Author: Hamdi Kumanova

Lëvizja Antibixhoz edhe gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur kërkesat e tyre, të shpalosura më 21 dhjetor gjatë protestës së organizuar në Tetovë. Në mesin e kërkesave është largimi i të gjitha lojërave të fatit 3 km nga vendbanimet, ndarja e 5 përqind të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik si dhe hartimin e një strategjie nacionale për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. Nga Lëvizja potencojnë se këto kërkesa janë të pakontestueshme dhe se në rast të mos plotësimit të tyre si dhe sjelljen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, tha se vendimi i vitit të kaluar i Këshillit Gjyqësor për pagesat shtesë për anëtarët e Këshillit deri në 35 për qind nuk është skandaloze, por e ligjshme, edhe pse ai atëherë kishte votuar kundër. “Qëndrimi im dhe rregullativës gjyqësore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor edhe për përbërjen e kaluar edhe përbërjen e tanishme është e qartë dhe e pa hamendshëm. Sipas neve, këtu nuk ka asnjë skandal, sepse baza ligjore qëndron në nenin 2 të ligjit për pagesat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ka të përgatitur rregullore këshilluese në 2016 dhe 2017 për…

Lexo më Shumë

Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori, njofton Eurostat. Sipas këtyre të dhënave Maqedonia zë vendin e tretë për “shtet policor” në Evropë, ndërsa më shumë ka në Serbi (620) dhe Qipro e vogël (573). Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450). Nga vendet e rajoni Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260). Ndërsa vendet që kanë pasur pakë policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90). Në Maqedoni në vitin 2017-të ka pasur gjithsej 10.000 policë.

Lexo më Shumë

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda, kanë bërë të ditur nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”. Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë. Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec. Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave. Autoritetet…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do të duhet ta shqyrtojë dhe miratojë raportin për punën sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për mandatin e mbetur të deputetit Tomisllav Tuntev. Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev dje dha dorëheqje nga mandati i deputetit dhe pozita e koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pritet që dorëheqja e Tuntevit të konstatohet edhe në seancën e sotme kuvendore, ndërsa vendin e tij do ta zë Rubin Zemon. KSHZ sot do të diskutojë edhe për planin vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në…

Lexo më Shumë

Qeveria ka pranuar propozim programin për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2019. Për këtë qëllim janë destinuar 7,9 milion denarë, kurse qëllimi i programit është të përcaktohet prania e koncentrimeve dhe kontaminimeve në ushqim, migrimi i substancave të caktuara nga materialet dhe prodhimet të cilët vijnë në kontakt me ushqimin, monitorimi i pranisë së mundshme të ushqimit Gjenetikisht të Modifikuara, kriteret mikrobiologjike dhe rreziqe të tjera në ushqim, si dhe evalvimi i ndikimit të tyre ndaj shëndetit të njeriut./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Iniciativat Qytetare “Tvrokorni” dhe “Maqedonia Bllokon” kanë njoftuar se sot në mesditë do të protestojnë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë paralelisht me “fillimin e seancës për ndryshime kushtetuese”. Ndryshe, iniciativa “Tvrdokorni” është lëvizje e afërt me VMRO-DPMNE-në e cila hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, kur rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre. Ata kanë protestuar çdoherë kur ka pasur ndonjë hap përpara nga e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me qëllim që, sipas tyre, të parandalojnë të këqijat që po i bën pushteti. Ata kanë protestuar edhe kundër votimit të gjuhës…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Asamblesë së Femrës në Aleancën për Shqiptarët, Arta Toçi ka komentuar me disa shifra marëveshjen e arritur ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës. “11 deputetë, 1 kryetar parlamenti, 1 nenkryetar parlamenti=0 amandamente.2 deputetë, 4 ndryshime te medha ne kushtetute, duke perfshire edhe preambulen. Kjo eshte Aleanca e shqiptareve!”, ka shkruar Toçi në profilin e saj në facebook.

Lexo më Shumë

Vendin vakant në Këshillin Gjyqësorë që i takon komuniteteve etnike, presidenti i shtetit Ivanov do ta plotësojë pa konsultimin e partive. Në më pak se gjashtë muaj nga mbarimi i mandatit, Gjorge Ivanov ka pozuar Bujar Sabriun nga Tetova, emri i të cilit tashmë është dorëzuar në Kuvend. “Propozimi i presidentit Ivanov për anëtar të Këshillit gjyqësorë është dorëzuar pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sipas dispozitave dhe afateve ligjore”, theksuan nga kabineti i presidentit të Maqedonisë. Ndërsa nga Kuvendi sqarojnë se propozimi i Ivanovit nuk ka mbërritur deri te shërbimet e kuvendit, edhe pse mandati i anëtarit të deritanishëm…

Lexo më Shumë

Shteti dhe qytetarët çdo ditë që kalon janë gjithnjë e më të varfër. Indeksi i shpenzimeve për jetesë në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur për 1.5 për qind. Derisa shpenzimet rriten, rrogat stagnojnë, thuhet në komunikimin me shkrim të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, duke komentuar zhvillimet ekonomike të Qeverisë, njofton Koha.mk “Sipas të dhënave të ESH-së, indeksi i çmimeve me pakicë në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur për 2.7 për qind. Kjo nënkupton se qytetarët me çdo blerje në dyqane, pompa të benzinës, barnatore apo ndonjë firmë tjetër me tregti me pakicë…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga tetë aksidentet në komunikacion çka ndodhën gjatë natës së kaluar në qytetin e Shkupit. Siç njoftojnë nga MPB, policia ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga se është e lejuar, një vozitës i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe shtatë vozitës për mos pajisje me patentë shoferi. Nga komunikacioni janë ç’kyçur gjashtë vetura të paregjistruara, një veturë është ç’kyçur për shkaqe të problemeve teknike, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 55 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se katër nga të prekurit me epideminë e fruthit janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa dy prej tyre akoma janë të hospitalizuar dhe se po priten rezultate nga analizat e gjakut. Në lidhje me analizat që janë bërë për cilësinë dhe afatin e vaksinave, Filipçe tha se është konstatuar se vaksinat janë të sigurta dhe me afat të vlefshëm. “Nuk duhet të hapet panik dhe të ketë dyshime rreth cilësisë së vaksinave. Kemi kontaktuar me kompaninë përgjegjëse për transportin e vaksinave dhe nuk do të lejojmë që të lëkundet…

Lexo më Shumë