Mot i ngrohtë me erë kohë pas kohe të përforcuar veriore do të jetë në tre ditët në vijim. Të shtunën, në orët e pasdites, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, nga e diela do të jetë pak më freskët. Më ngrohtë do të jetë të premten kur priten temperatura maksimale deri në 39 gradë Celsius. Sot, megjithatë, në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të përcjellë me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të përforcohet.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se mbrëmë rreth orës 22, në një aheng dasme të organizuar në oborrin e shtëpisë së personit 47 vjeçar me inicale B.D, në rrugën “172” në Reçicë të vogël të Tetovës, me armë zjarri kanë përfunduar të plagosur dy persona 27 vjeçari me iniciale A.B dhe 26 vjeçari me iniciale F.A nga Reçica e madhe. Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Tetovës për trajtim. Prokurori dhe ekipe të SPB-së Tetovë kanë kryer hetim dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Pas publikimit të lajmit të mbrëmshëm se…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, mori pjesë në dhënien e ndihmave ortopedike për personat me aftësi të veçanta fizike që do të përmirësonin lëvizshmërinë e tyre. Pajisjet sigurohen nga Unioni Kombëtar i Personave me Aftësi të Veçanta – Mobiliteti Maqedoni, me fonde nga MPPS-ja të alokuara për Shoqatën në përputhje me programin e punës dhe planin financiar të miratuar për vitin 2018. Shuma totale e shpenzuar për pajisjet ortopedike është 1.6 milion denarë. “Jam vërtet e kënaqur që sot 36 persona me aftësi të veçanta të rënda fizike po marrin ndihmën e nevojshme. Ministria e Punës dhe…
Përfundoi ekspertiza e telefonit të dytë të telefonit të prokurores së PSP-së, Katica Janeva, por nga prokuroria theksuan se detajet nuk mund të publikohen. Pas dhënies së udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më datë 23 të këtij muaji ka gjetur telefonin e dytë të Janevës. Telefoni, siç deklarojnë nga Prokuroria, është gjetur me anë të ndjekjes së numrit të IMEI me ndihmë e operatorit telefonik dhe personit të cilit tha se telefonin e ka marrë si dhuratë. Pas lëshimit të urdhrit të parë të konfiskimit të telefonave celularë, u gjet vetëm një…
Rezultatet financiare të funksionimit të Shërbimit të Transmetimit Publik dhe televizioneve dhe radiove komerciale për vitin e kaluar tregojnë se mediat e Maqedonisë vitin e kaluar shënuan humbje prej 96.91 milion denarë, thuhet në analizën e tregut për Shërbimet e Mediatike Audio dhe Audiovizuale për vitin 2018. Në analizë, të përpunuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), tregon se në fund të vitit 2018, Radio dhe Televizioni i Maqedonisë raportoi humbje të funksionimit për herë të parë pas pesë vjetëve. Vitin e kaluar, të ardhurat nga RTVM-së u ulën me 8.44 përqind, televizionet komerciale për 4.52 përqind,…
Vetingu i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën flitet tashmë një kohë të gjatë, ndërsa ministri dikasterial Olliver Spasovski theksoi se do të zbatohet mbi të gjithë nga pastruesja deri te ministri, dje kaloi në seancë qeveritare. MPB më së voni deri më 20 gusht të këtij viti duhet të formojë Grup punues me detyrë që të të hartojë Propozim-plan të masave, aktiviteteve dhe dinamikës për zbatimin e procesit që duhet më së voni deri më 1 tetor të këtij viti të dorëzojë në Qeveri. Në grupin punues ndërdikasterial është parashikuar të marrin pjesë të…
Gratë në Maqedoninë e Veriut jetojnë më gjatë se burrat për 3.8 vjet, tregojnë të dhënat e Eurostat. Dallimi më i madh në jetëgjatësinë midis burrave dhe grave në vendet e rajonit është në Bullgari, ku jetëgjatësia e popullatës femër është më e gjatë se shtatë vjet. Gratë në Serbi jetojnë më gjatë se burrat për pesë vjet, në Greqi për 5.1 dhe në Turqi për 5.6 vjet. Dallimi më i madh në jetëgjatësinë midis burrave dhe grave në vendet e BE është në Letoni me 9.9 vjet, në Lituani 9.8, në Estoni 8.8, në Poloni 7.9 dhe në Rumani…
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov ditën e enjte viziton Maqedoninë dhe bashkërisht në kryeministrin Zoran Zaev do të nderojnë varin e Goce Dellçevit dhe do ta festojnë festën e Ilindenit. Mediat bullgare shkruajnë se Borissov nuk do të merr pjesë në manifestimin në Krushevë në Meçkin Kamen, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Bullgar Borissov dy herë merr pjesë në manifestim të përbashkët të festës së Ilindenit. Është paraparë që Borissov në Shkup të takohet edhe me kryetarin e vendit, Stevo Pendarovski. Ai vizitën e tij do të vazhdojë në Dojran ku gjendet busti i figurës bullgare Konstatin Kavarnaliev, i cili ka vdekur…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto ditë do të jetë në Austri dhe në Hungari. Nga partia e tij vërtetojnë se do të ketë takim mes kryeministrit hungarez Viktor Orban, por nuk mohojnë se do të takohet edhe me Nikolla Gruevskim i cili ndodhet në arrati në Budapest. “Në takim pritet të bisedohet për çështjet lidhur me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, si dhe këmbimi i informacioneve të partive si motra për drejtimet e veprimit të mëtejshëm para Kongresit të ardhshëm të Partisë Evropiane Popullore për zgjedhjen e kryesisë së re”, thuhet në njoftimin e kumtesës…
Ministria e Kulturës ka siguruar mjete financiare për rikonstruktimin total të Pallatit të Kulturës “Shota”, në fshatin Negotinë. Infotmacionin e kanë konfirmuar edhe nga komuna por edhe nga Ministria. “Investimet kapitale në Komunën e Vrapçishtit këtë radhë i takojnë kulturës. Sot ësht nënshkruar kontratë në interes kulturor, kontratë e cila parasheh rikonstruktimin e Pallatit të Kulturës “Shota” në fshatin Negotinë. Kjo kontratë u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Projekti kap vlerën prej 18.418.524,00 denarëve dhe i njejti pritet të fillojnë nga fundi i muajit të ardhshëm. Komuna së bashku me…
Mickoski do takohet me Orbanin dhe Nikolla Gruevskin sot. Takimet tani për tani mbahen të fshehta. Lideri formal i VMRO-DPMNE-së, sot në Budapest do realizoj takim me Viktor Orbanin. Nuk përjashtohet mundësia që në takim të jetë i pranishëm edhe Gruevski. Pas takimit Mickoski me siguri do ketë takim me shefin e tij Gruevskin, i cili po shijon azilin të cilin ia dhuroi Orban që ta shpëtoj nga dënimet që e presin në Maqedoni. Çfarë do ta këshilloj Orbani Mickoskin, dhe çfarë do ta urdhëroj shefi i tij partiak, do shihet qartazi në daljen e parë të Mickosit në opinion…
Nuk ka detaje të reja rreth rastit “Reket” dhe hapat që po ndërmerr Prokuroria për Krimin e Organizuar. Po pritet ekspertiza e telefonave celularë të Katica Janevës, e cila duhet të zbardh nëse ajo ka komunikuar me Boki 13, i cili është i dyshuari i parë për zhvatje të 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Dhe ndërsa prokuroria është e kujdesshme me njoftimet që bën, roli kryesor për komente të çështjes deri më tani ka kaluar në duart e politikës. Kryeministri beson se qeveria ka krijuar kushte që Prokuroria të mund të ndjek krimin duke përmendur rastin “reket”. Ky…

