Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se qëllimi i Beogradit është që ta zvogëlojë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Daçiq ka theksuar se janë të interesuar që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, të jetë nën 97, dhe shtoi se Somalia është në rrugën e duhur për të rishqyrtuar vendimin e saj. “Ne synojmë që numri të bie nën 97, të jetë më pas se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar Daçiq për TV Pink, transmeton lajmi.net. Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që kur bëhet…

Lexo më Shumë

LSDM i është kundërpërgjigjur akuzave të Mickovskit duke i quajtur sit ë pavërteta dhe një manipulim të rradhës me opinionin public. Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit është e pakompromis dhe nuk njes asnjë përkatësi e aq më pak atë politike, thonë nga partia më e madhe në pushtet. Sipas LSDM-së, vetëm VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickoski janë kundër drejtësisë, i frenojnë reformat në gjyqësi dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Konstandin Konstandinov përmes një kenference për shtyp akuzoi Mickoskin dhe partinë më të madhe në opozitë se ende udhëhiqen nga Budapesti dhe nga ish lideri i tyre, Nikolla Gruevski. Konstandin Konstandinov, LSDM…

Lexo më Shumë

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është me lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në rrugën Prilep-Manastir në fshatin Topollçan. Në aksidentin e ndodhur mes veturës ‘Opel Astra’ e drejtuar nga Gj.M (60) nga Berova, dhe veturës ‘Citroen Berlingo’ e drejtuar nga Z.S (46) nga Manastiri, janë lënduar edhe tre persona. Në aksident ka humbur jetën Z.S ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i automjetit ‘Opel Astra’. Janë lënduar edhe shoferi edhe dy bashkudhëtarët tjerë e automjetit ‘Opel Astra’. Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut, informoi se dje rreth orës 10:30 një veturë ka goditur rëndë këmbësorin, raporton Portalb.mk. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Partizanski odredi”, kur vetura “Ford Galaxy” me targa bullgare, ka goditur në vizëbardha këmbësorin 78 vjeçarin V.D. Si pasojë e kësaj goditje,viktima ka lëndimë të rënda trupore, duke u dërguar menjëherë në Qendrën klinike “Nëna Tereza”. Policia po heton rastin, përkundër asaj se shakatari i aksidentit ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Lexo më Shumë

Vizita zyrtare e delegacionit të Alternativa-s në Turqi, e kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, ka bërë jehonë tepër të madhe jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediat turke, shkruan Almakos. Takimet me përfaqësuesit dhe zyrtarët e lartë turk, Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së, Numan Kurtullmush, Sekretarin për Politikë të Jashtme të AK Parti-së, Xhevdet Jëllmaz, takimi me ministrin e Kulturës të R. së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoj dhe zëvendësministrin e Kulturës, Serdar Çam, takimi me Zëdhënësin e Presidencës Turke, Ibrahim Kallën janë ndër takimet që kanë…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhdnësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov tha se “lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe nuk njeh asnjë përkatësi, e më së paku përkatësi politike. Vetëm OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë kundër drejtësisë, i ndalojnë reformat në gjyqësi dhe Ligjin për prokurori publike”. “Në bisedimet që po zhvillohen për këtë ligj, OBRM-PDUKM për përfaqësues të vet dërgoi Antonio Milloshoskin, i dyshuar në një rast gjyqësor, dhe dezinfromator kryesor në pallatin e bardhë. Në vend se të kërkojë dorëheqje, Mickoski e ngarkon Milloshoskin”, tha Kostadinov. Ai tha se në dy muajt e fundit,…

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita nuk po arrijnë t’i tejkalojnë dallimet rreth ligjit të ri në bazë të së cilit duhet të realizohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Në bazë të propozim-ligjit të Qeverisë, regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm dhe për realizimin e këtij procesi janë paraparë të shpenzohen 8 milionë e 500 mijë euro. Naser Ziberi, njohës i çështjeve politike, duke komentuar dallimet e pushtetit dhe opozitës lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij i pret me padurim zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka shpalosur se VMRO-DPMNE ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme: fillimi i muajit prill 2020, duke respektuar festat e pashkëve, si dhe fundin e majit, duke pasur parasysh muajin e Ramazanit. Mickoski theksoi se grupet e punës po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për Ligjin e prokurorisë publike, që do të përcaktojë të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Lideri i VMRO-DPMNE tha se është optimist se do të arrihet marrëveshje. “Unë jam optimist se pushteti do të pranojë…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski bëri apel qytetarëve të denoncojnë në MPB secilin zyrtar policor që kërkon ryshfet. “Departamenti ynë për kontroll të brendshme menjëherë do të reagojë. Bashkërisht do t’i heqim këto fenomene”, tha Angellovski i cili njoftoi për arrestimin e pesë policëve në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë‘. Ai tha se po ndërmerren masa kundër të gjithëve në MPB dhe se javën e kaluar ka pasur aksion kundër doganierëve, ndërsa tani për zyrtarët policorë. Angellovski, siç njoftoi më herët MPB, tha se pesë zyrtarë policorë janë arrestuar në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ për dyshime për ryshfet dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në deklaratë për TV21 thotë se e respekton vendimin gjyqësor, ku i ndalohet vizitimi i Tomor Morinës në burgun e Shkupit. Por Osmani gjithashtu tha se i ka dërguar mesazh ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morinës se nuk ka mundësi që të ekstradohet në Serbi. “Gjeta mënyrë të dërgoj mesazh Tomor Morinës se kemi aktivizuar të gjithë mekanizmat e brendshëm që ta sqarojmë situatën dhe sa më shpejt të merret vendim pozitiv për të dhe të garantohet se nuk mundësi teorike të ekstradohet në Serbi”, tha Osmani. Ai shtoi se po angazhohet që të…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Maqedonisë në Komisionin e përbashkët për histori e refuzuan propozimin e Bullgarisë që në fund të muajit gusht të mbahet takim i jashtëzakonshëm për t’u diskutuar për figurën e Goce Dellçevit, para takimit të caktuar në shtator. “Personalisht atë thirrje e përjetova si thirrje për ballafaqim, të gjejmë vend dhe kohë dhe të ballafaqohemi, kjo nuk është produktive. Sikur të jemi në luftë që duhet të përfundojë dhe dikush ta fitojë luftën, sikur nuk është proces akademik”, thotë Dragi Gjorgjiev për TV24. Ai shtoi se “nëse insistohet për identitetin e Goce Dellçevit nuk do të gjendet zgjidhja”. Ai…

Lexo më Shumë

Reparti për kontroll të brendshme, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së punëve të brendshme (MPB), së bashku me Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, filluan aksionin në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë të cilës hasën te zyrtarët policor para të gatshme dhe deviza në vlerë prej 822 euro dhe pije alkoolike, njofton Portalb.mk. Menjëherë në Stacionin policor në Strumicë u dërguan pesë policë si të dyshuar: M.M. (50), S.O. (36), R.S. (41), M.K. (37) dhe D.D. (41). Siç informon policia, të dyshuarit dhe materialet e sekuestruara, janë në duar të prokurorit publike.

Lexo më Shumë