82 prokurorë nga prokuroritë publike në të gjithë Maqedoninë e padisin shtetin para gjykatave të vendit për mospagesën e shtesave në pagë prej 23.5 milion denarë, ose rreth 400 mijë euro, pa kamatë dhe shpenzime gjyqësore, njofton “Makfaks”. Shuma së bashku me shpenzimet gjyqësore dhe me kamatën është thuajse e dyfishtë. Informacionin e konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë. Sipas informacioneve kanë paditur prokurorë nga Shkupi, Gostivari, Velesi dhe nga qytete tjera të Maqedonisë. Prokurorët publik dhe gjykatësit nga viti 2015 duhet të marrin paga më të larta për punën jashtë orarit dhe për punën në festa prej 35% deri në…
Author: Hamdi Kumanova
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.M.(23) nga fshati Tuin, Kërçovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 17.10.2018 rreth orës 11.45 në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, zyrtarët policor i kanë kontrolluar personat dhe veturën me targa amerikane, e drejtuar nga i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Lëvizja Anti-bixhoz ka takuar sot kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin që njëkohësisht është edhe nënkryetare e BDI-së për të kërkuar prej saj dhe partisë që ajo përfaqëson, përkrahje për sjelljen e Ligjit të ri për kazinotë në vendin tonë, sidomos për pikën ku hasen pengesat, largimin e objekteve të bixhozit të paktën tre kilometra nga vendbanimet.Anëtarët e lëvizjes anti bixhoz kanë kërkuar nga zonja Arifi dhe partia që ajo përfaqëson të ndikojnë tek deputetët që të përkrahin kërkesën e lëvizjes që objektet e lojërave të fatit, gjithsesi të largohen nga vendbanimet të paktën tre kilometra dhe jo vetëm…
Me 17.01.2019 personi V.T.(59) nga fshati Kisha e Poshtme e Bardh, Resnje, ka lajmëruar se është mashtruar nga personi V.T. nga fshati Boriovë, Strumicë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, në dhjetor të vitit 2018, V.T. ka shkruar në fshatin Kisha e Poshtme e Bardh tek viktima me qëllim që të blej mollë. Ata janë marr vesh për të blerë 19.000 kilogram për shumën prej 329.590 denar, por paratë ende sot e kësaj dite nuk i ka marr.
Me 17.01.2019 në Stacionin Policor në Kocani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, zyrtarët policor e kanë arrestuar S.P.(26), D.M.(28) dhe M.A.(35), të gjithë nga Kocani, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te personat është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 17.01.2019 në ora 14.45 në Stacionin Policor në Tetovë, një vajzë 20 vjeçare nga fshati Kamjan Tetovë, ka lajmëruar se D.S.(22) nga fshati Kamjan Tetovë, e ka kërcënuar gjegjësisht i ka kërkuar para, dhe nëse do të refuzonte i publikon fotografi dhe incizime me përmbajtje komprometuese, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra, D.S. është arrestuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër P.T.(25) nga Prilepi dhe ndaj një personi tjetër të panjohur për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e 12 veprave penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Në periudhën nga 04.07.2018 deri me 15.08.2018 të paditurit janë futur në disa banesa në Ohër ku kanë vjedhur mjete të ndryshme në vlerë prej 686.410 denar.
Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre në gjithsej tetë aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 81 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, nëntë shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore, gjashtë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 14 shoferë…
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka arsyetuar ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet e interesit, i cili parasheh edhe formim të ri Komisionit për antikorrupsion. Deskoska tha se përfitimi kyç është kontrolli mbi financimin e partive politike, i cili do të bëhet mbi bazë të planit vjetor, por edhe nga denoncimi i organeve tjera shtetërore, partive politike dhe organizatave qytetare. “Qytetarët kanë të drejtë, mbi bazë të nenit të thjeshtë të cilin e përmban ligji, të dorëzojnë iniciativë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe nëse kjo iniciativë ka bazë, atëherë Komisioni ngrit iniciativë për kontrollin…
Në emisionin Klan Debat, i ftuar mbrëmjen e djeshme ishte kreu i ASH-së Ziadin Sela. Krahas temave të tjera, debati u zhvillua edhe rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjeve që priten këtë vit, poashtu edhe rreth marrëdhënieve që kanë liderët politikë në lidhje me zgjidhjen e problemeve që qytetarët i preokupojnë. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat, bëri thirrje që liderët e partive politike së bashku të ulen në tryezë për të zgjidhur çështjet të cilat preokupojnë qytetarët shqiptarë. Këtë Sela e quan ‘instrument politik’ dhe siç thekson ai, i njëjti nuk…
Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër një peroni për vepër penale të bërë – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. Vepra për të cilën akuzohet i akuzuari e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër të dyshuar për të cilin procedura hetimore është ndërprerë sepse është i pakapshëm për organet e rendit, për të të është shpallur fletarrest ndërkombëtar si dhe për një person tjetër të panjohur. Të tre më 22.10.2018 në fshatin Batincë me paramendim janë përpjekur ta privojnë nga jeta një peron. Deri…
Profesori maqedonas Jove Kekenovski, ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij, qeveria në mënyrë kauboje miratoi ligjin dhe shkeli Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e punës së Kuvendit dhe kontestuese sipas tij, është pse ligji nuk i miratua me dy të tretat e votave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë miratimit të këtij ligjit, kryetari i Kuvendit si dhe shërbimet tjera kuvendare është dashur të kenë parasysh se që të miratohet ky ligj, ka qenë e nevojshme vota e dy të tretave të deputetëve”, tha Kekenovski. Ai tha se me këtë ligj është dëmtuar sundimi…

