Author: Hamdi Kumanova

Zyra e jashtme për punë të jashtme kriminale në Strugë është ngritur padi penale kundër L.A.(32) nga fshati Shum, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 16.01.2019 në fshatin Shumë, gjatë kontrollit në shtëpi dhe në veturën e të paditurit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe heroin.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 rreth orës 19.15 në rrugën regjionale Shën Nikollë-Ovce Pole, te fshati Peshirovo, J.Z.(33) nga Shën Nikolla, duke drejtuar veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shtipi, e ka goditur çiklistin T.M.(69) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. T.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 në ora 16.45 në rrugën magjistrale Kocani-Shtip, në hyrje të fshatit Balvan i Poshtëm, V.D.(56) nga Shtipi, duke drejtuar veturën e tipit “Ford Fokus” me targa nga Shtipi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shenjë komunikacioni, transmeton Almakos. Nga goditja, shoferi V.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shtip.

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se “hyrja në NATO do të jetë katalizator i rritjes ekonomike”. Tevdovski thekson se stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që vendi i mer me anëtarësim, te vendet që kanë hyrë në Aleancë ka rezultuar me më shumë investime, aktivitet më i madh ekonomik, ulje të papunësisë dhe ngritjes së standardit jetësor. “Përshpejtimi i rritjes ekonomike vërehet te vendet e rajonit, pas hyrjes në Aleancë. Stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që siguron anëtarësimin, kontribuojnë në përmirësimin e shumëfishtë të disa treguesve ekonomikë. Para së gjithash, kjo është e dukshme tek investimet e huaja”, thotë Tevdovski duke shtuar…

Lexo më Shumë

Në prag të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë.Kërcënime përmes telefonit për deputetët që e mbështesin marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, postera me foton e tyre nga njëra anë, protesta kundër marrëveshjes në qendër të Athinës në anën tjetër dhe fushatë nga Qeveria greke për të promovuar marrëveshjes e Prespës, transmeton Alsat M.  Siç raportojnë nga AIM, në ora 14.00, planifikohet të mbahet protestë në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të…

Lexo më Shumë

Maqedonia po ngulfatet në ajër të helmueshëm, njësitë matëse edhe mbrëmë kanë treguar ndotje enorme të ajrit. Sipas stacionit matës të aplikacionit “Ajri im” rekord mbrëm ka shënuar qyeti i Prilepit, ku niveli i PM 10 grimcave të rrezikshme në një metër katror ka shkuar mbi 1000 që është për 200 herë më i madh se niveli i lejuar. Mejëher pas Priepit, rënditen Manastiri, Strumica, Tetova, Gostivari, Kumanova. Ajër i ndotur ka mbizotëruar edhe në qytetin e Shkupit, më ndotur ka qenë tek Rektorti, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Aerodrom. Qeveria akoma nuk ka paraparë masa urgjente edhe pse ka disa ditë që shumë qytete të vendit po përballen…

Lexo më Shumë

Nxënësve sot ju mbaron pushimi dimëror, rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, ku 20.000 prej tyre janë të klasës së parë nesër kthehen në mësim për gjysmë vjetorin e dytë të vitit arsimor 2018/2019. Ministria e Arsimit dhe Shkencës para një jave njoftoi se mund të ketë anulim të gjysmë vjetorit të dytë për shkak të sëmundjes së fruthit dhe do të jetë me koordinim me ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por Komisioni për sëmundje ngjitëse i ministrisë së Shëndetësisë para dy ditë doli me përfundim se nuk ka vazhdim të gjysmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes Antibixhoz. Kryetari Afrim përgëzoi përfaqësuesit e kësaj lëvizje për nismën e tyre dhe i siguroi se Lëvizja BESA do i mbështesë propozimet e Lëvizjes Antibixhoz, si bajraktarë të vetëm të ndryshimit të Ligjit për lojërat e fatit. Gjithashtu u shpreh edhe gatishmëri që tre deputetët e Lëvizjes BESA të vihen në funksion që përmes procedurave parlamentare të mundësohet inkorporomi i kërkesave të kësaj lëvizje në Propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe një herë shfrytëzojmë rastin të bëjmë të ditur qëndrimin tonë kundër fenomenit të bixhozit dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski sot ka deklaruar se paditë penale që partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja i ka parashtruar për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, janë të pabaza, njofton Portalb.mk. Sipas tij, LSDM-ja e përkrah veprimin e kryeparlamentarit Xhaferi për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa dekretin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. “Ne si parti politike e përkrahim veprimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, respektivisht nënshkrimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë. Presidenti Gjorge…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska personalisht vlerëson se së bashku me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë deklaratë ajo e bëri në një intervistë për emisionin 360 gradë që transmetohet në orën 22 në Alsat. Deskoska është funksionarja e parë e qeverisë e cila në mënyrë të hapur është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme ashtu siç kërkon opozita. Sipas jush a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me presidencialet?Sinqerisht, unë mendoj se duhet të ketë, por në fund kjo është çështje e vendimit politik dhe analizës në kuadër të organeve,…

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni dhe prefiksin maqedonas, as në rrjetet sociale. “Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale. Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me Marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë në Bllacë ka disa ditë, e veçanërishtë në këto ditë të ftohta, udhëtarët e autobusëve me orë të tëra po maltretohen gjatë pritjes për kontroll rutinore, transmeton koha.mk.Ata nxirren një nga një jashtë autobusëve për tu kontrolluar, duke përfshirë këtu edhe gra me fëmijë të vegjël dhe të moshuar që shkojnë nëpër spitale.

Lexo më Shumë