Lëvizja Anti-bixhoz ka takuar sot kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin që njëkohësisht është edhe nënkryetare e BDI-së për të kërkuar prej saj dhe partisë që ajo përfaqëson, përkrahje për sjelljen e Ligjit të ri për kazinotë në vendin tonë, sidomos për pikën ku hasen pengesat, largimin e objekteve të bixhozit të paktën tre kilometra nga vendbanimet.
Anëtarët e lëvizjes anti bixhoz kanë kërkuar nga zonja Arifi dhe partia që ajo përfaqëson të ndikojnë tek deputetët që të përkrahin kërkesën e lëvizjes që objektet e lojërave të fatit, gjithsesi të largohen nga vendbanimet të paktën tre kilometra dhe jo vetëm 500 metra vijë ajrore, sic është paraparë në propozim ligjin e ri për lojërat e fatit i cili po ashtu nuk parasheh edhe largimin e tyre nga objektet fetare dhe arsimore.
Anëtarët e kësaj lëvizjeje sot edhe një herë kanë përsëritur ftesën e tyre drejtuar krerëve të partive politike për takim, pas ngecjes së bisedimeve me deputetët.
Thirrja për takim me liderët e partive politike dhe me kryetaren e komunës së Tetovës, ka ardhur si pasojë e mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me deputetët shqiptarë po edhe ata maqedonas, në pikën që rregullon largësinë e kazinove nga vendet e banimit.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Tenderin për Qafë Bualli-Martanesh e fitojnë sërish “BE-IS shpk”, “Ergi” dhe “Vëllezërit Hysa”, fondi rritet nga 9 në 22 milionë euro
- LSDM: Ranë në ujë gënjeshtrat e Mickoskit për anulim të Marrëveshjes së Prespës
- Si mund të shfaqet Albin Kurti si lider i vërtetë në kohë krize?
- Faton Peci: Zgjedhja e presidentit është çelësi për stabilitetin e Kosovës
- Parashikimi i motit
- Rusia në alarm, Sobyanin: Gati 10 mijë dronë fluturuan drejt kryeqytetit rus në vetëm një muaj
- Nga lufta në Ukrainë te bankat e shkollës, Putin kërkon rol të ri për veteranët
- SHBA rikthen pushkatimin pas më shumë se 60 vitesh, ish-majori Nidal Hasan do të ekzekutohet


