Author: Hamdi Kumanova

Zyrtarët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës për të parandaluar disa nga protestuesit që të hyjnë në të ashtuquajturën “unaza e sigurisë” dhe të arrijnë në fshatin Psarades, ku ishte në proces nënshkrimi i marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Protestat u përshkallëzuan ndërsa protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë të cilët në masë të mëdha e siguruan ngjarjen. Demonstruesit kanë filluar të hedhin mjete të forta ndaj policisë të cilën ua kthyen. Rreth 80 autobusë me protestues nga Greqia Veriore arritën në fshatin Psarades për të protestuar kundër nënshkrimit të Traktatit. Ata mbanin një gjëra…

Lexo më Shumë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ndërmjetësuesi i posaçëm, Metthew Nimetz, iu drejtua të pranishmëve dhe ku theksoi se sot në ditëlindja e tij i është dhënë dhurata më e madhe, gjegjësisht pas as 24 vjetësh më në fund zgjidhet përfundimisht mosmarrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Puna ime më në fund u krye. Të afërmit e mi më pyesnin se çka të të blejmë për ditëlindje. Ju thash nuk më duhet asgjë, e kam fituar dhuratën më të mirë. tha Nimetz. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Marrëveshja që e kanë arritur kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras është rezultat i të dy kombësive. Maqedonia del nga izolimi dhe përfiton mundësinë e anëtarësimit në NATO dhe BE. Greqia fiton zgjidhje për çështjet territoriale dhe lirohet nga një kokë dhimbje e madhe, shkruan gazeta amerikane “The Washington Post” në kollumën e sotme. Gazeta vlerëson se ndryshimi i emrit është e parëndësishme, marrëveshja në fakt ka përfituese ku diplomacia ishte në qorrsokak e cila ishte e rrezikshme për aspiratat e Maqedonisë për NATO dhe BE. “Washington Post i citon Tsipras dhe Zaev “paqësor” dhe u vlerëson se në kontest…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot ka thirrur një protestë në qytetin e Manastirit. “U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur nga kapitullimi i Zoran Zaevit, të pakënaqur nga marrëveshja e arritur me Ciprasin, të pakënaqur nga cunami ekonomik dhe shkretimi i Qeverisë së LSDM-së, që të na bashkëngjiten në protestën në Manastir. Protesta do të fillojë në orën 13:30, vendi Salla e sportit në Manastir, do vazhdojmë nëpër Shirok Sokak e deri te përmendorja e Goce Dellçevit, para Shtëpisë së kulturës” theksoi zëdhënësi i kësaj partie,  Dimçe Arsovski. Sipas tij, VMRO-DPMNE do të shfrytëzojë të…

Lexo më Shumë

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes, të hënën pritet të kalojë në Qeveri, ndërsa i njëjti do të dërgohet në Kuvend për miratim. Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumica e të pranishmëve në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘pro’, transmeton Alsat M. Sipas procedurave, ligji dërgohet në presidencë. Presidenti Ivanov në afat prej shtatë ditëve duhet të firmosë të njëjtin. Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos, marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek…

Lexo më Shumë

10.35- Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë. Me të, Maqedonia merr emrin “Maqedonia e Veriut”. Zaev dhe Cipras 10.30- Fjalim mban kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. “Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës. Marrëveshja na sjell jetë më të mirë. Procesi…

Lexo më Shumë

Refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar marrëveshjen për emrin, i arritur në mes të Shkupit dhe Athinës, nuk do të ketë ndikim në vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe përgjegjës për zgjerim, Johannes Hahn shprehu besimin se vendet anëtare të BE-së do të japin dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë. “Vendet anëtare kanë ardhur në përfundim se nëse ka zgjidhje për kontestin e emrit, ajo do të jap presion moaral ndaj të gjithëve për të reaguar”, tha…

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë sot e promovoi gjeneratën e 14-të të absolventëve, ndërsa në solemnitet morën pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe të Sllovenisë, Xhes Bejli dhe Milan Jazbec dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Ambasadori Bejli në fjalimin e tij tha se është optimist edhe për të ardhmen e Universitetit të EJL-së dhe për të ardhmen e Maqedonisë si vend. “Ky është fillim i ri për Universitetin pasi profesori Abdulmenaf Bexheti do ta ndërmarrë funksionin e rektorit, ndërsa profesori Zamir Dika do të fillojë fazë të re në karrierën e tij. Në përgjithësi ky është…

Lexo më Shumë

Kundështimet e vazhdueshme të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov vizavi politikave të Qeverisë, mos dekretimi i ligjit për gjuhët, kundërshtimet dhe mos pranimi i propozimit të ri rreth emrit,  ka bërë që Maqedonia të futet në krizë të thellë ku qartazi mosdakordimi mes Presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit, po bëhet pengesë në funksionim. Ivanov tanimë ka kohë që nuk gëzon mbështetjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, por si po i afrohet fundi i mandanit, ka filluar të jetë i pa dëshiruar edhe për një pjesë të qytetarëve maqedonas, e sidomos atyre të cilët përkrahin politikat e LSDM-së. Analistët ndërkohë, dënojnë…

Lexo më Shumë

“Nesër është ditë historike për Maqedoninë, me të cilën do të shkruhet e ardhmja e këtij vendi”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes historike për çështjen e emrit me shtetin fqinj grek. Sipas Dimitrovit, ditën e nesërme bëhet një hap shumë i madh për përmbylljen e një çështjeje, që është e vjetër, aq sa është e vjetër pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë “Kemi forca me të cilat do të luftojmë për të ecur përpara dhe kemi focrca që luftojnë për…

Lexo më Shumë

Në tekstin e publikuar në “Forin Popisi” amerikan, profesori Edward Joseph propozon që kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për shkak të marrëveshjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Joseph beson se marrëveshja “krijon një model për trajtimin e përplasjeve të identitetit që dërgojnë në konflikt jo vetëm në Ballkan, por në nivel global”, si dhe se ajo sjell rritje të besimit në Bashkimin Evropian dhe në “projektin e plotë perëndimor” të Ballkanit. Profesori thekson edhe historinë e brishtë të Maqedonisë me fqinjët, ku edhe pse deklarojnë se e pranojnë, por në një mënyrë apo…

Lexo më Shumë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit sot në Kumanovë dhe në fshatrat përreth shpërndau shportat nga projekti ‘Shporta e Fitër Bajramit’. Aktivistët e QSA-së u shpërndan në ekipe në qytet dhe fshatra të ndryshëm duke përcjell porosinë e Fitër Bajramit. Në këtë mënyrë mesazhi i solidarizimit dhe humanizmit arriti deri te secila familje shqiptare duke u mundësuar të njëjtëve që të nesërmen të kanë mundësi ta presin sa më mirë. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit qysh prej themelimit të saj në vitin 2007, në mënyrë të vazhdueshme e zbaton projektin e Fitër Bajramit duke u solidarizuar me familjet skamnore. Me këtë…

Lexo më Shumë