F.N., (22 vjeç), mbrëmjen e 15 janari është hedhur në lumin Vardar. Rastin në polici, siç kupton gazeta KOHA, e ka paraqitur personi D.N, e cila ka shpjeguar se e ka parë se si vajza, përballë restorantit Dion, në rrugën “Kej 13 nëntor”, është hedhur në lum. Burime të gazetës KOHA, tregojnë se pjesëtarët të stacionit policor Qendër, të ndihmuar nga njësiti për intervenim të shpejtë “Alfa”, kanë arritur që vajzën ta nxjerrin nën urën e Hekurudhës në Shkup, konkretisht në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol”, afër Radio Televizionit të Maqedonisë. Nga ana e ndihmës së shpejt vajza…
Author: Hamdi Kumanova
Me 14.01.2019 në Stacionin Policor në Gazi Babë, e punësuar në jetimoren “Ranka Milanoviq” ka lajmëruar se me 28.12.2018 nga jetimorja në drejtim të panjohur është larguar jetimi i tyre Zh.R.(19) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.
Me 15.01.2019 në ora 16.30 në Stacionin Policor në Kocani, B.S.(61) nga fshati Grdovci, Kocan, ka lajmëruar se me datë 14.01.2019 rreth orës 17.30 në rrugën “Lazar Andonov” në Kocani është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Personi është dërguar në Spital për t`u shëruar.
Me 16.01.2019 në ora 00.22 në rrugën “Karriga” në Manastir, I.P.(36) nga fshati Dedebalci, Manastir, duke drejtuar veturën e tipit “Micubishi” me targa nga Manastiri e ka goditur këmbësorin S.S.(58) nga Manastiri, transmeton Almakos. S.S. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka vendosur që vetë të mbrohet në procesin gjyqësor përpara Gjykatës Civile në Shkup kundër ti që e ka ngritur biznesmeni Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev për shkelje të nderit dhe reputacionit, për çka kërkon 500 euro dëmshpërblim, njofton Portalb.mk. Pas mbarimit të seancës së sotme, Nikollovski për media deklaroi se kërkesa për padi është pa sens, e çmëndur dhe e pakuptimtë dhe për këtë arsye ka vendosur që vetë të mbrohet. “Vice Zaev mua më padit për shkelje të nderit dhe reputacionit, ndërkaq nuk paraqitet në seancë. Vendosa që vetë të mbrohem…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, sot kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit në fjalë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, e ka njoftuar Zëvendëskryeministrin Hoxhaj për ngjarjet e fundit në vend, si dhe për rolin e BESËS që çështja shqiptare dhe proceset integruese në vend të marrin kahje pozitive, duke shtuar se projekti integrues në Maqedoni dhe në rajon shfaq sinjale pozitive. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka përgëzuar dhe përshëndetur rolin konstruktiv që po…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka premtuar Lëvizjes Anti-Bixhoz se nëse me ligjin e ri për lojëra të fatit, nuk parashihet që kazinot dhe bastoret të largohen 1 kilometër nga institucionet edukative, arsimore dhe me interes publik, nuk do ta nënshhkruajë ligjin. Këtë sot e konfirmuan anëtarët e lëvizjes, duke thënë që edhe kjo ofertë nuk është e pranueshme pasi që ata kërkojnë që largësia të jetë hiç më pakë se 3 kilometra, raporton Portalb.mk. “Ne ditën e hënë kemi pasur takim me kryetarin e Kvuendit, Talat Xhaferi, ku vetë ja dorëzuam kërkesat e dala nga protesta e fundit dhe morëm…
Ministri për Punë të Jashtme të Rusisë, Seregey Lavrov deklaroi se Rusia nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit të ndryshimit të emrit të vendit. “Ne nuk jemi kundër emrit. Shtrohet pyetja se sa është legjitim procesi dhe sa me të vërtetë është e kushtëzuar nga qëllimi i arritjes së konsensusit në mes Greqisë dhe Shkupit ose është i detyruar nga interesi i SHBA-ve që vendet e ballkanit sa më shpejtë ti përfitojë në NATO dhe të parandaloj çfarëdo ndikimi të Rusisë në këtë rajon”, tha Lavrov në konferencën vjetore me gazetarët,…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko deklaroi se Moska nuk përzihet në punët e brendshme të Athinës në situatën lidhur me emrin e Maqedonisë, por do të vazhdojë ta tregojë mendimin për këtë çështje, sepse kjo është në kompetencë të KS-së së KB-së. “Ne në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Greqisë, por sipas çështjeve të cilat bien në kompetencë të KS-së së KB-së, Rusia do ta shpreh mendimin personal”, deklaroi diplomati rus, transmetoi TASS: Grushko deklaroi se komenti i MPJ-së ruse me të cilin dënohet vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ta ndryshuar…
Profesoresha universitare maqedonase dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, Mirjana Najçevska ka kontestuar sjelljen e Ligjit për gjuhën shqipe dhe përdorimin e tij. “Shpallja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk nënkupton se ai mund të zbatohet menjëherë në praktikë. Para se të fillojnë të ndërrohen emërtime dhe të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe, duhet të dëshmohet se ata a përbëjnë 20 për qind të popullsisë.”, ka theksuar Najçevska, duke shtuar se në momentin kur në ligj vendosni numra, ata duhet të respektohen. Sipas saj, derisa nga viti 2002 nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, momentalisht nuk ka…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me homologun Oliver Spasovski, në qytetin e Pogradecit, takim i zhvilluar për thellimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe policor. Ministri Lleshaj përgëzoi homologun e tij, Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë për sa i përket aprovimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit “one stop-shop” në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski mbrëmë deklaroi se me shpalljen e sotme në Gazetën zyrtare të ligjeve të gjuhëve dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi kanë kryer “atentat” ndaj Maqedonisë. “Nënshkrimi antikushtetues i ligjit të gjuhëve, sot mori vazhdimin, kur drejtori i Gazetës zyrtare e shpalli dekretin. Me këtë para vetes krijuan një alibi se ligji është në përdorim dhe i plotfuqishëm”, tha Mickoski në “Studio e Hapur” në televizionin Alfa. Sipas tij, kjo është një vepër penale dhe përmendi se partia do të parashtrojë kallëzime penale si dhe…

