Author: Hamdi Kumanova

Ndeshja mes Benfikës dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve do të kujtohet për skandalin e racizmit që shpërtheu në fushën e lojës pas golit të Vinicius. Argjentinasi Prestiani, pas goli të shënuar nga braziliani, mbuloi gojë me fanellë dhe i tha diçka Viniciusit, i cili sinjalizoi gjyqtarin se e kishte sharë “majmun”. Si rrjedhojë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, sipas protokollit të UEFA-s, që pritet të hapë një hetim rreth kësaj ngjarje. Por gjërat nuk mbaruan këtu, pasi fyerjet vazhduan nga tribunat dhe përveç Vinicius, edhe lojatarët e tjerë ishin të inatosur. Në një moment, Mbape iu…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, informoi se për sistemin “Qytet i sigurt” janë formuar katër lëndë. Ai theksoi se ky projekt ka treguar se mentaliteti ynë mund të ndryshojë shumë shpejt, gjegjësisht të përshtatet me rregulla. “Janë formuar katër lëndë. Është e vërtetë se do të veprohet, pasi kjo është diçka e re në vendin tonë. Shpejt do të veprohet në këto lëndë. Nuk mund të jap paraprakisht analizën time. Tashmë e kam shprehur qëndrimin tim personal. A ka ky projekt një qëllim legjitim? Po. A është shoqërisht i arsyeshëm? Po. A janë masat që parashikohen proporcionale me…

Lexo më Shumë

Kuvendi, në seancën plenare të caktuar për sot më 18 shkurt, pritet t’i konfirmojë dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, si dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska. Menjëherë pas këtyre vendimeve, siç informojnë nga Kuvendi për MIA-n, do të fillojë procedura për zgjedhjen e një kryetari të ri të KRRE-së dhe një anëtari të ri të KSHPK-së. Procesin e zgjedhjes së tyre do ta udhëheqë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Në seancën e 85-të, gjithashtu e caktuar për 18 shkurt, në rend dite pritet të jetë edhe…

Lexo më Shumë

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup e refuzoi propozimin e mbrojtjes që ish-drejtorët e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, të lirohen nga paraburgimi, pavarësisht garancisë pasurore të ofruar në vlerë mbi 350.000 euro. Gjyqtarja Slavica Naumova-Josifovska, sipas arsyetimit të transmetuar nga mediat, vlerësoi se në procedurë nuk ka rrethana të reja dhe se ende ekzistojnë arsyet për të cilat më parë ishte caktuar dhe më pas ishte vazhduar masa e paraburgimit. Po ashtu, u theksua se këshilli i gjykatës rishqyrton rregullisht nevojën për paraburgim çdo 30 ditë. Sa i përket garancisë, gjykata…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi emërimin e nëntë ambasadorëve të rinj, të cilët në periudhën e ardhshme pritet të marrin zyrtarisht detyrën. Bëhet fjalë për kuadro nga sektori joqeveritar, diplomatë me përvojë nga MPJ-ja, si dhe një ish-ministër, njoftoi TV24. Sipas informacioneve, Orhan Murtezani është propozuar për ambasador në NATO, ndërsa Ilina Mangova do ta përfaqësojë shtetin në Mbretërinë e Bashkuar, me seli në Londër. Linda Saljieska Iljazovska është kandidate për ambasadore në Hagë, Krum Efremov është paraparë për ambasador në Bullgari, ndërsa Gabriel Atanasov do ta marrë funksionin në Rumani. Vele Trpevski shkon si ambasador…

Lexo më Shumë

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi ishte duke u zhvilluar në Kaliforni të martën për të gjetur 10 skiatorë të zhdukur pasi një ortek goditi Castle Peak, një mal në vargmalin Sierra Nevada në pjesën veriore të shtetit që është goditur nga stuhitë ditët e fundit, thanë autoritetet. Një grup prej 16 skiatorësh, përfshirë katër udhërrëfyes, u rrëmbyen nga orteku, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut të Nevadës. “Të paktën gjashtë skiatorë mbijetuan… dhe janë ende në vendngjarje, duke pritur shpëtimin, ndërsa dhjetë të tjerët rezultojnë të zhdukur”, tha ajo. “Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me 46 anëtarë të shërbimeve emergjente” të…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë detaje nga dita kur Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur. Hoxhaj theksoi se deri në orët e fundit ishte vendosur që të thirrej seanca për shpalljen e pavarësisë dhe se gjithçka ishte bërë në koordinim të plotë me faktorët ndërkombëtarë. “Është vendosur që deri në orët e fundit të mos thirret një seancë e caktuar. Është komunikuar me UNMIK-un, me Zyrën Amerikane në Kosovë, me gjermanët dhe britanikët, që çdo gjë të jetë e koordinuar,” u shpreh ai. Sipas tij, roli kyç në atë moment i takoi liderit…

Lexo më Shumë

Katër vjet më parë, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte kategorizuar tashmë AfD-në në landin e Saksonisë së Poshtme si parti të dyshimtë. Tani ajo është ngritur në kategorinë “ekstremiste e djathtë e vërtetuar”. “Kjo parti përçmon shtetin dhe institucionet demokratike” Për Ministren e Brendshme të Saksonisë së Poshtme Daniela Behrens (SPD), vlerësimi i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës është i qartë: “Rreziku më i madh për shoqërinë tonë vjen nga ekstremizmi i djathtë, dhe sipas kategorizimit, AfD në Saksoninë e Poshtme është qartësisht pjesë e këtij fenomeni.” Kjo parti përçmon shtetin dhe institucionet demokratike. Njerëzit me origjinë emigrante…

Lexo më Shumë

Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca, sot do të jetë pjesë e seancë gjyqësore ku do jepen fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Kështu ka njoftuar vetë ai në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Holandë për nder të Pavarësisë, gjatë ditës së martë. Pos tjerash, Konjufca deklaroi se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare. “Do të marrë pjesë po ashtu edhe në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta shprehur po ashtu edhe vullnetin tonë edhe qëndrimin tonë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë…

Lexo më Shumë

Suedia e ka cilësuar Rusinë si kërcënimin e saj më të madh dhe paralajmëron se sjellja gjithnjë e më e rrezikshme e Moskës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm. Një raport vjetor i publikuar të martën nga Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake i vendit vuri në dukje shkeljet e hapësirës ajrore, sabotimin dhe operacionet kibernetike si shembuj të veprimeve luftarake të Rusisë në fqinjësinë e Suedisë, përfshirë Detin Baltik, shkruan Politico. “Rusia është kërcënimi kryesor ushtarak për Suedinë dhe NATO-n”, thuhet në raport, duke shtuar se ky kërcënim ishte “serioz dhe konkret” dhe duke përshkruar sjelljen e Moskës…

Lexo më Shumë

Tridhjetë ditë pas finales së AFCON, Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) dhe disa drejtues të “Luanëve të Terangës” shprehën mbështetjen e tyre për tetëmbëdhjetë tifozët që ende mbaheshin të burgosur në Marok, pas incidenteve që njollosën minutat e fundit të ndeshjes. Rasti i tyre nuk është harruar në vend, aspak. Tridhjetë ditë pas fitores në finalen e AFCON kundër Marokut (1-0 pas kohës shtesë), Federata Senegaleze e Futbollit publikoi një deklaratë të martën duke i kujtuar të gjithëve se “situata e (18) tifozëve senegalezë që aktualisht janë të ndaluar në Mbretërinë e Marokut po monitorohet me vëmendjen më të madhe”. Federata Senegaleze e…

Lexo më Shumë

Inspektorët nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve kanë hyrë në Ministrinë e Drejtësisë, pasi ministri Igor Fillkov vazhdon të refuzojë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme ka ardhur pas iniciativave të studentëve dhe qytetarëve. Inspektorët për Alsat thonë se kanë kërkuar të gjithë dokumentacionin, ndërsa e tërë procedura nuk duhet të zgjatë më shumë se 30 ditë. “Ishte ai takim i parë, jemi në procedurë të mbledhjes së dëshmive për gjendjen faktike. Komplet materialet për mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës, duke filluar nga kërkesa, procesverbalet, aktvendimi për formimin e Komisionit, këto të gjitha janë…

Lexo më Shumë