Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale hodhi poshtë ankesën e biznesmenit Sead Koçan, i cili kërkoi që të anulohet dënimi me burg. Me këtë, Këshilli Penal konfirmoi vendimin e gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve kundër së cilës Koçan ka ngritur ankesë. “Pasi marrjes së të gjithë dokumentacionin në lidhje me ankesën, Këshilli Penal mbajti një seancë dëgjimore publike me 26 korrik. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ankesës, Këshilli vendosi që ankesa të refuzohet si e pabazë dhe të mbështetej vendimin e gjykatësit për shqiptimin e dënimit me burg, menjëherë”, thonë nga Gjykata. Vendimi në mënyrë të shkruar është dërguar deri…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Maqedonisë për Vetëqeverisje Lokale Goran Milevski dhe ministrja serbe për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq sot në Leskovac në solemnitet e emëruan fillimin e Thirrjes së parë publike për projekte të bashkëpunimit tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të cilën nga Programi IPA 2 i BE-së do të sigurohen 3,5 milion euro. “Përfundimisht edhe kjo ndodhi. Projekti i parë publik për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është publikuar më 25 korrik dhe do të hapet deri më 27 shtator. Nga instrumenti IPA i BE-së në dispozicion kemi gjithsej 3,5 milion euro. Bashkëfinancimin nacional për…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, Husein Karimi. Në takim, Ismaili dhe Karimi biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Iranit, i cili realizohet në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet qeverive të të dyja vendeve, si dhe në bazë të Programit të nënshkruar për zbatimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik ndërmjet ministrive të të dyja vendeve për periudhën deri në vitin 2021. Bashkëbiseduesit ranë dakord se të dyja vendet kanë një bazë të mirë…
Ish-shefit të shërbimit sekret DSK , Sasho Mijallkov nuk do ti jepet pasaporta për shërim jashtë vendit. Këtë vendim e ka sjellë sot Gjykata Penale në bazë të vendimit negative të prokurores Speciale, Fatime Fetai, e cila ka në kompetencë rastin “Titanik2”, ku i akuzuari kryesor është Mijallkov dhe që u dënua me tre vjet e dy muaj për parregullsi zgjedhore. Ai kishte dorëzuar një dosje dokumentash për shërim jashtë vendit, por që mori përgjigje negative. Pasaporta e tij ishte konfiskuar me kërkesën e prokurores speciale Fazime Fetai, si masë për sigurimin e prezencës, derisa zgjatë procedura ankimuese. Kundër këtij…
Në seancën e sotme Qeveria për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport ka emëruar zëdhënësin njëherësh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin, shkruan Almakos. Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. Gjithashtu e flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke. Gjithashtu opinioni e njeh edhe…
Komuna e Bogovinës do të bëhet me Shtëpi Kulture. Informacionin e ka bërë të ditur kryetari I komunës, Albon Xhemaili I cili ka theksuar se tash më është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Kulturës dhe janë siguruar mjetet financiare për realizimin e fazës së parë të projektit në vlerë prej 25.000.000,00 denarë. “Me ministrin z. Hysni Ismaili në Ministrinë e Kulturës, është nënshkruar marrëveshja për realizimin e ndërtimit të Shtëpisë së kulturës në Komunën e Bogovinës, për të cilën janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 25.000.000,00 denarë. Këto mjete financiare janë siguruar vetëm për fazën e parë të projektit”,…
Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM po përpiqet më kot të bindë qytetarët se ekonomia e vendit po shkëlqen. “LSDM-ja që kurë është në pushtet ekonominë e Maqedonisë e shtyn vetë drejtë humnerës. Qytetarët i ndjenjë politikat e këqija të Zaevit. Mbi 500.000 jetojnë në mjerim”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga atje shtojnë se rreth 18.500 qytetarë u larguan nga Maqedonia, prej të cilëve rreth 8.000 nuk u kthyen. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të ardhurat nga taksat regjistruan një rënie mesatare prej 3.4% në terma nominalë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, sot ka paralajmëruar para opinionit se shumë shpejt pritet që të lirohet ish ushtari i UCK-së, Tomor Morina, transmeton Almakos. “Dinjiteti i ish UÇK-së dhe ushtarëve të tyre mbetet i lartë dhe faqebardhë, pamvarêsisht gabimeve që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përfaqësuesit e tyre politik në kohën deri sot. Askush nuk guxon të nëpërkembë vlerën, sakrificën dhe dinjitetin e tyre dhe për këtë zotohemi dhe duhet të zotohemi të gjithë, pamvarësisht jemi në pozitë ose opozitë, ngase çështjet kombëtare dhe njerëzore janë mbi të gjitha, qofshin ato kolektive apo individuale. Prandaj, falë…
Derisa qytetarët e rëndomë për çdo ditë dënohen nga inspekcionet e ndryshme komunale dhe shtetërore, kjo sikur nuk vlen për të përkëdhelurit dhe kriminelët e BDI-së dhe LSDM-së! Rasti i fundit në Ohër e qe ka të bëjë me Nefi Useinin i cili për çdo ditë përmendet në mediumet e vendit, më së miri flet për kapjen e institucioneve shtetërore nga ana e partnerëve të koalicionit qeveritar dhe drejtësisë selektive në vend. Kohëve të fundit nëpër mediume dëgjuam disa herë për bazën e betonit “NEFI INVEST” që gjendet në afërsi të liqenit të Ohrit e që është ndërtim pa leje.…
Prindërit e një vajze 13-vjeçare nga Negotina kanë denoncuar në SPB Veles se vajza e tyre seksualisht ka qenë e shqetësuar nga disa minorenë. “Më 5 korrik në pishinën e qytetit në Negotinë, dy minorenë të moshës 15-vjeçare kanë sulmuar një vajzë 13-vjeçare nga Negotina dhe e kanë prekur në trup. Tërë ngjarja është e incizuar nga një minoren tjetër në celular, i cili pastaj incizimin ua dërgoi personave tjerë. Prindërit e vajzës rastin e kanë denoncuar më 25 korrik 2019 në stacionin policor”, deklaroi për MEDIAL-n Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Në prani të ekipit profesional nga Qendra…
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e rregullt të cilën e konvokoi kryeparlamentari Talat Xhaferi, shkruan Almakos. Si pikë e rendit të ditës Talat Xhaferi vendos edhe ligjin për verën e cila zgjoi mjaft interesim të madh posaçërisht te blloku i partive maqedonase si dhe disa shqiptare./Almakos
Sot do të ketë takim të ri në mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për regjistrim. Regjistrimi nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike dhe të bëhet mjet kalkulimi në mes partive. Këtë e pamë se nuk ishte e mirë, tha Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp të mbajtur në Kuvend. Dimovski gjithashtu kujtoi se “regjistrimin askush nuk duhet ta marrë si frikë ose mburrje për përfitime ose humbje të të drejtave qytetare”. OBRM-PDUKM do të kërkojë që regjistrimi të bëhet në vitin 2021 që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje. Në lidhje me ligjin, ai tha…

