Author: Hamdi Kumanova

Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lirohet nga paraburgimi. Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës. Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i Qendrës së re Klinike Universitare në Gjorce Petrov do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të përfundojë për shtatë vjet, dhe i gjithë projekti do të kushtojë 500 milion euro, para që do të sigurohen me kredi nga bankat komerciale “Erste Grup”, “Rajfajzen Bank” dhe “Unikredit”, të cilat paraqitën ofertën më të mirë, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me gazetarët. “Ministria e Financave ka dërguar 18 kërkesa për fondet e investimeve ndërkombëtare dhe bankat tregtare,” tha Filipçe, duke shtuar se gjashtë janë përgjigjur, ndërsa oferta e ofruar nga bankat Erste…

Lexo më Shumë

LSDM i ka parashtruar pyetje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se në Budapest a ka udhëtuar për të takuar ish-liderin e tyre Nikolla Gruevskit dhe për t’u konsultuar me të. “Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje. A thua Hritijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki? A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë? A shkoi Mickoski…

Lexo më Shumë

Kompania e fluturimeve “Wizzair” që disponon me tregun e madh të fluturimeve nga Maqedonia e Veriut ka nisur me fluturime të reja. Sipas njoftimit të kompanisë, prej sot fluturime të reja do të ketë nga Shkupi për në Torku të Finlandës dhe për në Larnaka të Qipros. Shkup – Torku (Filnand) Shkup – Larnaka (Qipro) Ohër – Memingen (Gjermani) Ohër – Dortmund (Gjermani) Ndërsa nga Ohri do të ketë fluturime për në Memingen dhe Dortmund të Gjermanisë. “Wizzair” nga aeroportet e vendit shërben rreth 40 destinacione.(INA)

Lexo më Shumë

Kuvendi dhe shumica e institucioneve pritet që këtë javë që vjen të shkojnë pushime verore dhe se punëve të tyre do ti kthehen nga fundi i muajit. Kryeministri Zoran Zaev theksoi ditë më parë se për pushime do të shkojë në Greqi, edhe ate pas tre viteve. Ndërsa pjesën e parë të gushtit do ta kalojë edhe në Ohër. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se pushimet do ti kalojë në Kroaci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk dihet se këtë verë a do të udhëtojë për pushime jashtë vendit, dhe se pritet edhe gushtin ta kalojë…

Lexo më Shumë

Faturat për ngrohje qendrore që nga muaji gusht do të jenë më të lira njoftojnë sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Të kyçurit në BEG do të marrin fatura më të lira për gjashtë përqind, të kyçurit në Shkup veri për 12 përqind, ndërsa ato të kyçurit në energjetikën e ELEM-it pesë përqind. Bëhet fjalë për miratimin e një çmimore të re nga ana e KRE e cila hyn në fuqi nesër./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Koalicioni Margin, Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtimi HERA dhe Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë mirëpresin vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të miratimin e ligjit të ri për arsimin fillor, dhe veçanërisht për të futur dispozita për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna. Deklarata e sotme nga të tre shoqatat tregon se ata kanë avokuar në mënyrë aktive që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të prezantojë dispozita që ndalojnë në mënyrë të qartë diskriminimin në arsimin fillor për të gjitha bazat, përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. “Ligji…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se policia po ndërmerr masa lidhur me incidentin që e shkaktoi këshilltari i Ohrit dhe biznesmeni Nefi Useini, ndërsa pas kompletimit të plotë të rastit do të dorëzohet deri tek Prokuroria për veprim të mëtutjeshëm. “Kjo është gjendje e njeriut i cili sillet në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrë të dhunshme. Ai është ftuar në stacioni policor, janë marrë deklarata, ndërsa merren deklarata edhe nga dëshmitarë të tjerë për tërë rastit dhe të gjitha elemente që do të plotësohen për veprën penale do të dorëzohen deri tek Prokuroria publike”, deklaroi ministri…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale sot në seancë publike e miratoi aktakuzën për rastin “Talir 2” e cila ka të bëjë me ndërtimin ilegal të selisë së OBRM-PDUKM-së dhe e ka paraqitur tek palët. Pas vlerësimit të aktakuzës do të formohet lëndë në përputhje me sistemin AKMIS dhe do në procedurën e mëtejshme do të caktohet termin për debat, deklarojnë nga Gjykata. “Këshilli për vlerësim të aktakuzës e cila procedon pas aktit me NSK CO 15/18 datë 22.11.2018 nga Prokuroria e caktuar si “Talir 2″, më 10 dhe 11. 07. 2019 do të zhvillojë një seancë publike në prani të palëve. Pas vlerësimit…

Lexo më Shumë

Qendra e re Klinike Universitare që do të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit, duhet të fillojë të ndërtohet gjatë dimrit. Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar informacionin për mënyrën e financimit të ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare si dhe Informacionin për fillimin e realizimit të Qendrës së re Klinike Universitare. Ministritë e Financave dhe ajo e Shëndetësisë janë obliguar që të fillojnë negociatat me konsorciumin e bankave Erste Group, Raifaisen Bank dhe Uni Credit për kredinë e siguruar me garanci nga ECA. Ministria e Shëndetësisë si organ kontraktues, duhet ta zbatojë procedurën për furnizimin publik për ndërtim. Nëse…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik. Në atë drejtim, fillon cikli i investimeve prej 5 miliard euro që ka për qëllim ta përshpejtojë rritjen. Janë projektuar një miliard euro për rrugë, mbi një miliard euro për hekurudhë dhe mbi një miliard euro për energjetikë. Do të investohet në investime kyçe kapitale si HC Çebren, përçuesi i lartë drejt Shqipërisë bashkë me gazsjellësin, Qendër e re klinike, ndërsa pasojnë edhe investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, stacione filtruese për ujrat e zeza, sisteme kanalizimi, shkolla, çerdhe dhe shumë projekte…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski, sot përmes një konference për shtyp njoftoi se është dhënë vendim që sezoni i gjuetisë të fillojë më herët, me qëllim për parandalimin e shfaqjes së “Etheve të derrave afrikan”. Siç informoi Dimkovski, sezoni i gjuetisë praktikisht do të fillojë dy muaj më herët nga sa parashikohej me ligj. “Qëllimi është që të zvogëlohet dendësia e derrave të egër në Republikën e Maqedonisë së Veriute, dhe të zvogëlojë shanset e kësaj sëmundje infektive që shfaqet dhe përhapet”, tha Dimovski.

Lexo më Shumë