Përfaqësuese të pozitës dhe opozitës sot i vazhduan bisedimet për ligjin e Prokurorisë Publike, me të cilin duhet që të zgjidhet statusi i PSP-së, konfirmuan për MEDIAL-n nga Qeveria. Bëhet fjalë për bisedimet në nivel më të ulët teknik, e jo mes grupeve të punës të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe avokati dhe negocuesi i VMRO-DPMNNE-së, Tono Menkinovski. Kryeministri Zoran Zaev sot në pres konferencë shprehu shpresë se do të gjendet zgjidhje dhe se shumë propozime të opozitës janë pranuar nga pozita dhe se në Qeveri tashmë shqyrtohen propozim ligji i VMRO-DPMNE-së. Zaevi e përjashtoi mundësinë për…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore Penale -Shkup nuk do ta gjykojë ish kryetarin e kësaj gjykate, Vladimir Pançevski për lëndën për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. “Gjykata e Apelit – Shkup deri te Gjykata Themelore Penale-Shkup ka dorëzuar vendim me të cilin këshilli i gjykatës së shkallës së dytë, duke vepruar sipas propozimit të një gjykatësi – individ nga Gjykata Penale për transmetimin e kompetencave dhe përcaktimin e gjykimit tjetër i cili do të veprojë sipas lëndës. K.nr. 1292/19 i formuar pas aktakuzës së ngritur të PTHP-Shkup kundër V.P për veprën penale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas nenit 27 paragrafi…
Qeveria pret që Këshillat e komunës së Ohrit dhe Strugës të veprojnë pas rekomandimeve që u janë dërguar edhe në shmangien e objekteve kontestuese përgjatë bregdetit që është vetëm një segment i obligimeve ndaj UNESKO-s. “Nëse ata nuk munden ose nuk duan ta bëjnë ose pengohen ta bëjnë, atëherë do të kalojmë në marrjen e kompetencave nga ana e shtetit që të mund të zbatojmë procesin e largimit të ndërtimeve të egra që është vetëm një segment i asaj që janë obligime tona konform UNESKO-s”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën…
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska dhe u.d ambasadori i Holandës në vend, Andri van Mens sot ka nënshkruar Marrëveshje për mbështetje financiare nga Qeveria holandeze në lartësi prej 9.144,300 denarë në realizimin e aktiviteteve në kuadër të Planit aksionar kombëtar për zbatimin e Konventës së Stambollit. “Më vjen mirë që hapat tonë si Qeveri dhe Ministri për përballjen me dhunën familjare janë të dukshme dhe të njohura. Ju falënderohemi miqve tanë dhe partnerëve nga Holanda për këtë mbështetje të rëndësishme. Lufta për barazi dhe mbrojtje të të gjitha kategorive të rrezikuara mbetet prioritet i jonë i lartë.…
Ambasadori e Republikës së Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, në takimin e sotëm me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e theksoi bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që Qeveria e Hungarisë i jep shtetit tone në fushën e mjedisit, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbeturinave. Siç citojnë nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, në takim u diskutua për mundësitë e vazhdimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mjedisit. Ministri Nuredini me kënaqësi e pranoi bashkëpunimin e ofruar me bindjen se mbështetja me projekte të reja do të përmirësojë jetën e qytetarëve…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev para disa kohësh thirri një takim liderësh në të cilin takim do të bisedohej për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, fatin e Prokurorisë Speciale Publike, Regjistrimin e popullsisë dhe shumë tema tjera me rëndësi, shkruan Almakos. Thirrja e kryeministrit Zoran Zaev deri te liderët e opozitës hasi në vesh të shurdhër, edhe pse me një këmbë, thirrjen e pranoi Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe BDI-ja. Takimin në këtë tryezë tejet të rëndësishme edhe për fatin e shqiptarëve e refuzoi VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i saj Hristijan Mickovski, me arsyetimin se nuk ka çka…
Qyteti i Shkupit sot publikoi anketën për grumbullimin e propozimeve për emra të rinj të toponimeve (rrugë, bulevarde, ura, sheshe, parqe dhe objekte të tjera infrastrukturore). Për atë qëllim, siç informon Qyteti i Shkupit, është publikuar pyetësor onllajn (ttps://skopjelab.typeform.com/to/tyGGmL) përmes të cilit qytetarëve iu mundësohet t’i dërgojnë propozimet e veta për toponime përmes internetit, me përgjigje të disa pyetjeve. Pyetësori do të jetë i hapur deri më 18 gusht të këtij viti. Qytetarët që nuk shfrytëzojnë internet, propozimet e veta me arsyetim të shkurtë mund t’i dërgojnë përmes postës në adresën: Qyteti i Shkupit, Këshilli i Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden,…
Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme përcaktoi listat e kandidatëve të paraqitur në thirrjet publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe Këshillin Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM). Siç njoftojnë nga seanca, kryetari i Komisionit Ilija Dimovski njoftoi se 28 kandidatë aplikuan për konkursin ASHMAA-së, të cilët përmbushën kërkesat ligjore formale për të vazhduar në fazat e ardhshme të procesit të përzgjedhjes. Për Këshillin Programor të RTVM-së, 19 persona paraqitën nominime, nga të cilat 18 plotësojnë kërkesat ligjore formale dhe vazhdojnë në fazat e…
Viti rekord me shpërngulje 2015, ende nuk është arritur, por numri i shtetasve të Maqedonisë që po shpërngulen në Gjermani nga viti në vit po rritet përsëri, tregojnë të dhënat nga Byroja gjermane e Statistikave, shkruan DW, transmeton Portalb.mk. Në vitin 2018, gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë e kanë kërkuar lumturinë e tyre në Gjermani. Prej tyre, 7.812 kanë mbetur atje edhe në vitin aktual, ndërsa 10.666 janë kthyer në atdheun e tyre. Krahasuar me vitin paraprak 2017, numri neto i atyre që kanë mbetur për të punuar dhe jetuar në Gjermani është rritur për 30 për qind. Viti rekord…
Plani i Veprimit të Gjelbër për Qytetin e Shkupit, i cili është aktualisht në përpunim e sipër, po përpunohet me dyer të mbyllura. Organizatat e shoqërisë civile aktive në sektorin e mjedisit, edhe pse zyrtarisht janë kërkuar, nuk janë ftuar në asnjë prej seminareve, thonë nga shoqata “Eko-Svest”. Nga atje ata theksojnë se sjellja e një plani të rëndësishëm për cilësinë e jetës së banorëve të kryeqytetit në një mënyrë jo transparente mund të nënkuptojë përsëri shpenzime të gabuara pa ndonjë përmirësim. “Këtë vit qyteti i Shkupit është bërë një nga 29 qytetet në botë që marrin mbështetje nga Banka…
Pa ujë nesër do të mbesim shfrytëzuesit e rrugëve “Dane Krapçev”, “Radnjanska” dhe “Sllavka Nediq”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Debarcë” në Komunën e Qendrës. Siç bëri të ditur QRMK, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të vendosjes së lidhësit të ujësjellësit F-80 milimetra në rrugën “Dane Krapçev” nr.11, ndërsa pa ujë shfrytëzuesit do të mbesim në periudhën prej orës 11:00 e deri në përfundimin e punës.
Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka folur për ekonominë në Maqedoninë e Veriut në dy vitet e kaluara. Ai ka theksuar se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur, njofton Portalb.mk. “Të dhënat nga ana e Organizatës Botërore Tregtare tregojnë zhvillim të madh dhe kemi zvogëlim drastik të papunësisë. Kjo ka të bëjë me uljen e deficitit në bilancin tregtar. Të ardhurat neto nga investimet e huaja janë rritur, ndërkaq ekonominë e kemi në rrugë të mirë. Për atë, Organizata Botërore Tregtare ka shkruar “Maqedonia ka marrë masa për rritjen…

