Gjatë qëndrimit disaditor në Ankara, delegacioni i Alternativës, i udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi, ku merr pjesë edhe Hysni Ismaili – ministër i Kulturës dhe Orhan Murtezani – zëdhënës i partisë, e vizitoi edhe Shtëpinë Muze të Mehmet Akif Ersojit (1873-1936), ku ai kishte qëndruar kur ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Turqisë më 1920.
Me këtë rast ata u njoftuan me veprimtarinë politike të Shkrimtarit në ditët e ndërtimit të Republikës së Turqisë dhe rolin e tij si deputet.
Mehmet Akifi në Turqi njihet si autor i himnit turk “Marshi i pavarësisë” dhe si një veprimtar, shkrimtar e publicist që e ka përshkruar fundin e shekullit XIX dhe gati gjysmën e shekullit XX.
Siç dihet, ai është me origjinë nga Kosova. Babai i tij, Tahir Efendiu, është i lindur në fshatin Sushicë e Epërme të Pejës, ndërsa Mehmet Akifi e deklaron origjinën e tij shqiptare dhe flet për trojet shqiptare edhe në veprën e tij të njohur “Safahat” (Fletët), e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe nga SHB “Logos-A” në Shkup.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Salla Universale nuk do të quhet Vllado Janevski, propozimi nuk mori mbështetje në Këshillin e Qytetit të Shkupit
- Kontrolli prindëror në WhatsApp: Si të mbani të sigurt adoleshentët tuaj
- Shpallet kompania fituese që do të ndërtojë kullën 78 metra të lartë te Tajvani
- Refuzohet propozimi i LSDM-së për pagën minimale 600 euro
- “MOS MA NJOLLOSNI EMRIN!” – Rozana Radi reagon ashpër: “Kam partnerin dhe familjen time”
- I dërguari i Kinës bën thirrje për përmirësimin e qeverisjes globale të të drejtave të njeriut
- Videot intime të artistëve/ Reagon Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e tyre, po sajohen histori mbi jetën time private
- Nga 7 në 5 ditë pushim mjekësor, opozita në RMV kërkon të rishikohet vendimi



