Author: Hamdi Kumanova

Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Alsat-M, duke e theksuar shembullin me ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, i cili pasi u dënua në vitin 2010 për shkak të korrupsionit iku nga Kroacia, por një vit më vonë u kap dhe iu dorëzuan autoriteteve kroate. Nëse vërtetohet përgjegjësia, do të mbajë përgjegjësi kush do që të jetë në shtet, duke filluar nga unë dhe gjithë të tjerët. Por nuk mund t’ë shkarkojmë njerëz, sepse opinioni është i zemëruar. Më parë u parashtrua dilema nëse Zaev ka arritur marrëveshje me Gruevskin për Marrëveshjen e…

Lexo më Shumë

Policia e Shqipërisë dje konfirmoi se Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga Maqedonia më 11 nëntor, pastaj u largua për në Mal të Zi. Policia serbe deri tani nuk ka folur për këtë rast, ndërsa mediat në Podgoricë shkruajnë se Gruevski nga Mali i Zi shkoi në Serbi dhe pastaj në Hungari. Ministria e Brendshme e Malit të Zi të premten tha se Gruevski ishte në Mal të Zi më 11 nëntor dhe u largua nga shteti në të njëjtën ditë. “Policia malazeze për këtë rast ka respektuar plotësisht me procedurat ligjore,” thonë ata, pa zbuluar se ku fshihej…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka folur për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit. Përballë gazetares Beti Njuma, Mehmeti u shpreh se Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri. Sipas Mehmetit, ish-kryeministri i beson më shumë shqiptarëve sesa serbëve. Kim Mehmeti: Ai këtu ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve, sepse në shtëpinë tënde nuk mund të vijë as hajduti të hyjë të vjedhë nëse nuk ke ndonjë garant brenda në shtëpi. Ai këtu ka hyrë dhe ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve të atjeshëm dhe të…

Lexo më Shumë

Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se në përputhje me dispozitat për mbledhjen me forcë të tatimit pronësor sipas Ligjit për tatim ka filluan një procedurë për mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara në bazë të tarifës komunale të papaguar për kompanitë për vitin 2017. “Të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të papaguara duhet t’i shlyejnë detyrimet e tyre. Me qëllim për t’ju shmangur bllokimit të panevojshëm të llogarive, nëse dihet se ekziston një borxh i pagueshëm por është i paregjistruar, tatimpaguesi mund të vijë në hapësirat e Bashkisë së Shkupit, objekti 16, çdo ditë pune nga ora 07:30 deri…

Lexo më Shumë

Me buxhetin e vitit 2019-të të përgatitur nga qeveria e LSDM-së, ne sigurojmë më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, thonë nga LSDM. “Pagat do të rriten në të gjithë sektorët. Në arsim, shëndetësi, gjyqësi, polici, çerdhe dhe administratën publike parashikohet rritja e pagave prej pesë për qind, ndërsa mjekët specialist do të marrin paga në rritje prej 10 për qind. Në vitin 2019, rritja e prodhimit të brendshëm bruto pritet të përshpejtohet në 3.2%, ku kontributi pozitiv në rritjen ekonomike pritet të ketë kërkesat e brendshme,…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski ka lëshiar Hungarinë dhe ka ikur në një vend tjetër ‘euroaziatik’, këtë e ka bërë publike para pak çastesh gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski, shkruan Fakte. Sipas tij, lëvizja më e re e të ikurit Gruevski ka ndodhur para një ore dhe ai tani është në vend të sigurtê. Nuk është publikuar emri i vendit ku tani po fshihet Gruevski, edhepse autori thotë se e ka të njohur lokacionin. 6 orë para se të publikohet informacioni se Nikolla kishte ikur në Budapest, po ky Nedellkovski kishte publikuar në faqen e tij këtë informacion, por askush nuk e kishte marrë…

Lexo më Shumë

Avioniuksoze private që përdoret nga qeveria hungarez dhe elita e biznesit Hungarez, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Viktor Orban, pas që ka qëndruar në Vienë për disa javë, të mërkurën herët në mëngjes me 14 nëntor, ka fluturuar për në Beograd, dhe pastaj është kthyer në Budapest. Fluturimi për në Beograd ka ndodhur një ditë pasi ish kryeministri Gruevski njoftoi në “Facebook” që është vendosur në Budapest dhe po kërkon azil politik nga autoritetet, shkruan portali hungarez “Atllaco.” Portali në shtator njoftoi se elita qeverisëse, duke përfshirë Orbanin, përdor një avion luksoz të ri “Bombardier Global 6000” me vlerë prej…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për punësimin e një këshilltari të ri për çështje sociale. “Për derisa 460 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri, Zaev përsëri punëson një këshilltar të ri në qeveri dhe për ironi oikërisht për çështjet sociale. 22% e qytetarëve jetojnë me një shujtje në ditë, ndërsa Zaev përdor paratë e qytetarëve për të paguar shërbëtorin e tij të partisë”, thonë nga VMRO. VMRO thotë se 33 prej 57 këshilltarëve të Zaevit nuk shkojnë në punë, qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen. “As ushtria e këshilltarëve nuk ka arritur për të shpëtuar Maqedoninë nga katastrofa e…

Lexo më Shumë

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë tri lokacionet që do të zgjidhen se ku do të ndërtohet Klinika e re. Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi në Komisionin në Qeveri se ka mbaruar procedura dhe se tani vijon debati në Kuvend në seancën e ardhshme. “Përparësitë gjatë zgjedhjes do të jenë mos pasja e nevojës të zgjidhen çështjet pronësore juridike, gjegjësisht lokacioni që do të ketë sa më shumë pronësi Republika e Maqedonisë, urbanizim më të lehtë dhe dokumentin të lehtë të dizajnit kryesor apo projektit kryesor”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp. Ai vlerësoi se…

Lexo më Shumë

Prokurorja Fatime Fetai propozoi, kurse gjykatësi Dushan Josifov miratoi, që ish kryeministri të arratisur Nikolal Gruevski të gjykohet në mungesë për lëndën “Shuplakat në komunën Qendër”. Mbrojtja kërkoi ndarje të procedurës, e jo Gruevskit të gjykohet në mungesë. Sapo filloi avokati i Gruevskit, Dangov të flasë se nuk është e saktë që Gruevski nuk është i kapshëm për gjykim dhe se dihet ku gjendet, prokurorja Fetai u ngrit dhe e ndërpreu: “Gjykatës i nderuar, nëse kolegu Dangov t’i ndihmojë për azil Gruevskit të arratisur, le të shkojë në Hungari. Ne këtu flasim për propozim që të gjykohet në mungesë, e…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter thekson se Maqedonia ka bërë progres në fushën e gjyqësorit. Ai shkruan se gjitha anëtaret e BE-së duhet ta përkrahin këtë proces “Ligji i së drejtës është kriter fundamental për BE-në. Pas disa viteve duke shkuar prapa, Maqedonia ka bërë progres të mirë në këtë fushë, duke përfshirë edhe ligjin penal. Gjithë vendet e BE-së dhe fqinjët duhet ta mbështesin këtë proces. Kjo është e rëndësishme për besimin e Evropës”, shkruan Hahn.

Lexo më Shumë

Nga 72 aktivitete të parashikuar me Strategjinë për reforma në administratë dhe Plani aksional (2018-2022) për të drejtat, gjysmën e vitit janë zbatuar tërësisht 27, në vijim është zbatimi i 36, ndërsa 9 aktivitete nuk kanë filluar ose vonojnë, tregon sot Raporti i parë i prezantuar sot gjysmëvjeçar për zbatimin e Strategjisë së Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Nga katër sferat prioritare nga Strategjia, në pjesën “krijim i politikave dhe koordinim” tërësisht janë zbatuar 12 aktivitete, ndërsa dhjetë janë në zbatim e sipër, ndërsa tre aktivitete kanë qenë tërësisht të zbatuara në sferën prioritare “shërbim publik dhe menaxhim me…

Lexo më Shumë