimeve kushtetuese është goditje ndaj shtetit. “Për BPRM-në, nënshkrimi i Ligjit për Gjuhët dhe ndryshimeve kushtetuese nga personat jo përgjegjës dhe publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare është goditje ndaj shtetit, me të cilën të cilën shembet integriteti territorial dhe rendi kushtetues i shtetit të Maqedonisë. Populli maqedonas pret reagim të shpejtë nga presidenti i Republikës së Maqedonisë”, thonë nga BPRM./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sabin Selimi, MSc dhe Nadire Latifi, MSc  Shetësimi nuk është nëse BE-ja dështon në krijimin e vendeve fuksionale dhe të qëndrueshme, por nëse angazhimi i BE-së në rajon çon në humbjen e kredibilitetit të saj si aktor ndërkombëtar dhe dështimin e Politikës së Përbashkët të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë. “Kë të telefonoj kur dua të flas me Europën?” – Henry Kisinxher Angazhimi i BE-së në Ballkanin Përendimor rrezikon të minoj kredibilitetin e saj si aktor ndërkombëtar dhe ngre pyetje për të ardhmen e Politikës së Përbashkët për Punët e Jashmte dhe Sigurisë, e cila është në zhvillim e sipër.…

Lexo më Shumë

R.S.(49) nga Shkupi ka lajmëruar në polici se me 13.01.2019 rreth orës 22.10 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, tre persona fizikisht e kanë sulmuar djalin dhe shokun e djalit të tij, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 14.01.2019 në ora 01.30, B.G.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se në rrugën “Zendel Xhemaili” janë djegur kutitë prej kartoni të cilat kanë qenë në afërsi të furgonit të tij “Volksvagen”, transmeton Almakos. Furgonin e kanë kapur pak flakët e zjarrit ku është djegur pjesa e prapme. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 13.01.2019 në ora 15.30 në rrugën lokale Kumanovë për në fshatin Recicë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit të veturës “ BMV” në pronësi të B.N.(61) nga Shkupi, e drejtuar nga S.M.(23) dhe K.A.(25) si bashkëudhëtar, dytë nga Kumanova, në veturë është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Qeveria neglizhon kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin Sopoti. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kur avokatura shtetërore ka kërkuar nga Qeveria marrëveshje me qëllim anashkalimin e procesit gjyqësorë mes Sopotasve dhe Qeverisë, kjo e fundit mbrohet me faktin që kërkesa është duke u shqyrtuar. Ish të dënuarit në rastin Sopoti kanë arritur marrëveshje me Avokatin e Shtetit që për një ditë të mbajtur burg të dëmshpërblehen me 5.500 denarë. Ndërkohë rasti është në procedurë gjyqësore. Seanca e radhës do të mbahet më 21 shkurt./Alsat-M

Lexo më Shumë

Ndryshimetkushtetuese që u miratuan më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë, janë publikuar më 12 janar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Përndryshe, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimetkushtetuese me të cilin parashihet edhe ndryshimi i emrit të shtetit, nga Maqedonia në “Maqedonia e Veriut”. Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian. Megjithëse u tha se pas ndryshimeve kushtetuese, në Gazetën Zyrtare do të publikohen edhe Marrëveshja e ratifikuar me Greqinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, të njëjtat nuk janë publikuar. Ligji i…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev për Alsat ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Në mesin e arsyeve Janushev përmendi ndryshimet kushtetuese të cilat i vlerësoi si të dhunshme dhe pa vullnetin e popullit, dështimet ekonomike dhe mungesën e reformave. Dalja nga Kuvendi mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme. Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre.

Lexo më Shumë

Me 13.01.2019 në ora 12.15 në udhëkryqin për fshatin Stanjevci nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Shën Nikollë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ gjueti e palejuar “ e dënueshme sipas nenit 196 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë janë arrestuar M.O.(74) dhe S.O.(22) dytë nga fshati Amzabegovë, Shën Nikollë dhe O.S.(65) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë