Ministri i Maqedonisë për Vetëqeverisje Lokale Goran Milevski dhe ministrja serbe për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq sot në Leskovac në solemnitet e emëruan fillimin e Thirrjes së parë publike për projekte të bashkëpunimit tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të cilën nga Programi IPA 2 i BE-së do të sigurohen 3,5 milion euro.
“Përfundimisht edhe kjo ndodhi. Projekti i parë publik për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është publikuar më 25 korrik dhe do të hapet deri më 27 shtator. Nga instrumenti IPA i BE-së në dispozicion kemi gjithsej 3,5 milion euro. Bashkëfinancimin nacional për projektet nga ana e Maqedonisë e siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mjete të Buxhetit të shtetit”, deklaroi ministri Milevski në konferencën për shtyp në Leskovac.
Ai u bëri thirrje të gjithë subjekteve të interesuar nga 16 komuna të Maqedonisë, 13 komuna nga rajoni planor verilindor dhe komunat e Shkupit Saraj, Butel dhe Gjorgje Petrov, si dhe komunat nga rrethina e Jabllanicës dhe Pçinjës në Serbi të aplikojnë me projekte cilësore dhe të përmbajtura, që do të kontribuojnë për përmirësim të cilësisë së jetesës në rajon.
Ministrja serbe Joksimoviq deklaroi se kjo ngjarje tregon që Serbia sinqerisht e zhvillon koalicionin e saj të partneritetit në rajon dhe në botë dhe se dita e sotme është shumë e rëndësishme.
Fushat me të cilat kanë të bëjnë projektet janë punësimi, mobiliteti i fuqisë së punës, inkluziviteti social dhe kulturor, nxitjet e turizmit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.
Në ngjarje përveç dy ministrave ka marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici. .



