Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Rruga drejt” tha se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit. “Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauzë, sepse…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër P.I.(50) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “ vjedhje në tentim” dhe dy vepra penale “ vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos. Me 07/08.02.2018 në fshatin Sedllarcë e Epërme, Tetovë, në shtëpitë e J.A., H.A. dhe S.A., i padituri duke përdorur forcën është futur brenda dhe ka vjedhur lëndë të ndryshme.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.D.(22) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ shantazhim”, transmeton Almakos. Në periudhën nga gushti i vitit 2018 deri me 25.02.2019, i padituri, duke u kërcënuar se në rrjetet sociale do të publikoje fotografi intime, e ka detyruar ish të dashurën e saj nga Gostivari që t`ia jep rreth 400 euro. Me 25.02.2019 zyrtarët policor e kanë arrestuar të paditurin.

Lexo më Shumë

Me 26.02.2019 rreth orës 18.30 në SPB Veles është lajmëruar se në një arë në fshatin Martolci, Veles ka vdekur dhe me djegie në trup është gjetur J.A.(80) nga i njëjti fshat, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë rreth orës 13.00 J.A. ka ndezur barin e thatë, por flakët e kanë kapur edhe atë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës Mjekësore në Veles, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes për varrim.

Lexo më Shumë

Me 26.02.2019 në ora 15.30 në Stacionin Policor në Kavadar, një vajzë 29 vjeçare nga Kavadari ka lajmëruar se me 24.02.2019 rreth orës 22.30 në dhomën e saj, familjari i saj I.A.(28) nga Kavadari e ka përdhunuar, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ata fillimisht kanë nisur që të puthen, ku pastaj ajo i ka thënë që të ndalet, por ai ka vazhduar me përdhunimin. I.A. është gjetur dhe me të është biseduar në stacionin policor. Me urdhrin e Prokurorit Publik, J.P. do të dërgohet deri te Instituti për Mjekësi Gjyqësore në Shkup për kontroll dhe ekspertizë. Po punohet në…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër N.R.(27) nga Kërçova dhe L.A.(27) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tetë veprave penale “ vjedhje e rëndë në tentim”, veprës penale “ vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “ vjedhje”, transmeton Almakos. Në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri me 13.02.2019 në rajonin e Kërçovës, në nëntë shtëpi, të paditurit duke e përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete dhe aparate të ndryshme me çka kanë shkaktuar dëm material prej rreth 100.000 denar.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Xh.Z.(24) nga fshati Radishani, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim të dhënave personale” dhe “ rrezikim të sigurisë”, transmeton Almakos. Me 20.11.2018 në rrjetin social në Facebook, i padituri ka krijuar një profil të rrejshëm me emrin e një vajze nga Tetova ku ka publikuar fotografi intime. Pastaj, i padituri përmes telefonit vajzës i ka dërguar porosi me kërcënime për jetën e saj dhe jetën e familjes së saj.

Lexo më Shumë

Sulejman Mehazi Më ngadalë i nderuar Talat Xhaferi, kujdes ndaj LSDM-së, mos e hidhëroni Mukin se po u hidhërua ai me Zaevin, BDI-në tuaj mund ta hudhin në opozitë e do mbeteni pa pushtet, pastaj vaj halli për ju e partinë tuaj, BDI-në, do ju deklasojnë, turpërojnë e do ju burgosin për shkak grabitjeve shtetërore. Jo vetëm kaq, por do ju dobësojnë aq shumë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, s’ka kush t’ju ndihmonte sikurse që ju ndihmoi LSDM-ja gjatë Zgjedhjeve Lokale në Tetovë, Çair e Strugë.Më ngadalë Talat-zotëriu mos bën ajgare me Zaevin, se duke dashur t’ia mbroni e…

Lexo më Shumë

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Amdi Bajram, sot në seancën për pyetjet e deputetëve ka shprehur revoltën e tij, pasi në dy seancat e fundit për pyetjet e deputetëve nuk i është dhënë fjala. Ai tha se diskriminohet pse është rom dhe pyeti nëse duhet të jep dorëheqje nga posti i deputetit, “Kjo që e bëni nuk është e drejtë. Edhe unë jam deputet, populli më ka zgjedhur. Ose nuk jam i rëndësishëm vetëm pse jam rom? Ju respektoj gjithëve, bëhuni edhe ju humanitarë. Më lejoni të vij në radhë. Dy seanca nuk mund të bëjë pyetje për…

Lexo më Shumë

Numri i foshnjave të sapolindura në tremujorin e katërt prej vitit 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 5,0 për qind dhe arrin 5 597 foshnja të sapolindura, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje për 9,1 për qind shënon edhe numri i personave të vdekur dhe arrin 5 405, ndërsa prej tyre 48 janë foshnja të vdekura. Rritja natyrore arrin 192, që nënkupton se për po kaq persona është më i madh numri i fëmijëve të sapolindur nga numri i personave të vdekur. Në kuartalin e fundit vjet janë lidhur 3 261 martesa, që…

Lexo më Shumë