Dy gra janë plagosur nga krismat në një aheng familjar në Gostivar ku i dyshuar për lëndimin e tyre është vetë nikoqiri i dasmës. Menjëherë pas incidentit dy gratë janë shtruar për kurim në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri është privuar nga liria. Incidentin e ka konfirmuar Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. “Gjysmë ore pas mesnatë në oborrin e shtëpisë familjarë të B.H. (53), derisa ka zgjatur ceremonia e dasmës, ka pasur krisma me armë zjarri. Në rrethana ende të pa zbardhura deri në fund ka ardhur deri te lëndimi i…
Author: Hamdi Kumanova
Një zyrtar policor është në mesin e 10 të arrestuarve pardje për posedim droge. Në aksionin policor në Strugë janë arrestuar shtatë persona për posedim të marihuanës, ndërsa në Gostivar janë arrestuar dy persona për posedim të kokainës, ku një prej tyre ka qenë polic por jashtë orarit të punës, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga MPB thonë se do të ngritet procedurë ndaj të punësuarit të tij dhe se pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal.
Gjatë qëndrimit disaditor në Ankara, delegacioni i Alternativës, i udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi, ku merr pjesë edhe Hysni Ismaili – ministër i Kulturës dhe Orhan Murtezani – zëdhënës i partisë, e vizitoi edhe Shtëpinë Muze të Mehmet Akif Ersojit (1873-1936), ku ai kishte qëndruar kur ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Turqisë më 1920. Me këtë rast ata u njoftuan me veprimtarinë politike të Shkrimtarit në ditët e ndërtimit të Republikës së Turqisë dhe rolin e tij si deputet. Mehmet Akifi në Turqi njihet si autor i himnit turk “Marshi i pavarësisë” dhe si një veprimtar, shkrimtar e publicist…
Ish-deputeti i LDK-së, Shpëtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie. Këtë e ka pohuar vetë ai në një prononcim për Insajderin. “Kam dhënë dorëheqje. Prej sot më nuk jam pjesë e LDK-së”, ka thënë Bulliqi. Si arsye të dorëheqjes, Bulliqi e ka përmendur një klikë komuniste siç e ka quajtur ai, që ka ardhur në krye të partisë dhe sipas tij po punon vetëm për interesa personale të 3-4 njerëzve. “Arsyet janë zhvillimet që kanë qenë zhvillimet nëpër kuvendet zgjedhore, dhe tash rizgjedhja e klanit në krye të LDK-së, një klan komunist që e ka…
Metodat që Zoran Zaev i përdor përmes instrumenteve të pushtetit ndaj popullit janë dëshmi se po sundon regjimi, njofton në kumtesë deri te mediumet VMRO-DPMNE-ja. “Populli është viktima e krimit, haraçit, varfërisë, represioneve dhe frikësimeve. Secilën ditë zbatohen metoda për dënimin e qytetarëve që nuk pajtohen me qeverisjen e LSDM-së”, thuhet në kumtesë. Për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, thuhet më tej në kumtesë, “partia më e madhe opozitare është ndaluar që të shtrojë lule para bustit Makedonium tek varri i Nikolla Karevit në Krushevë dhe se u prish tradita që ka ekzistuar me vite ku opozita…
Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut posaçërisht në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit. Temperatura maksimale në vend pritet të jetë prej 29 deri 38 gradë celsius, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Shkup moti pritet të jetë me diell ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut, vetëtima dhe erë të përforcuar. Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe me temperatura të larta. Nesër do të ketë erë të përforcuar në drejtim veriore ndërsa temperaturat më të larta pritet të ketë ditën e enjte dhe të…
Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për media pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së. Ai është shprehur se demokracia në LDK është më ndryshe, duke vlerësuar se procesi është kryer me sukses. “Në LDK demokracia është më e rëndë sesa në partitë e tjera, të harmonizojmë kërkesat e shumta, të shohim shumë vërejtje e sugjerime. Vlerësoj se ky proces është kryer me sukses, qëllimi i këtij procesi ka qenë që LDK-ja të forcohet edhe më shumë, të inkuadrohen njerëz të rinj”, tha Mustafa. Më tutje, Mustafa u shpreh se kanë pasuruar LDK-në nga pikëpamja gjinore…
Së paku pesë persona nga nëntoka e Serbisë kanë blerë tokë në Maqedoninë e Veriut për të rritur kanabis për qëllime mjekësore. Një biznesmen kontrovers ka investuar dhjetëra miliona euro në të mbjella, shkruan gazeta serbe Novosti. Sipas gazetës, kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pak më shumë se një vit më parë (prill 2018), u bëri thirrje të gjithëve që kanë para të investuojnë në prodhimin e kanabisit, sepse është fitimprurës, erdhën të parët kriminelët serbë. Së paku pesë persona nga nëntoka, të cilët përmes blerjes direkte, në partneritet me “kolegët” maqedonas, u bënë pronarë të fushave pjellore në këtë…
Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Kryesisht në pjesët veriore dhe lindore do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa lokalisht do të ketë edhe kushte për procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar. Do të fryjë erë e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët tjera nga drejtimi veriperëndimor. UV=8. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 25 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëviz prej 25 deri 38 gradë.
Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq theksoi se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, atëherë kjo nënkupton se ky vend nuk respekton të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë se do ta ekstradojë. “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të ekstradimin e tij në duartë e organeve serbe. Kjo nëse nuk ndodhë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më tej, nuk dua të prejudikojë”, ka thënë…
Shumë qytetar vendosën që ditët e fundjavës ti kalojnë në disa vendet turistike, si Ohër, Strugë, Mavrovë, me çka kishte rritje të intensitetit të komunikacionit në magjistralen perëndimore. Sipas të dhënave nga kryerja e pagesave në pikë pagesën e Gostivarit më 1 dhe 2 gusht kanë kaluar mbi 50 mijë automjete. Që tu iket radhëve dhe pritjeve të gjata policia njofton për masa të veçanta ditën e diel dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm dhe durimtar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. “Pritet që numri më i madh i qytetarëve që shkojnë në vendet turistike të…
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop, në një atmosferë vëllazërore e priti në vizitë zyrtare, në Pallatin Bejlerbej, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Me këtë rast kryetari Gashi e falënderoi Kryeparlamentarin turk për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk. Kryeparlamentari Mustafa Shentop, i cili me origjinë është nga Maqedonia e Veriut, i garantoi kryetarit Gashi se mbështetja e Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se Turqia vazhdimisht do të qëndrojë pranë…

