Nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Tabanovc. “Për dalje nga shteti nuk ka pritje, ndërsa për hyrje pritet prej dhjetë deri 15 minuta”, kumtuan nga VK Tabanovc. Nga LAAM informojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është i rritur. .
Author: Hamdi Kumanova
Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë. Ai u arrestua për shkak të një urdhër arresti nga Serbia me akuzën kryerjen e krimeve të luftës. Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani tha se nuk ka shansa teorike që Morina të ekstradohet në Serbi. Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendos të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së. Kundër ekstradimit ishte dal edhe kryeministri…
Në dy raste policia gjatë ditës së djeshme ka gjetur 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi. Zyrtarët policorë dje në orën 18:40, në ‘Tabanoc’ pas pompës së benzinës në autostradë, tek ura, kanë vërejtur furgon ‘Iveco’ me tabla të Strumicës e drejtuar nga një 35 vjeçari banor i Gjevgjelisë. Gjatë kontrollit të automjetit, siç thuhet në njoftimin e policisë, janë gjetur 21 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi. Vozitësi është arrestuar dhe së bashku me emigrantët është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton Telegrafi Maqedoni. Në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë, mbrëmë në…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut informoi se dje rreth orës 19:40 në pikën kufitare Bogorodicë, është kapur një qytetar me letërnjoftim të falsifikuar duke dal nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk. Qytetari B.S. tentoi të kaloj kufirin me letërnjoftim zviceran të falsifikuar, por dokumenti i falsifikuar u konfiskua menjëherë nga autoritetet policore. B.S. menjëherë është dërguar në Stacionin policor në Gjevgjeli, për vazhdimin e procedurave.
Një shtëpi dhe një hangar u dogjën në Shipkovicë dhe Çellopek të Epërm. Të lënduar në nuk ka, është shkaktuar vetëm dëm material. Siç njoftoi komandanti i Njësisë kundër zjarrit të Tetovës, Uka Aliti, një zjarr ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ndërsa tjetri sot në mëngjes. “Zjarri në Shipkovicë është denoncuar rreth orës 15. Për intervenim kanë shkuar pesë zjarrfikës me dy automjete. Në shtëpinë ka jetuar një familje pesë anëtarëshe”, tha Aliti. Zjarri në Çellopek të Epërm është paraqitur mbrëmë në orën 1:00. Në objektin i cili është përdorur si fermë për ruajtjen e bagëtive dhe ushqimit për…
Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni i Alternativës, në përbërje Afrim Gashi – kryetar, Hysni Ismaili – ministër i Kulturës dhe Orhan Murtezani – zëdhënës i partisë, e vizitoi edhe Fondacionin “Muhsin Jazicioglu”, ku është edhe varri i të ndjerit dhe, në shenjë respekti për personalitetin dhe veprën e tij, ata kënduan një Fatiha mbi varrin e tij. Jazëxhëogllu ishte një politikan turk – themelues i partisë politike “Byjyk Birlik Partisi” (Partia e Unitetit të Madh), e cila ka qenë në opozitë edhe në qeverinë e Erbakanit, por edhe atë të Erdoganit, por gjithnjë ka qenë në mbrojtje të interesave të dobëtëve…
Nëse planifikoni të bleni veturë të re duhet të dorëzoni veturën e vjetër Euro 3 në njërin nga autosalonet dhe në parkingjet që shesin vetura dhe të merrni një veturë me standardin së paku Euro 5. E për këtë Qeveria ju jep 3 mijë euro. Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, vlera e automjeteve që do të subvencionohen nga shtetit nuk duhet të jetë më e lartë se 12 mijë euro. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi për Alsat-M se përveç nga sallonet, makinat e vjetra qytetarët mund t’i zëvendësojnë edhe në pikat tjera të shitjes., por ato që do…
Moti sot në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e përforcuar kryesisht në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri 34 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë kryesisht i njëjtë, me diell dhe me vranësira të vogla ku temperatura maksimale do të arrijë 34 gradë celsius. Prej ditës së nesërme në vend pritet të ketë rritje të temperaturave.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti e ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se uron që zgjedhjet të shërbejnë për një Kosovë më të mirë, shkruan lajmi.net. Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook: Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët. /Lajmi.net/
Vetëvendosje ka reaguar pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Yll Rugova nga Vetëvendosje, e ka uruar LDK-në për zgjedhjen e kryetarit, shkruan lajmi.net. Ka thënë se ka gjasa të ketë koalicion mes partisë së tij dhe LDK-së. Megjithatë, Vetëvendosje nuk është se gjithmonë i kanë pasur raportet e mira me kreun e LDK-së. Madje gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër, ishte sulmuar me vezë nga deputetët e VV-së. Madje militantët e partisë së Kurtit kishin shkuar edhe më largë duke ia sulmuar me molotov shtëpinë, Isa Mustafës. Ky është postimi i Rugovës në Facebook: Urime LDK-së për…
Djaloshi pesëmuajsh e gjysmë Unik Statovci ka ndërruar jetë para pak kohës pas një sëmundje të rëndë në mushkëri. Familja e tij kishte kërkuar ndihmë pasi ata nuk mund ta përballonin mjekimin e shtrenjtë për vogëlushin. Por, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Megjithatë, babai i Unikut, Valmir Statovci ka vendosur që të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e Unikut nga njerëzit vullnetmirë t’i dhurojë për fëmijët e tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Postimi i plotë i babait të Unikut, Valmir Statovci: Përshëndetje familjar, miq e dashamir! Deshta ta boj dhe një positm të fundit me rastin e…
Anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha, ka treguar se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti, nuk do të jetë më pjesë aktive e LDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Berisha, që është i biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, ka thënë se Hamiti është falënderuar por nuk ka pranuar të jetë më pjesë e rrugëtimit aktivë të partisë. “Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK”, ka thënë Berisha. Këtë akt, Berisha e ka quajtur “akt të…

