Author: Hamdi Kumanova

Me 05.01.2019 në ora 02.10 E.N.(37) nga Shkupi ka lajmëruar se me 04.01.2019 rreth orës 22.30 para një lokali në rrugën “Esperanto” është sulmuar vajza e saj nga ana e M.Gj., transmeton Almakos. Në të njëjtën kohë, M.S.(17) ga Shkupi ka lajmëruar se në lokacionin e njëjtë është sulmuar fizikisht nga ana e një personi të panjohur. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot deklaroi se “Protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të jetë gati në momentin kur marrëveshja e Prespës do të zbatohet dhe ratifikohet nga të dyja palët. Presim që pjesën tonë të obligimeve t’i kryejmë në kohë sipas planeve, dhe se të njëjtën gjë do ta bëj edhe Greqia”. “Hapat në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Prespës si dhe nënshkrimi i protokollit për NATO u biseduan me përfaqësues të NATO-s. hapat u definuat në marrëveshjen e Prespës po u definuan secilënherë kur bisedonim me personat zyrtar të NATO-s por edhe…

Lexo më Shumë

Plot 83.7% nga të anketuarit kanë deklaruar se do të iknin nga Maqedonia në rast se u jepet mundësia. Ky është rezultati i anketës me titull “Nëse do të mundnit, a do të iknit nga Maqedoni?” që e ka publikuar “Fakulteti.mk” përpara dy javëve, njofton Portalb.mk. Në pyetësorin në mënyrë anonime janë përgjigjur 1.474 lexues. E dhënë interesante është se në disa orët e para ka pasur përgjigje masive të tre pyetjeve. Në pyetjen se nëse do të kishit mundësi a do të iknit nga Maqedonia, janë përgjigjur 1491 lexues. Prej tyre 1.234 (83.7%) janë përgjigjur me “po”, 123 (8.3%) janë…

Lexo më Shumë

Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhura nga komunat përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, Komuna e Tetovës është një ndër 19 komunat me borxhin publik me te madh në Vënd! Respektivisht, është e dyta pas Ohrit që i paraprin listes së borxhlinjëve. Borxhi i Komunës së Tetovës deri në vitin 2017 ka kapur shumën prej 640.6 milion denarë, pa përfshi borxhin e NKP-së, njofton Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Tetovës. Sipas tij, në periudhën kohore nga 2012-2017 borxhi është dyfishuar dhe ka lëvizur si në vijim: “2012 – 226.1 milion den –Sadi Bexheti,…

Lexo më Shumë

Me 04.01.2019 në ora 20.00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Kadino-Miladinovci, te ura e Kadiut, ku vetura e tipit “ BMV X5”, me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.N.(45) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Është lënduar S.N., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 05.01.2019 rreth orës 01.30 në Kumanovë, në rrugën “Done Bozhinov” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Ford Eskort” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga B.D.(26) dhe veturës së tipit “Audi” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga I.J.(33). B.D. dhe I.J., si dhe bashkëudhëtarët A.S. Dhe K.P. me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Te B.D. janë konstatuar lëndime të rënda i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe është njoftuar edhe prokurori publik.

Lexo më Shumë

Me 04.01.2019 rreth orës 01.00 në Recicë të Madhe në Tetovë është lajmëruar zjarr në shtëpinë e L.Z.(27), transmeton Almakos. Sipas informacioneve fillestare, zjarri është shkaktuar rreth oxhakut. Zjarri është shuar nga ana e ekipit të Zjarrfikësve në Tetovë. Në vendngjarje është kryer kontroll nga ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Pas disa ditë më parë hyri në fuqi ndalesa e përkohshëm në pranim, në kopsht, të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP (për fruth, rubeolë dhe parotitis), shumë prindër në rrjetet sociale bënin pyetje, nëse pas vaksinimit mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht, ose duhet të kalojnë një periudhë të caktuar në shtëpi, transmeton Portalb.mk. Edhe pse nuk janë mjekë të cilët pohojnë se pas vaksinimit fëmija duhet të qëndrojnë në shtëpi disa ditë, ndërkohë, në kopshte pranohen të gjithë fëmijët të cilët janë vaksinuar atë ditë ose një ditë më parë. Pediatër Vesna Stojanova…

Lexo më Shumë

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e 30-vjeçarit nga Shkupi në lagjen Butell zbuloi dhe konfiskoi 300 kilogram marihuanë. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësia për tregtinë ilegale me drogë dhe armë sot, me urdhër nga gjykata, dhe nga njoftime paraprake nga masat e ndërmarra bëri kontroll në shtëpinë e H.E (30) nga Shkupi, komuna e Butellit. Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrollit janë gjetur 229 paketa me marihuanë që peshonte rreth 300 kilogram. Personi H.E është arrestuar, ndërsa marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe matje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër H.E do të ngritet padi penale…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE akuzon LSDM duke thënë se “LSDM i zhgënjeu të rinjtë. Deri në 83.7% e personave të rinj në anketimin e portalit ‘Falulteti.mk’, janë përgjigjur se do të kishin braktisur Republikën e Maqedonisë nëse do të kishin mundësi”. Sipas VMRO-DPMNE-së të rinjtë nuk janë të kënaqur nga Qeveria e LSDM-së, ku prioritetet kryesore të kësaj qeverisje janë interesat biznesore dhe tenderët milionëshe. “Të rinjtë janë viktima më e madhe e gënjeshtrave dhe manipulimeve të qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se për LSDM të rinjtë…

Lexo më Shumë