Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.
Vizitën disaditore në Turqi kryetari Gashi e ka hapur me takimin me Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), z. Numan Kurtullmush. Ky takim u realizua me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për bashkëpunim.
Pjesë e delegacionit të Alternativës janë edhe Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe zëdhënësi i Alternativës, njëherazi edhe drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Orhan Murtezani.
Data 01.10.2026
Aktuale
- LSDM: Stoilkoviq është bashkëpunëtor i BIA-s, të shkarkohet sepse po zbaton agjendën serbo-ruse
- Pse të rinjtë e partive në RMV nuk unifikohen? Miftari: Është e vështirë kur bëhen thirrje për anulimin e pjesëmarrjes në protestën e UÇK-së
- Afan Elezi: Unë nuk kam qenë në protestë për UÇK-në, por kjo s’do të thotë se VLEN nuk solidarizohet me ato
- Shaqiri: Protestat nuk i kemi politizuar, mirë VLEN që u distancua nga deklarata e Shasivari, Arifi: Asnjë eksponent i yni nuk është distancuar
- A mori pjesë VLEN në protestat për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së? përgjigjet Arifi
- Salla Universale nuk do të quhet Vllado Janevski, propozimi nuk mori mbështetje në Këshillin e Qytetit të Shkupit
- Kontrolli prindëror në WhatsApp: Si të mbani të sigurt adoleshentët tuaj
- Shpallet kompania fituese që do të ndërtojë kullën 78 metra të lartë te Tajvani



