Author: Hamdi Kumanova

Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë-Stacioni Policor në Gostivar, me 13.01.2019 rreth orës 23.45 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar i kanë arrestuar A.I.(24) nga Gostivari dhe T.S.(25) nga Banjica e Poshtme, tek të cilët është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për nënshkrimin e marrëveshjes së Përzhinës mes partive politike në Maqedoni, Peter Vanhoutte, ka uruar Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai shkruan se tani është koha që shteti të ecë përpara me prioritete tjera. “Urime për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Është kompromis, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Është koha të ecni përpara dhe të merrni me prioritete tjera: shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe mjedisi jetësor. Viti 2019 është vit për të bërë ndryshime edhe për këtë”, shkruan Vanhoutte. Ndryshe, të premten deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 81 vota “për” miratuan ndryshimet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, dje ka udhëtiar për pushime dimërore në Gjermani. Ai dje në aeroportin e Prishtinës, derisa priste të fluturojë për Gjermani, u takua me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.Zaev do të shijojë këtë javë pushimet dimërorë, pasi përmbylli me sukses procesin e ndryshimeve kushtetuese, me çka u ndryshua emri i vendit dhe të njejtit iu hapën perspektivat integruese.

Lexo më Shumë

Në Ballin tradicional vjetor të romëve në Maqedoni edhe sivjet ylli kryesor ka qenë deputeti Amdi Bajram, kryetar i partisë Lidhja e Romëve të Maqedonisë. Bajram në paraqitjen e tij ka uruar qytetarët për emrin e ri të vendit, duke thënë se vizioni i tij që nga viti 1996, kur ka formuar partinë Lidhja e Romëve të Maqedonisë ka pasur vizion që Maqedonia të quhet Maqdonia Veriore, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka bë paralele mes shkurtesës së re të Maqedonisë në gjuhën maqedonase dhe shkurtesës së partisë së tij.“Severna Republika Makedonija-SRM, Sojuz na Romite na Makedonija-SRM. Që nga viti 1996…

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 16.00 në SPB Shkup, B.B.(25) nga Shkupi është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 03.40 në bulevardin “Aradhat Partizane” bashkërisht me J.K.(23) dhe A.N.(25) janë sulmuar fizikisht nga D.P. dhe A.T. për shkak të keqkuptimeve rreth trafikut, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 11.20 në Stacionin Policor në Karposh, A.D.(35) nga Sofja, Republika e Bullgarisë ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.50 në bulevardin “ 8 shtatori “, para hyrjes në hotel është sulmuar fizikisht nga D.R.(58), P.R.(56) dhe R.J.(32), të gjithë nga Sofja, Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishëm të rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 13.00 është lajmëruar se në eterin e fshatit Negorci, Gjevgjeli në vendin e quajtur “Smrekova cuka”, K.K.(52) nga fshati Negorci, derisa ka qenë duke u kthyer tek prona e tij me dhitë ka dyshuar se afër ka ujq dh ka gjuajtur me një pushkë gjuetie, të cilën e ka pasur me leje, transmeton Almakos. Pastaj K.K., sipas rrëfimit të tij është drejtuar tek vendi dhe e ka gjetur I.V.(29) nga Shtipi me lëndime në trup. K.K. me veturën e tij e ka dërguar I.V. në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli. Është i njoftuar edhe prokurori publik…

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 18.00 në SPB Ohër është lajmëruar se në një shitore në rrugën “Dejan Vojvoda”, L.T.(34) nga Prilepi gjatë kryerjes së detyruave të punës është lënduar rëndë, transmeton Almakos. L.T. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Ohër.

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në periudhën nga ora 19.20 deri në ora 22.30 nga ana e zyrtarëve policor të SPB Tetovë është kryer kontroll në Tetovë në rrugën “107” në një lokal për rregullimin e lojërave të fatit ku janë gjetur dhe konfiskuar shtatë aparate të pokerit, për të cilat nuk ka pasur dokumentacion adekuat, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 11.30 në SPB Veles, B.T.(60) nga Velesi ka lajmëruar se me datën 11.01.2019 rreth orës 12.00 në shtëpinë e viktimës ka ardhur një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç dhe i ka afruar mundësinë për të blerë dru për ngrohje me çmim prej 2500 den për kubik, transmeton Almakos. Viktima është pajtuar që të blej tre metra kub dru dhe bashkërisht me personin janë nisur në vendin ku duhej që t`i shihte drutë. Personi duke u arsyetuar se duhet që ta marr veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është kthyer në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër D.T.(41) nga Shkupi për shkak të kryerjes së veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te i padituri janë gjetur ekstaza.

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike konsideron se me zbatimin e marrëveshjes së Prespës duhet të mbyllet kapitulli i akuzave të ndërsjellta dhe ndarjeve dhe të gjithë së bashku të ecim para. “Vërtetë është se s’ka maqedonas që gëzohet se emri i shtetit ndryshon, por është fakt se këto procese të dhimbshme do t’i hapin dyert Maqedonisë drejt vlerave dhe standardeve evropiane. Proceset euroatlantike janë fuqi motorike dhe vetëm nga ne varet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian”. Sipas tyre marrëveshja e Prespës është punë e kryer por tani duhet t’i përveshin duart dhe të punojmë për t’i përshpejtuar reformat,…

Lexo më Shumë