Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit ka bërë thirrje për bashkim, duke nënvizuar se Ilindeni është simbol i bashkimit. Sipas tij bashkimi në këto momente është më se i rëndësishëm për siç u shpreh ai ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm. “Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gurrë i përçarjes por gurrë i bashkimit. U bashkuam me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ilindeni është thirrje për bashkim dhe jo për përçarje. Bashkë për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme dhe për brezat e rinj. Do të vazhdojmë bashkë ta ndërtojmë të ardhmen…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, sepse kjo do të ishte mosrespekt i ligjit ndërkombëtar. “Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën”, tha Stefanoviq. Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e festës kombëtare Ilinden, tha se karakteri i një kombi vlerësohet nga sfidat me të cilat ka guxim të përballet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetarët e Maqedonisë patën guximin të përballen me më të keqen e shekullit të 20-të, fashizmin dhe nazizmin dhe të çlirojnë atdheun e tyre. Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar. Rruga drejt pajtimit çon në drejtësi bazuar në të vërtetën. Ai gjithashtu tha se dhe drejtësia e vërtetë kërkon sundimin e ligjit. Duhet të jetë vlera jonë themelore që nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Ta transmetosh dhe pranosh si sukses ekonomik lëvizjen e pagës mesatare neto, duhet të jesh ose kryeministër ose ministër i ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por assesi qytetar që efektin e lëvizjeve të tilla të pagës nuk e heton përderisa paralelisht rriten edhe shpenzimet e jetës. Lëvizja e pagës mesatare neto është pasojë ligjore e ngritjes së pagës minimale që obligon sektorin privat dhe e njëjta nuk ndikon në standardin e jetës së qytetarëve. Mos flasim për ata që nuk janë të punësuar fare. Çka ndodhë realisht në ndërkohë me shpenzimet e jetës? Sipas Entit shtetëror për statistikë,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e festës së ilindenit qëndroi në Pelince nga ku porositi se Maqedonia është shtet i përbashkët i të gjithëve, andaj siç u shpreh ai duhet ta rruajmë dhe zhvillojmë për të gjithë. “Dëshiroj nga ky vend t’ju falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për besimin e tyre dhe për përcjelljen me përgjegjësi të amanetit të ilindentasve. Në fakt ju vetëm se e konfirmoni atë që e thotë edhe sllogani i këtij 2 gushti “Të gjithë jemi fëmijët e Ilindenit”. Kemi një shtet të…

Lexo më Shumë

Grupet e punës të pozitës dhe opozitës ende nuk arritën progres në lidhje me ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Edhe takimi i djeshëm përfundoi pa përparim dhe me akuza të ndërsjella. OBRM-PDUKM-ja kërkon që të marrë pjesë në zgjedhjen e trashëgimtarit të prokurores speciale publike, ndërsa ministrja e Drejtësisë vlerëson se opozita promovon mosndëshkim me ligj stalinist. “Disa vendime shumë lehtë e karakterizojnë ligjin e tyre si retrograd dhe stalinist.Opozita kërkon centralizim tërësisht të rreptë të sistemit të Prokurorisë Publike e cila, siç tha, do të thotë prokurori…

Lexo më Shumë

Një turist i huaj ka publikuar në rrjetet sociale dhe google një mashtrim që i ka ndodhur në një restorant në Ohër. Ai ka shkruar se me disa miq ka qenë për drekë në një restorant që dukej i lirë me menynë e ofruar, por më pas fatura për të paguar ka qenë skandaloze. Fatura ka qenë mbi 800 euro, edhe pse ata kishin porositur gjëra të zakonshme. Kur kanë thirrur për tu ankuar menaxherin e lokalit,të punësuarit kanë thirrur sigurimin për ti nxjerrë jashtë. Kjo përvojë siç përshkruhet është e keqe pasi që turistët e huaj e kanë shpërndarë…

Lexo më Shumë

Pesë persona të lënduar rëndë në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe dy gra është bilanci i aksidentit të mëngjesit të sotëm në autostradën Tetovë – Gostivar, ku u përplasën tre makina, një citroen, një makinë e tipit reno dhe një mercedes. Personat e lënduar, fillimisht ndihmën e parë e kanë marrë në spitalin e Tetovës, ndërsa më pas, për shkaku të lëndimeve të mëdha janë dërguar në klinikat e Shkupit për një trajtim më të mirë. Aksidenti ka ardhur si pasojë e vozitjes së shpejtë, ndërkohë që është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material. Për pasoj të aksidentit në…

Lexo më Shumë

Me qëllim që të sigurohet demetropolizimi i kulturës së kryeqytetit dhe disperzionit të saj në mjediset lokale dhe pasurimi, intensifikimi dhe rigjallërimi i ofertës kulturore, Ministria e Kulturës sot e shpalli Konkursin për pjesëmarrjen në financimin e projekteve për Manifestimin “Vala e re kulturore” në vitin 2019. Manifestimi, të cilin Ministria e Kulturës do ta realizojë përmes Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka për qëllim ta stimulojë dhe aktivizojë skenën e pavarur kulturore dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë. Të drejtë për të marrë pjesë në Konkurs, i cili do të zgjasë deri më 30…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë. Vizitën disaditore në Turqi kryetari Gashi e ka hapur me takimin me Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), z. Numan Kurtullmush. Ky takim u realizua me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për…

Lexo më Shumë

Mbrëmë për fat të keq janë lënduar dy vetë në një festim familjar. E di se ka marrë pjesë edhe një deputet në këtë festim familjar, por të gjitha faktet dhe argumentet nga hetimi që u bë mbrëmë do të sistematizohen dhe mbi bazë të kësaj do të jepen të dhëna Prokurorisë Publike me qëllim që të zbardhet rasti, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovsli lidjur me incidentin që ndodhi mbrëmë në një dasmë në Reçicë të Vogël ku u lënduan dy persona, njëri prej të cilëve ishte djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademit. Sipas Spasovskit,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit i cili fitoi azil politik në Hungari, të kthehet në Maqedoni, për shkak se edhe dënimi me burg është ndihmë. “E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, tha Zaev duke i bërë thirrje Nikolla Gruevskit të kthehet në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Zaev e komentoi edhe takimin e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. “Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane.…

Lexo më Shumë