Partitë politike shqiptare kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përfitimet e mundshme nga ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese javën që vjen dhe me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, realizohet synimi kryesor i shqiptarëve, anëtarësimi i vendit në NATO, që sipas tij, garanton paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik. Me këtë, pra nisjen e bisedimeve me BE-në dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që avancon statusin zyrtar të gjuhës shqipe, sipas Osmanit, arrihen kërkesat kryesore të shqiptarëve në…
Author: Hamdi Kumanova
Për gjashtë ditë me radhë 10 policë kufitar të stacionit policorë të fshatit Tanushë, në kufi me Kosovën, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Sipas Alsat, ushqimi i tyre është drejt përfundimit ndërsa lëvizja është e pamundur pasi bora ka arritur prej 1.5 deri 2.5 metra. Lidhjet telefonike nuk punojnë herë pas here, ndërsa policët kanë kërkuar ndihmë nga dikasteri të cilit i përkasin.
Me 03.01.2019 në ora 18.15 në Stacionin Policor Aerodrom T.S.(24) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Me 03.01.2019 në ora 17.30 në Stacionin Policor Karposh, E.J.(52) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë në bulevardin “Aradhat e Partizanëve” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen në pronësi të Z.D.(38) nga Shkupi. Kundër Z.D. do të ngritet padi adekuate penale.
Me 03.01.2019 në ora 21.15 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës të I.P.I.(40) nga Bullgaria që ka qenë në veturën “Pezho 406” me targa bullgare, është konstatuar se leja e vozitjes është e falsifikuar, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dërguar te zyrtarët policor në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 03.01.2019 në ora 01.55 në SPB Ohër është lajmëruar një zjarr në banesën në bulevardin Turisti në Ohër, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Me 03.01.2019 rreth orës 18.55 në rrugën magjistrale Shtip-Veles te udhëkryqi Ovce Pole, G.S.(48) nga Shkupi duke drejtuar veturën “Opel Movano” me targa nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin M.G.(57) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë M.G., e cila me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, prej ku është nisur për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Minus 15 gradë janë matur në mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, ndërsa minus 12 në Mavrovë dhe Krushevë. Temperatura nën zero ka në të gjitha vendbanimet në Maqedoni, informon DPHM. Shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 56 centimetra, 26 në Krushevë, 24 në Manastir, 17 në Topollçan, 11 në Pozharan, 10 në Berovë, tetë në Llazarapole… Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me erë të përforcuar veriore. Në disa vende përkohësisht do të bjerë dëborë, ndërsa në pjesët jugore reshjet do të jenë me intensitet të dobët…
Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin deri te të gjithë prindërit në lidhje me epideminë e fruthit, që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, e cila sipas tyre, është me kualitet të lartë dhe kualitativ, ndërkaq është e prodhuar nga Belgjika, njofton Portalb.mk. Pikat e vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë deri më sot në orën 19:00. “Rikujtojmë se, ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet shpërndarja e epidemisë së fruthit që është shpërndarë në…
Më 15 janar në bangën e të akuzuarave në Gjykatën Penale do të duhet të ulen 18 të akuzuar për rastin e “27 Prillit”, të cilëve u është refuzuar kërkesa për amnisti ose nuk kanë kërkuar fare që të amnistohen, njofton Koha. Për këtë rast të akuzuar ishin 33 perosna, mirëpo 15 nga ata nuk arritën që të lirohen nga ndjekja e mëtejme penale, pasi që kërkesat e tyre për amnisti nuk u pranuan. Procesi gjyqësor për këtë rast është në fazën finale dhe ka mbetur që fjalën e fundit ta thotë gjyqi që lënda e këtij rasti të mbyllet…
Faza e tretë dhe e fundit nga implementimi i Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës në propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten nga të paktën dy të tretat e deputetëve në dhomën ligjdhënëse. Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare. Siç theksoi, është optimist për mbështetjen e këtij procesi, numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar pushtetin se po varfëron për çdo ditë qytetarët. Ata thonë se me fillimin e vitit 2019 Zoran Zaev goditi edhe tregtarët me ndryshimet e reja ligjore. “Ndryshimet ligjore kanë sjellur dënime drakonike dhe rregulla të reja që janë në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe tregtarëve, të cilët vite me radhë në mënyrë të ndershme fitojnë para për bukë. Me ndryshimet e reja, gjithë ata pensionistë të cilëve nuk ju mjafton pensioni për të mbijetuar, nuk do të mund të punojnë në tezga”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se e keqja është…
SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër katër personave nga Shkup, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personat K.T (41), Sh.D (35), M.XH (33) dhe B.Xh (28) në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar pasuri në vlerë prej 350 mijë denarëve. Siç thonë nga MPB, të paditurit veprën penale e kanë kryer natën mes 22 dhe 23 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Bellasica” në hapësirat e parkingut të “Skopski Saem”. “K.T dhe Sh.D me përdorimin e mjeteve të forta kanë thyer xhamin e një makine me targa bullgare dhe e kanë hapur derën. Janë…

