Author: Hamdi Kumanova

Me 18.01.2019 në ora 17.00 në Stacionin Policor në Gostivar, në bazë të një fletarrestim nga burgu i Idrizovës, është arrestuar L.F.(56) nga fshati Forinë, me vendbanim në Gostivar, transmeton Almakos. Personi dorëzohet në burgun e Idrizovës.

Lexo më Shumë

Me 18.01.2019 rreth orës 21.45 në udhëkryqin midis rrugëve “Boris Trajkovski” dhe ‘Trajko Ivanov’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.P.(46) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Fiat Doblo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.D.(71) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar rëndë M.D. dhe N.D.(67) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Fiat Doblo”. Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Shoferi D.P. dhe V.P.(42) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Pasat” janë lënduar…

Lexo më Shumë

Me 18.01.2019 në ora 08.30 në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, vetura e tipit “Ford Tranzit” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.B.(44) nga Shkupi, del nga rruga, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit lëndohet shoferi A.B., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë dërgohet në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Agjencia “Fitch” konfirmoi renditjen kredituese të Maqedonisë, me gjasa serioze. “Në konfirmimin e renditjes ka ndikuar historiku i politikës makroekonomike dhe financiare koherente, që mbështet në kursin devizor fiks afatgjatë. Gjasa pozitive e reflekton stabilizimin e rrethimit politik, që ka rezultuar me përparim thelbësor drejt anëtarësimit në BE dhe besimi i rritur ekonomik”, thonë nga Ministria e Financave. Në raport, “Fitch” vlerëson përparimin e madh në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe miratimin e pritur të marrëveshjes nga ana e Greqisë. Sipas “Fitch”, kjo do…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës, e arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, është “shumë e madhe për dështuar”. Dimitrov qëndroi për vizitë zyrtare në Ankara dhe në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se angazhimi që u përfshinë dhe fjalët e lavdërimit që erdhën nga e gjithë bota e bënë Marrëveshjen e Prespës të rëndësishme. Më 11 janar, Kuvendi i Maqedonisë miratoi amandamentet kushtetuese për të ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë Veriore si pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Në qershor të vitit 2018, qeveria maqedonase…

Lexo më Shumë

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me të gjitha institucionet e shtetit, qoftë ato të pushtetit qendror apo atij lokal, por gjuhëtarët thonë se sfidë më vete do të paraqesë zbatimi praktik i të njëjtit, raporton REL. Përderisa nga Qeveria nuk japin të dhëna të sakta se sa do të kushtojë që të gjitha institucionet ta zbatojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ekspertët e këtë lëmi thonë se shteti duhet të dalë me një analizë të mirëfilltë rreth kostos së jetësimit të ligjit në të gjitha institucionet…

Lexo më Shumë

Ka motmot e disa muaj…U zgjova sot, dhe duke përgaditur një përshesh e ndëgjova një këngë të vjetër të Hanife Reçanit “ka motmot e disa muaj”, eh, të lezeçme janë këto këngë! Kjo më rikujtoj se edhe unë ka motmot e disa muaj jam në pushim mjekësor. Besoni se njeriu humb vullnetin për jetë, nuk dij çfarë dite është, as datën thjesht gjumë, gjumë, gjumë…si puna e arriut! Vendosa të shkoj te drejtori t’i them helbete mos ka ndonjë vend në administratë , se akoma nuk e ndjej veten mirë për në proçes arsimor. Duke shkuar rrugës i rashë pishmanit.…

Lexo më Shumë

Arratisja e Nikolla Vojminovskit, i dënuar për vepër penale “tentim vrasje” ndaj deputetit Ziadin Sela, sipas gjitha gjasave, do të kalojë pa përgjegjësinë e asnjë institucioni. Ngjashëm si shumë herë deri më tani, edhe kësaj radhe organet relevante siç është Gjykata, prokuroria dhe policia, përgjegjësinë e hedhin te njëra-tjetra. Pas vendimit të Gjykatës Penale të Shkupit, e cila ndaj të dënuarit Vojminovski shpalli fletë-arrest ndërkombëtar, por vetëm pasi i njëjti ishte arratisur, një gjë të tillë të enjten e kumtoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo, nga atje – për gazetën KOHA theksuan se nuk mund të kërkohet përgjegjësia…

Lexo më Shumë

Ekipet e SPB Veles gjatë vitit 2018 sipas Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve në territorin e Velesit kanë shqiptuar 4.712 dënime kundërvajtëse që është 60% më shumë krahasuar me vitin 2017. Ekipet e SPB Veles në rrethinën e Kavadarit kanë shqiptuar 3.100 dënime sipas të njëjtit ligj, që është për 90% më shumë nga viti 2017. Në Negotiënë, ekipet e SPB Veles dhe stacionit policor në Negotinë, vjet kanë shqiptuar 3.444 dënime dhe që është për 50% më shumë krahasuar me vitin 2017. Në të tri komunat, Veles, Kavardar, dhe Negotinë janë shqiptuar 11.156 dënime për vozitësit që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në lidhje me problemin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit në Tetovë, ka deklaruar se janë duke u shqyrtuar opsionet e funksionimit sa më të mirë të saj, dhe njëri nga ata është partneriteti publik-privat. “Disa herë kam pasur kontakte direkte me drejtorin e “Elem Tursit”, të cilit i bëhen të gjitha parapërgatitjet. Jemi për momentin në fazën ku jemi duke përgatitur “due diligence” për “Kodrën e Diellit” dhe jemi duke parë disa opsione dhe njëra ndër opsionet është që të shkojmë me partneritet publik-privat”, tha Bekteshi, përcjell RTM. Se janë duke u realizuar analiza, ditë…

Lexo më Shumë