Author: Hamdi Kumanova

Me 07.01.2019 në ora 16.15 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme në hyrje të Republikës së Maqedonisë pas kontrollit të doganës në hapësirën e bagazhit në veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga A.S.(23) nga Kumanova, dhe si bashkëudhëtar ka qenë R.L.(19) nga Kosova është gjetur një femër pa dokumente, transmeton Almakos. Nga biseda e kryer është deklaruar se bëhet fjalë për K.S.(20) nga Kosova. Personat janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Punëtoria e vogël e mjeshtrit Mitko Trendov ndodhet në zemër të Strumicës. Ai është një nga sahatçinjtë e fundit në pjesën juglindore të vendit. Thotë se ky zanat me vete mbart potencial të madh, për shkak të kthimit të modës së orëve. Por, nuk ka të rinj që duan të merren me të. -Tani është në ekspansionin më të madh. Tani mbajtja e orëve është në modë, është imazh dhe saktësi. Pa marrë parasysh se ka telefona. Njerëzit duan të kenë orë dore. Kemi brende të llojllojshme. Kemi edhe bizhuteri e cila shkon me orët. Ky zanat nuk vdes, por…

Lexo më Shumë

Dy banore të Kroacisë dhe Shqipërisë janë kapur në një objekt hoteliere në Tetovë dhe janë dorëzuar për procedurën e mëtutjeshme policore, informon Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk. “Në Tetovë, në rrugën “Kole Nedellkoski” në objektin hotelierik, zyrtarët policor të SPB – Tetovë, rreth orës 00:30 kanë kryer kontroll dhe e kanë kapur A.Xh. (30) nga Kroacia dhe F.S. (23) nga Shqipëria, të cilat kanë punuar si kërcimtare. Të njëjtat janë arrestuar dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Pushteti në Maqedoni jeton me komplekse anti-bullgare, kështu ka deklaruar zëvëndës-kryemnistri i Bullgarisë dhe ministër i Mbrojtjes, Krasiimir Karakaçanov, njofton Koha.mk “Maqedonia është vendi i vetëm i cili në stemën e saj shtetërore, himin e saj dhe Kushtetut, mbështetet në postulatet e Kominternës dhe të Tito-s. Nga këtu lind edhe e gjithë rezistenca që të vendosen raporte normale njerëzore me Bullgarinë. Ne nuk kemi përse të ndahemi. në dy anët e kufijve gjenden njerëzit e njëjtë të cilët në të shumtën e rasteve flasin bullgarisht, flasin gjuhë të njëjtë, sado që janë bërë tentime në 73 vjeçarin e kaluar që…

Lexo më Shumë

Nga kompania “Makedonialek”, e cila është importuese dhe distributore e vaksinave MRP, informojnë opinioni se pas informacionit që doli në lidhje me praninë e mundshme të vaksinave me afat të skaduar, kanë kryer kontroll të brendshëm në mënyrë që t’i vërtetojnë akuzat. “Kontrollet treguan se të gjitha vaksinat MRP të markës “Priorix”, të cilat kompania jonë shpërndan, janë me afat të vlefshme dhe të besueshme për t’u përdorur. Në pikat e kontrollit të vaksinimit janë shpërndarë nga dy seri vaksinash, njëra e vlefshme deri në maj 2019 dhe tjetri deri në korrik 2019. Gjatë kontrollit, është zbuluar një gabim teknik…

Lexo më Shumë

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme e inspektimit të kryer nga Komisioni në dy ditët e fundit me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, tregoi se të gjitha vaksinat MRP që imunizojnë fëmijët kundër fruthit janë të vlefshme dhe plotësisht të sigurta, njoftojnë nga Ministrinë e Shëndetësisë. Ata shpjeguan se kontrolli është kryer në disa pika vaksinimi, nga ku janë kontrolluar afatet fabrikuese të shtypura në të gjitha kutitë dhe në paketimin e brendshëm nga ana e prodhuesve. “Është vërtetuar se të gjitha vaksinat janë të vlefshme deri në maj të vitit 2019, gjegjësisht korrik 2019. Inspektimi arriti në përfundimin se nga…

Lexo më Shumë

Një kazino në qendër të Shkupit sot është përfshirë nga flakët. Arsye për shpërthimin e zjarrit thuhet të jetë instalimi elektrik, i cili ka qenë i vendosur tek aparatet e lojërave të fatit. Zjarri ka përfshirë dy monitorë të aparateve, të cilët kanë qenë brenda kazinosë. Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës.Dëmi që ka shkaktuar zjarri është konsideruar si i vogël.

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 22.55 në SPB Ohër, N.J.(31) nga Ohri ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 22.15 në rrugën “Partizani” para një kazino ka ardhur deri te një zënkë dhe pastaj te një rrahje midis tij dhe D.A. nga Ohri, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 16.50 në Stacionin Policor në Prilep, T.A.(53) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.00 në një objekt që gjendet në tregun e qytetit në Prilep nga ana e një personi të moshës rreth 20-25 vjeç, pas një zënke paraprake është sulmuar fizikisht, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë