Author: Hamdi Kumanova

“Askush nuk kujdeset për në, sikur të mos ekzistojmë. Humbën jetën njerëz dhe as shteti nuk na ndihmoj, askush. Por, dua të them se të gjithë jemi të lindur ka një nënë dhe secili prej nesh ka tregim të ndryshëm se si ka përfunduar këtu”, deklaroi Sllavica, e cila bashkërisht me disa të pastrehë fshihet në hyrjet e kullave përballë Kryqit të Kuq. Grupe të pastrehë secilën ditë mund të shihen në qytet se si flenë në ulëse apo në karton në tokë. “Do të hymë në ndonjë bastore sportive, të ngrohemi pak në qendër tregtare dhe më pastaj përsëri…

Lexo më Shumë

Në natën e Vitit të Ri, Policia e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi prej 254 km/orë, njofton Portalb.mk. Shtetasi nga Maqedonia ka vozitur me automjet me targa të Gjermanisë, ndërkaq pasi e kanë vërejtur patrulla policore e kanë ndaluar. Policia e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë. Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B. Policia kumtoi se vozitësi është 31 vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtuar.

Lexo më Shumë

Nga lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, për arsye parandaluese, nga ora 15:25 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave rënda, në drejtim të rrugës Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas”, njoftojnë nga LAMM.

Lexo më Shumë

Kryeprokurori Lubomir Joveski në një intervistë për MIA, në lidhje me çështjen e amnistimit të disa prej dhunuesve të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se ajo është politike dhe për atë nuk e komenton, njofton Portalb.mk. “Nëse kjo do të varej nga unë dhe nga prokurori i cili e përfaqëson lëndën, Vilma Ruskovska, nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrimi im profesional, ndërkaq Kuvendi gjatë miratimit të ligjit ka vlerësuar edhe tjera rrethana të lëndës. Por, patjetër të them se procedura për amnisti ka kontribuuar edhe për sqarimin e disa…

Lexo më Shumë

“NATO pret që deri më 15 shkurt Parlamenti i Maqedonisë dhe Greqisë të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së Prespës”. Këtë e ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në letrën e dërguar për të dy vendet sipas gazetës greke “Kathimerini”, duke shtuar se Aleanca pret proces të shpejtë. Sipas gazetës greke, këtë ditëve të fundit e ka theksuar edhe zëdhënës i Qeverisë së Greqisë Dimitris Tzanakopoulos, i cili ka thënë se më 18 janar Alexis Tsipras do të sjell vendim kur marrëveshja e Prespës do të sillet para Kuvendit për ratifikim. Ndryshe, faza e fundit për ratifikimin e…

Lexo më Shumë

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës mund të finalizohet më herët nga afati i paralajmëruar nga autoritet. Ndonëse seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është caktuar më 9 janar ndërsa procesi pritej të rrumbullakohej deri në 15 janar, votimi final mund të ndodh më 10 janar. Rrjedhimisht, edhe procesi në Athinë pritet të nis më herët. Sipas të përditshmes greke Kathimerini procesi në Shkup dhe Athinë po përshpejtohet me kërkesë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili përmes një letre dorëzuar autoriteteve në të dyja vendet kërkon që procesi i Prespës të finalizohet deri më 15 shkurt. “Siç…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një kumtese informon se në pajtim me Ligji për festa në Maqedoni, 7 janari (e hënë) për shkak të festës së “Krishtlindjeve ortodokse”, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit. MPPS gjithashtu në kumtesë uron qytetarët të cilët e festojnë këtë festë. Kjo është dita e dytë e festës në vitin 2019, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë edhe disa ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Lexo më Shumë

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje”, zyra e jashtme punë kriminale në kuadër të stacionit policor në Kërçovë, deri tek prokuroria Publike kompetente, ka paraqitur padi penale kundër H.J. (47) nga fshati Qafa e Gostivarit. H.J. veprën e ka kryer më 29.12.2018 në orën 17:00 në objektin hotelerik “Gurman” me lokacion në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë, ku pas disa tentimeve me thikë e ka vrarë M.S. (64), pronar i objektit. H.J. është dërguar për marrje në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa pastaj do të del para gjykatës me procedurë paraprake.

Lexo më Shumë

Gjashtë raste të reja të fruthit janë regjistruar nga institucionet shëndetësore. Pesë nga të prekurit me sëmundjen e fruthit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Asnjëri prej fëmijëve të prekur nuk është i vaksinuar. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se gjatë ditës së sotme do të dalin me më shumë informacione, pasi të përfundojë seanca e Komisionit për sëmundje ngjitëse e cila është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme. Jozyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk përjashtohet mundësia që të shpallet gjendje epidemie në nivel të Bashkisë së Shkupit, pas informacioneve se fruthi po përhapet edhe në Gazi…

Lexo më Shumë

Edhe pse vetingu në MPB është paralajmëruar tani më një periudhë të gjatë, si duket do të zbatohet vitin e ardhshëm. Ky është një proces serioz, thotë ministri Oliver Spasovski, i cili duhet të përfundojë pozitivisht për institucionin, por edhe proces i cili do të përballet me shumë pengesa edhe nga brenda por edhe nga jashtë. Nuk do të jetë i lehtë dhe duhet të jetë transparent. Do të zbatohet në tre faza – dosje personale, gjendje e patundshmërisë dhe kritere. Do të formohen komisione të cilat do të punojnë në veting, ndërsa do të ketë edhe komision i jashtëm…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që me siguri është konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë, mëson SDK nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë…

Lexo më Shumë