Author: Hamdi Kumanova

Me 07.01.2019 në ora 05.00 në Stacionin Policor në Dibër, S.L.(38) nga Dibra ka lajmëruar se në shtëpinë në rrugën ‘Velko Vlahoviq’ në Dibër nga ana e tre personave duke u kërcënuar me armë iu është kryer vjedhje ku iu është marr celulari, ndërsa njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht, transmeton Almakos. Pas ngjarjes, dhunuesit e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 07.01.2019 në ora 01.25 në SPB Shkup është lajmëruar se në fshatin Trubarevo, Shkup, në shtëpi është gjetur e vdekur V.N.(60), transmeton Almakos. Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje pa shenja dhune. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup. Trupi i të vdekurës është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Qeveria është në garë me kohën për miratimin e ligjit për parandalimin e korrupsionit me të cilin do të formohet Komisioni i ri anti-korrupsion. Të njëjtin e kanë propozuar me siglën e flamurit evropian, që nënkupton vetëm se tri ditë debat parlamentar për të dhe më pas hidhet në votim. Por, është e paqartë se kur do të jetë në rend dite në seancë parlamentare pasi që ditët pas festave janë të rezervuara për ndryshimet Kushtetuese, njofton Koha. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për Tv Telma ka thën se në asnjë rast nuk i shkon ndërmend që ligji për…

Lexo më Shumë

Klasë të plota në kurset e gjuhës gjermane, në shkollat ​për gjuhë të huaja. Interesi jashtëzakonisht i madh për të mësuar gjuhën është se Gjermania është bërë destinacioni i preferuar kurbetçinjve. Interesi jashtëzakonisht i madh për të mësuar gjuhën gjermane po i mbush klasat e qendrave për edukim joformal dhe të shkollave ​​private për gjuhë të huaja. Përveç atyre që kanë dëshirë të mësojnë një gjuhë të re, kjo situatë më së shumti ka të bëjë me njerëzit të cilët dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani, prandaj kanë nevojë të paktën, të kenë njohje minimale të gjuhës dhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është pyetur nga Klan Maqedoni se a do bashkohet me ndonjë parti shqiptare për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale. Ja si është përgjigjur: Kryetar në Republikën e Maqedonisë bëhet ai kandidat që e merr besimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gjegjësisht ai kandidat që ka fituar më së shumti vota nga të gjitha bashkësitë etnike të Republikës së Maqedonisë.Ne kemi komunikim permanent me kryetarët e partive politike që janë përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare. Ajo që këto takime nuk janë zyrtare, nuk do të thotë që ne nuk kemi komunikim…

Lexo më Shumë

Shkruan Hamzi Ibraimi Rinia përballet me kushte të ndryshme, madje e njejta sjellë ndryshime me pasoja të mëdha. Të rinjtë detyrohe për të kërkuar kushte më të mira për jetesë, dhe largohen nga vendi për mërgim që të gjejnë një jetë më të mirë. Por pse të rinjtë detyrohen të lënë ëndrrat e tyre? Për gjërat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, fajtori kryesorë është politika diskriminuese. Ngase udhëhqësit që kanë marë përsipër të ardhmen e popullit të tyre, aspak nuk bëjnë kushte dhe zhvillim të ekonomisë për t’iu mundësuar një jetë më të mirë. Por për fat të keqë…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në aksident rrugor që ka ndodhur dje në rrugën Manastir – Resnjë, te vendi i quajtur “Çeshmi”. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në orën 16.00 është njoftuar se në rrugën magjistrale Manastir – Resnjë, te vendi i quajtur “Çeshmi”, ka ndodhur një aksident midis automjetit “Seat kordoba” me targa të Prilepit, të drejtuar nga L.P. (64) nga Pripeli dhe automjetit “Folsfagen pasat” me targa të Ohrit, të drejtuar nga D.K. (38) nha fshati Dërmen të Resnjës. Në vendin e ngjatjes ka vdekur L.P., ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë…

Lexo më Shumë

Kompania ku një nga pronarët është Maja Trendafilova Makraduli, gruaja e zëvendës ministrit Jani Makraduli ka marrë nëntë tenderët me vlerë rreth 90 mijë euro në periudhën derisa ai është funksionar në Ministrinë e mjedisit, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë kompaninë “Open Mind Solutions” ku Trendafilova posedon 25% të aksioneve. Sipas të dhënave nga Byroja e prokurimeve publike, tenderët janë lidhur me disa agjenci shtetërore dhe ndërmarrje publike dhe kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e softuerit për shërbime kontabël dhe financa. Zëvendës ministri Makraduli nuk sheh asgjë kundërthënëse.Ai pohon se kompania ka marrë tenderë edhe më herët, kur ai nuk ka…

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 12.45 është lajmëruar në polici se në rrugën regjionale Shkup-HEC Kozjak, në eterin e fshatit Varvara, vetura e tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.K.(54) nga Shkupi ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. D.K. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 11.30 në Shkup në bulevardin “Aradhat partizane” për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të dënueshme sipas nenit 235 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, arrestohen A.M.D.(32) dhe E.S.K.(28), dytë nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Qendër për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Vaksinën MRP dje deri në orën 19 kanë marrë 21 fëmijë. Deri më tani janë vaksinuar 1.079 fëmijë. Për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të sëmurë nga fruthi, kumtoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksina MRP është e cilësisë së lartë, ndërsa prodhues është kompania “Glakso Klajn” nga Belgjika, theksojnë nga Ministria. Pikat për vaksinim “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, sot punojnë nga ora 7.30 e deri në orën 13.

Lexo më Shumë