Me 07.01.2019 në ora 08.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë, është lajmëruar se me 06/07.01.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 06.00 në Shkup në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në kishën “Shën Shpëtimi”, një kryerës i panjohur ka vjedhur para, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër Gj.B.(22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te i padituri gjendet marihuanë.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër A.K.(22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit gjendet marihuanë.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër L.E.(27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Në burgun e Idrizovës, gjatë kontrollit te L.E. i burgosur janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe heroin.
Me 08.01.2019 rreth orës 05.00 në rrugën ‘Mladen Gruevski’ në Gostivar është arrestuar Sh.O.(21) nga Gostivari dhe Z.R.(35) nga Rostusha, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit tek to është gjetur kokain, pas së cilës dy personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.
Sot filloi trajnimi i parë i 30 edukatorëve të përzgjedhura për forcimin e kompetencave të stafit nëpër çerdhe. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, trajnimet i zbaton si pjesë e bashkëpunimit të përbashkët me UNICEF, me çka, se edhe në vitin 2019 vazhdojmë të punojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e kompetencave profesionale të punonjësve në institucionet për fëmijët”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. Siç shtojnë nga atje brenda këtyre aktiviteteve këtë vit do të organizohet një seri seminaresh për të promovuar kompetencat socio-emocionale të edukatorëve për nxitjen e zhvillimit socio-emocional të fëmijëve të vegjël. Një numër…
Një grua nga fshati Bogovinjë i Tetovës, mbrëmë rreth orës 20 e 40 minuta në Stacionin Policor të Tetovës ka denoncuar dhunë familjare që me 4 janar e ka kryer bashkëshorti ndaj saj, transmeton Portalb.mk. Ai për një kohë të gjatë e ka torturuar psiqkisht dhe fizikisht si dhe e ka kërcënuar. Policia njofton se i denoncuar do të ftohet në stacionin policor për zbardhjen e rastit.
Lëvizja pro-ruse në Maqedoni “Tvrdokorni” nesër në mesditë, kur do të duhet që të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese, do të protestojë. Ata kanë nëmur të gjithë maqedonasit të cilët nuk do të marrin pjesë në siç thonë ata, luftën për Maqedoninë, njofton Portalb.mk. “Kush është maqedonas dhe nga populli maqedonas ka gjak, dhe nuk merr pjesë në luftën për Maqedoninë: Të mos ketë nga zemra pasardhës, as djalë as vajzë. Në dorë asgjë mos t’i bjerë, as verë, as misër i bardhë. I ndryshkur të pikojë, pa gjunjin e tij”, thonë nga “Tvrdokorni”. Përndryshe, gjëma shumë ngjanë me atë…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media informon se sistemi i reformuar i mbrojtjes sociale për vitin 2019 ka siguruar shtesën fëmijërore prej 60 mijë denarëve dhe rritje të ndihmave sociale deri 300 për qind. Ata thonë se në vitin 2019 përmes masave për ndihmë minimale dhe paketë familjare, shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin ndihmë edhe prej 300 për qind rritje, njofton Telegrafi Maqedoni. “Gjithashtu do të lehtësohet qasja për kompensim për 24 mijë amvisëri të cilat për momentin marrin ndihmë sociale, ndërsa do të hapet mundësia edhe për 11 mijë amvisëri tjera”. “Për dallim…
Pas vitit të udhëheqësisë së guximshme pasojnë vendime të rënda strategjike të cilat Marrëveshja e Prespës i kërkon nga liderët e zgjedhur demokratikë që ta përcaktojnë kursin më të mirë për vendin. SHBA-ja e mbështet Maqedoninë dhe atë që qytetarët dhe liderët do të vendosin se është në interes më të mirë për vendin. Ne e dimë se kompromiset në Marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo me të vërtetë është mundësi historike për Maqedoninë dhe për rajonin, që do të japë të ardhme më të sigurt dhe më prosperuese, deklaroi ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli në…
Shtatë milionë euro do të kushtojë ndërtimin i centralit fotovoltaik “Osllomej”, dhe saktësisht vendi ku është planifikuar të ndërtohet ky termocentrale fotovoltaike do të vizitohet sot nga Ministri i Ekonomisë dhe zv. drejtori i përgjithshëm i ELEM-it. Kreshnik Bekteshi së bashku me Fatmir Limanin do të vizitojnë TEC-it Osllomej dhe termocentralin fotovoltaik Osllomej. Sipas njoftimeve, fabrika do të ndërtohet në një sipërfaqe mbi 15 hektarë tokë në minierën tashmë ekzistuese në zonën e REK Oslomej. Shuma e mjeteve prej shtatë milionë eurosh për këtë investim është siguruar me anë të një huaje prej 5.9 milion euro nga Banka Evropiane për…
Me 07.01.2019 në ora 12.30 është lajmëruar në polici se në rrugën lokale fshati Moran-fshati Oreshanë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës ‘Fiat Punto’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.K.(26) nga fshati Zelenikovë, Shkup, dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.T.(48) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë D.K., ndërsa lehtë janë lënduar V.T. dhe bashkëudhëtarja nga vetura ‘Fiat Punto’, A.S.(35) nga Shkupi, të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitalit të përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Është kryer kontroll në…

