Author: Hamdi Kumanova

Zv/kryeministrja dhe ministre e Mbojtjes, Radmilla Shekerinska, ka komentuar largimin e ish liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski nga Maqedonia. E fundit ishte se ai ka kërkuar azil politik në Hungari, transmeton MEDIAL. Shekerinska ka thënë se në rast se do të funksiononte sistemi gjyqësor, nuk do kishim nevojë për reforma.

Lexo më Shumë

Për informatat e plasuara për arratisjen e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të RM-së që sa më parë të dalë më informatë zyrtare për të vërtetuar ose mohuar informatat e plasuara në opinion. Qeveria e RM-së dhe MPB të mbajë llogari dhe përgjegjësi për teatrin që ua servoj qytetarëve të saj këto dy ditë lidhur me arrestimin e Gruevskit. Pyesim publikisht Qeverinë e RM-së dhe MPB-në, se kush janë autorët që e ndihmuan arratisjen e Gruevskit? Cila është pika kufitare nga është arratisur Gruevski dhe cili duhet të ketë qenë…

Lexo më Shumë

Një nga portalet më të lexuara në Hungari 444.hu, tanimë ka shkruar një artikull në lidhje me Nikolla Gruevskin dhe e ka njoftuar opinionin se ish-kryeministri i Maqedonisë ndodhet në Budapest dhe kërkon azil politik. “Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë mes viteve 2006 dhe 2016, ndërsa ka pasur marrëdhënie të fshehura me kryeministrin hungarez Viktor Orban, por edhe me partnerin e tij të koalicionit, i cili tanimë ka ndërruar jetë Artur Finkelshtein”, shkruan mediumi hungarez, Më tej në shkrim thuhet se Nikolla Gruevski është njëri nga politikanët e parë që ka ndjekur Orbanin në fushatën e tij zyrtare “Stop Soros”…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur nga Maqedonia në Serbi përmes vendkalimit ilegal kufitar Llojan-Miratoc, kanë njoftuar disa burime policore në Kumanovë, transmeton Gazeta Lajm. Sipas këtyre burimeve, Gruevski ka ikur fillimisht nga Maqedonia në Serbi, e pastaj nga Serbia në Hungari, ku edhe ka njoftuar që zyrtarisht ka kërkuar azil. Gjatë kalimit në Serbi, Gruevski ka pasur mbështetje të fuqishme nga ish partnerë të vetë në koalicionin qeveritar, kanë theksuar të njëjtat burime, duke mos precizuar se nga cilët partnerë ka pasur këtë përkrahje. “Qytetarët e dinë fort mirë se kush kanë qenë partnerët më besnikë të Gruevskit. Pikërisht…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro. “Viktor Orban jo vetëm që është kyçur në fushatën e të përkrahurit nga Rusia, ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, por edhe do që atij dhe krerëve të partisë së tij t’u mundësojë strehë në Hungari, që është plotësisht kundër vlerave jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe të Hungarisë”, kështu ka alarmuar përpara një viti, Viktor Sigetvari, kryetari i Këshillit Nacional Politik të “Egjit” (Bashkë), Partia Politike Pro-Evropiane, e cila ka deputet në Parlamentin Evropian, ndërkaq në…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp akuzoi qeverinë për maltretim të anëtarëve të partisë së tyre, si dhe keqpërdorim të institucioneve shtetërore. Arsovski kërkoi përgjegjësi për aksionin e mbrëmshëm të policisë për ta arrestuar Gruevskin, i cili rezultoi i pasuksesshëm. “Ajo që ndodhi mbrëmë në selinë e partisë, ishte përndjekje politike nga Zaevi dhe LSDM. Anëtarët e partisë u kontrolluan dhe keqtrajtuan nga pushteti. Dje ishim dëshmitarë të keqpërdorimit klasik të institucioneve. Personat e dyshuar u dërguan në MPB, për t’i frikësuar. Spasovski dhe Sheqerinska duhet të përgjigjen për praninë e veturës së Ministrisë së Mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Këshilli i komunës së Gostivarit mori vendim për ndarjen e ndihmës financiare prej 300 mijë denarësh për familjen e Xhejha Mexhitit, nga fshati Zdunjë i Gostivarit, e cila  javën e kaluar  e humbi jetën në ujërat e Vardarit. Ky vendim ishte vënë si pikë shtesë e rendit të ditës në seancën e sotme me kërkesë të kryetarit të komunës ArbenTaravarit. Pas elaborimit të shkurtër, propozim vendimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e këshillit. Familja Mexhiti do të marrë 300 mijë denarë nga buxheti i komunës. Shtatëmbëdhjetëvjeçarja Xhejha Mexhiti, të hënën e kaluar gjatë tentativës që të mbrohet nga…

Lexo më Shumë

Profesori Dragi Gjorgiev, i cili udhëheq ekipin nga Maqedonia në Komitetin e përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, thotë se qëllimi i tyre nuk është ndryshimi i historisë, por ndryshimi i librave të shkruar për historinë nga ana e të dy palëve. “Në disa deklarata dhe publikime jemi quajtur tradhtarë, se e kemi shitur historinë maqedonase, se ajo që është shkruar në lidhje me historinë do të ndryshohet nga Bullgaria. Ne nuk e ndryshojmë historinë zyrtar, pasi detyre jonë nuk është ajo. Detyra jonë është të ndryshojmë librat e historisë nga ana e të dy palëve”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se nuk mendon që të jep dorëheqje nga posti i ministrit pas tentimit të pasuksesshëm të policisë, që mbrëmë tentuan ta arrestojnë Nikolla Gruevskin. Ai tha se mendon për përgjegjësinë e cila sipas tij duhet të kërkohet tek gjykatësit, të cilët siç tha, nuk vendosin të paraburgosin ata që mund të ikin. “Paramendojeni ka paraburgim për vjedhje të rënda, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon sipas urdhrave gjyqësor. Ekzistojnë masa për siguri dhe ato i jep gjykata”, tha Spasovski. Ai tha se MPB-ja do të vijë tek…

Lexo më Shumë

Ka filluar java kundër lajmeve të rreme. Aktivitetet kanë për qëllim të stimulojnë mendim kritik dhe ngritje të vetëdijes për dëmin që e shkaktojnë lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat në gjithë shoqërinë. Njohësit e këtyre çështjeve vlerësojnë se problemi më i madh qëndron tek portalet, ata kërkojnë nga kompetentet të ndërmarrin masa. Tendenca për të qenë i pari në kapjen e informacioneve ekskluzive dhe informimin e publikut në kohë rekord, shpesh herë sjell prodhim të lajmeve të pavërteta. Kryetari i Shoqates së Gazetatëve të Maqedonisë Naser Selmani fajin për përhapjen e lajmeve të rreme ia hudh qeverisë, e jo…

Lexo më Shumë

Gjykata tha se sot kanë marrë njofton nga burgu në “Shuto Orizare”, ku thuhet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në mbajtjen e dënimit më burg. Nga gjykata shtojnë se gjatë ditës së sotme bëjnë përpjekje të reja që t’ia dorëzojnë vendimin Gruevskit për mbajtjen e dënimit. Nëse shërbimet gjyqësore përsëri nuk e gjejnë në shtëpi, gjegjësisht nëse gjykata vlerëson se ai qëllimisht ju shmanget shërbimeve gjyqësore, nesër mund që jepet urdhër që Gruevskit me forcë të dërgohet në burgun e Shuto Orizares apo ndaj tij të lëshohet fletarrestim. Gjatë të premtes, shërbimet e gjykatës në disa përpjekje nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale ka vendosur të ngrijë pasuritë e të dyshuarve në rastin “Perandoria”, mes të cilëve edhe afaristit Orce Kamçev dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. “Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Themelore, ka vendosur masë të përkohshme për ngrirjen e pronave, gjegjësisht ndalesën për tjetërsim të pronave të cilat i posedojnë të dyshuarit”, thonë nga Gjykata Penale. Gjithashtu me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykata ka urdhëruar disa banka që të ndalojnë daljen e parave nga llogaritë e personave juridik të dyshuar. Nga gjykata informojnë se mbrojtja e të paraburgosurve, mes të cilëve edhe e Kamçevit kanë dorëzuar…

Lexo më Shumë