“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”. Kështu ka thënë mes tjerash koordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gatishmërinë e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s në një intervistë për TV Tellma, njofton Koha. Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni. Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat…
Author: Hamdi Kumanova
Në dy aksione të ndara të Policisë së Maqedonisë, dje janë arrestuar dy shtetas turq për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër. Në rastin e parë në pranga të policisë ka përfunduar 58-vjeçari O.H, i cili ka tentuar të kalojë në kalimin kufitar “Bogorodica” rreth orës 09:30. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:00, kur 43-vjeçari C.M nga Turqia, gjithashtu në kalimin kufitar “Bogorodica” është arrestuar për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër. Nga MPB thonë se dy të arrestuarit janë dorëzuar në stacionet policore për procedura të mëtejshme./Telegrafi/
Edhe politikanët edhe analistët shpresojnë që Maqedonia sivjet mund të merr datë për fillim të negociatave anëtarësim në Bashkimin Evropian. Punët më së shumti varen prej nesh, vlerësojnë ata, gjithsesi duke i theksuar edhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet BE-ja, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Optimizëm në Qeveri dhe pritshmëri më të matura në sektorin qytetar për sigurinë se Maqedonia këtë vit do të merr datën për negociata me Bashkimin Evropian. Pa ndërhyrë në spekulime për datën, mund të thuhet se në masë të madhe kjo varet nga ne, thotë Zoran Neçev nga Instituti për demokraci. “Para se gjithash kjo varet nga zbatimi…
Çdoherë kam konsideruar se Marrëveshja e Prespës, në mënyrë të balancuar, të drejtë dhe të dobishme i zgjidhë çështjet që shkaktonin dyshime dhe ndarje mes vendit tonë dhe IRJM-së, thotë ministri grek pa resor dhe zëdhënës i Qeverisë, Dimitris Xanakopullos në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shton se amandamentet e parashtruara kushtetuese, por edhe deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë e konfirmojnë këtë qëndrim, ndërsa paralelisht i rrëzojnë argumentet e Demokracisë së Re. Xanakopullos potencon se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i shërben interesave të Greqisë dhe rajonit më gjerë dhe shprehi bindje se do të…
Mjekët e Klinikës për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv Karil, urologjisë, neurologjisë dhe Institutit i Transfuzioneve sërish kryen transplantim të suksesshëm të veshkave nga një dhurues i vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin e tij social “Facebook” shkroi se pacientët që fituan veshkat ndihen mirë dhe ende janë në repartin e kujdesit intensiv në KARIL. Pas një pauze gati tri vjeçare, siç thotë ministri, ky është transplantimi i dytë i veshkave nga një dhurues i vdekur për dy muaj, që është sukses i madh për ekipin e mjekëve që punojnë në praktika të tilla. Ministri i Shëndetësisë, Filipçe…
Hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe shumë pengesa të tjera të cilat nxorrën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve, transmeton Portalb.mk. Nga pamjet më poshtë, shihet qartë se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa teleferikë, pa ashensorë skijimi funksional “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot…
Ekskuzivisht mirret vesh që partnerët e koalicionit, Zaev dhe Ahmeti, kanë zhvilluar biseda me deputet nga opozita maqedonase në mënyrë që të rritet mbështetja në Kuvend për ndryshimin e emrit, përtej 80 votave minimale që nevojiten për ta zbatuar ndryshimin e Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ky zhvillim kaq i shumëpritur ka ardhur pas hapave të fundit që janë ndërmarrë siç janë ligji për amnesti, ndryshimet në kodin penal dhe në veçanti me lirimin nga paraburgimi i ish drejtorit të DSK Sasho Mijallkov i cili konsiderohet më meritori për arritjen e 80 votave në…
Të rinjtë në Maqedoni konsiderojnë se lë shumë për të dëshiruar pjesëmarrja e tyre dhe organizatave rinore në procese të krijimit të politikave, qoftë në pushtetin qendror apo atë vendor, njofton REL. Ata theksojnë se është shumë e nevojshme rritja e transparencës në procesin e politikëbërjes për të rinjtë. Rita Behadini nga Parlamenti studentor në kuadër të Universitetin të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se rinjtë janë pasiv kundrejt politikave të pushtetit vendor dhe atij qendror, pasi ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni. “Të rinjtë në vendin tonë janë tepër të demotivuar. Duke…
Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura deri minus 21 në Manastir, në Berovë janë matur -17, -15 në Strumicë, -14 në Prilep dhe Demir Kapi, -12 në Lazaropole dhe Krushevë, -11 në Mavrovë, -10 në Shtip dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Shkup Petrovec, Ohër, Pretor dhe Pozharane, minus tetë në Dibër, minus shtatë në Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus gjashtë në Shkup Zajçev Rid deri minus katër në Dojran. Reshjet gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Hanet Mavrovës 65 centimetra. Në…
Ekipi i shërbimit dimëror i Qytetit të Shkupit në mënyrë intensive është duke punuar në terren për të pastruar rrugët dhe trotuaret nga bora, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk. Nga atje shtojnë se shërbimi dimëror në mënyrë aktive është duke e ndjekur gjendjen në terren, dhe do të intervenojë varësisht nevojës. “Qyteti i Shkupit gjatë këtij sezoni dimëror ka siguruara 4000 ton kripë, që bashkë me sasinë e mbetur nga viti i kaluar, arrin deri 4500 ton”, thanë nga Qyteti i Shkupit.
Në intervistën për gazetën mujore “Zaman”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke folur rreth pritjeve për zhvillimin ekonomik tha se “stabiliteti dhe statusi ndërkombëtar që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet e investimeve, si tek investitorët vendor ashtu edhe tek ato të huaj”. Ai thotë se me hyrjen në NATO, vendi do të fitojë status më të mirë ndërkombëtar dhe do të jetë në mesin e shteteve më të zhvilluara në botë. Siç theksoi Tevdovski, përvoja e shteteve tjera tregon rritje të madhe të investimeve të huaja pas hyrjes në NATO. “Në Bullgari, investimet e huaja, nëse analizojmë…
Me 04.01.2019 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Prilep, një i punësuar në EVN Maqedoni, ka lajmëruar se në periudhën nga ora 08.00 të datës 03.01.2019 deri me 02.00 të datës 04.01.2019 në vendin e quajtur “Povodenici” një kryerës i panjohur i ka ndryshuar bravat e trafostacionit 50 kilovat dhe e ka hedhur në tokë pas së cilës i ka vjedhur pjesët e bakrit, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit.

