Author: Hamdi Kumanova

Komunikacioni në rrugën Gradsko-Prilep është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion, njoftojnë LAMM. “Nga ora 11:30 komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, tek vendi “Kamen Dol” është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion. Komunikacioni është transferuar nëpër rrugë dytësore”, thonë nga LAMM. Në rrugën tjera në vend komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster, Dimitris Xanakapollus, në intervistë për radion “Njuz247”, edhe një herë përsëriti se në Parlamentin grek  ekziston shumicë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe sqaroi se disa ditë pas votimit, do të ratifikohet edhe protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Qëllimi i Qeverisë, por edhe i korrelacioneve parlamentare ashtu si janë formuar në këtë moment tregojnë se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet me mbi 151 vota, ashtu edhe siç nevojitet”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster. Xanakapollus i mohon spekulimet dhe…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja, Vesna Dimishkova e cila i caktoi masën e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për “Makfax” ka demantuar lajmet se ka kërkuar personalisht sigurim nga policia, pasi që në opinion flitej se në veturën e saj janë gjetur disa letra, pas daljes nga paraburgim të Mijallkovit. “Nuk kam kërkuar sigurim dhe nuk kam nevojë për sigurim”, tha Dimishkova. Gjyqtarja tha se bëhet fjalë për ngjarje para një muaj e cila e ka informuar edhe kryetarin e gjykatës, me çka rasti është lajmëruar edhe në polici. Nga MPB për “Makfax” përgjigjen shkurt se policia vepron sipas vlerësimeve të sigurisë…

Lexo më Shumë

Përtëritja e dokumenteve për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale në para fillon prej nesër, informoi Institucioni publik Qendra ndërkomunale për punë sociale. Shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marirn nga Qendra. Gjatë dorëzimit të formularëve duhet të kenë letër njoftim valid për vete dhe për të gjithë anëtarët e rritur të familjes, ndërsa dokumentacionin tjetër të nevojshëm Qendra do ta furnizojë sipas detyrës zyrtare. Përtëritja e dokumenteve zgjat përfundimisht me 28 janarin të vitit 2019.

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me përkushtim punon në realizimin e përpjekjeve për sigurimin e kushteve cilësore dhe dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. “Zgjidhet problemi me mungesën e kapacitetit për përkujdesjen e fëmijëve, investohet në ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë veçanërisht në zonat rurale të cilat me vite ishin në harresë. Nga fillim i mandatit e deri më tani, janë ndërtuar 24 kopshte. Prej tyre janë hapur 13, ndërsa në fazë para hapjes janë 11 kopshte. Me këtë është rritur përfshirja e fëmijëve në institucionet publike dhe private për fëmijë për rreth 200 fëmijë. Për këtë…

Lexo më Shumë

M.C. (40) nga Shkupi është lënduar rëndë pasi që mbrëmë në bulevardin “Jane Sandanski” është goditur nga një makinë “Mercedes”. Siç informon policia, shoferi i “Mercedes”-it ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa M.C. me automjet të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Rasti është denoncuar në orën 02.10 në SPB-Shkup, punohet në ndriçimin e rastit.

Lexo më Shumë

Më 22 janar 2019 në Gjykatën e Shkupit, gjyqtarja Vesna Kallkovska përsëri duhet të vendos për padinë për shpifje dhe ofendime të Nikolla Gruevski nga deklarata e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nga viti 2014, konfirmojnë nga gjykata për “Makafax”. Kjo pason pasi që në shtator të vitit të kaluar, pesë gjyqtar të Gjykatës së Lartë vendosën pozitivisht për rishikim të cilët e paraqiten avokatët e Zaevit. Me aktgjykimin Zaev ishte gjykuar se në mënyrë publike ka shpifur për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin për shitjen e “Bankës së Maqedonisë”. “Revizioni është i pranuar. Vendimet janë të shfuqizuar dhe janë kthyer në…

Lexo më Shumë

Një makinë është djegur mbrëmë në qendër të Shkupit.Sipas informatave nga Brigada e Zjarrfikësve, automjeti u kaplua nga flakët pas orës 23 në rrugën “Nikolla Tesla”. Zjarri u shua për rreth një orë nga tre zjarrfikës.Nuk ka të lënduar ndërsa dëmi do të përcaktohet ditëve në vijim.

Lexo më Shumë

Dje në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Algjerisë, i cili është dyshuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim. “Dje rreth orës 17:40 gjatë daljes nga Maqedonia pas kontrolleve nga ana e zyrtarëve policorë, 37-vjeçari V.B nga Algjeria me pasaportë sllovake është arrestuar për shkak të dyshimeve për falsifikim të pasaportës”, thonë nga policia. Ata shtojnë se ai është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për të mbyllur të gjitha pikat e basteve duhet të merret si shembull edhe nga Qeveria e Maqedonisë. Qytetarët e anketuar nga portali Lajm.tv shprehen shumë të revoltuar nga numri i madh i bastoreve dhe kërkojnë që të njejtat të mbyllen sa më parë. Ata i bëjnë thirrje kreut të qeverisë Zoran Zaev dhe partnerit shqiptar të koalicionit Ali Ahmetit, që të veprojnë sipas shembullit të kryeminstrit shqiptar Edi Rama, i cili vendosi që nga 1 janari t’i mbyll të gjitha bastoret në Shqipëri. /Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Një banor i Sedlarcës së Poshtme të Tetovës 51-vjecar ka vdekur pasi që, gjatë ngasjes së biçikletës është goditur nga një makinë BMV me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar një 22-vjeçar nga Tetova. Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17 e 30 minuta në rrugën Tetovë – Bërvenicë. Gjatë aksidentit çiklisti ka marrë lëndime të renda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Parë kishte konstatuar vdekjen.

Lexo më Shumë

Në stacionin policor në Tetovë është paraqitur personi me inicialet L.H., i moshës 71 vjeç, nga fshati Tenovë, i cili ka denoncuar rastin e zhdukjes së mbesës së tij 18-vjeçare me inicialet G.H. Ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është bërë më e gjallë.Denoncimi është bërë pardje dhe ende nuk ka ndonjë informacion për gjetjen e saj. Policia ka marrë masat për gjetjen e të zhdukurës.

Lexo më Shumë