Author: Hamdi Kumanova

Dy persona të cilët janë në listën e “Interpolit” janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës në hyrje të Maqedonisë. Personi i parë, i cili është nga Kosova dhe gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave rreth orës 18:00. Personi me iniciale B.Sh është qytetar i Kosovës i moshës 47 vjeçar, thonë nga Ministria e Brendshme. Kurse personi i dytë është arrestua në të njëjtin vendkalim kufitar në orën 4:30. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet L. Sh. i cili është ndaluar në bazë të një telegrami nga Interpol…

Lexo më Shumë

Burime partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri është në mesin e kandidatëve më serioz për kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në pranverë. Përparësi e Zeqirit, që e bën në mesin e favoritëve kryesorë për kandidat presidencial, janë simpatitë që i gëzon ai njësoj sikur te elektorati maqedonas, poashtu edhe te elektorati shqiptar. Zeqiri gjatë ditës së sotme ka qenë i pakapshëm për të komentuar këto informacione. Mirëpo burime partiake thonë se ai përveç në LSDM gëzon mbështetje edhe te partnerët e tjerë të koalicionit.​Zgjedhjet presidenciale do të shpallen…

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 07.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, derisa A.K.(51) nga Shkupi ka hipur nga dyert mbrapa në autobusin e JSP me numër 35 e drejtuar nga Z.P.(55) nga Shkupi, dera është mbyllur dhe A.K. është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Për kontroll A.K. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 18.25 në SPB Shkup A.K.(41) nga fshati Saraj, Shkup, ka lajmëruar se rreth orës 17.35 në bulevardin “Ilinden” është sulmuar fizikisht nga D.M.(33) nga Shkupi dhe një personi tjetër për shkak të një keqkuptimi paraprak në trafik, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Në Stacionin Policor në Prilep, P.P.(67) nga Prilepi ka lajmëruar se me 10.01.2019 rreth orës 23.55 në një bastore në rrugën “Kuzman Josifovski” në Prilep, fizikisht është sulmuar nga D.M.(25) nga Prilepi, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 23.40 është lajmëruar në polici se në Shën Nikollë në një lokal në rrugën “Filipi i dytë” ka ardhur deri te prishja e rendit publik nga përleshja fizike midis T.K.(40) dhe A.R.(50) edhe dytë nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. Kundër tyre janë ngritur padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 06.20 është lajmëruar në polici se në Veles, në një kazino në rrugën “Bllagoj Gjorev”, pasi që ka ardhur deri te një zënkë verbale midis Gj.N.(35) dhe S.M.(44) dytë nga Velesi, Gj.N. ka dal nga kazino dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer dhe me një mjet metalik e ka goditur S.M., pastaj ka drejtuar kërcënime edhe te V.N.(43) që ka qenë bashkë me S.M., transmeton Almakos. Gj.N. është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 05.00 në Stacionin Policor në Kavadar nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Kavadar është lajmëruar se tek to me lëndime është sjell një person i cili ka pasur një sulm fizik para një lokali, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarr masa adekuate dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për I.K.(37) nga Kavadari, i cili lëndimet i ka marr pas një zënke fizike me personin Z.P. nga Kavadari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 02.30 në SPB Manastir, A.S.(20) nga fshati Ivanjevci ka lajmëruar se me 10.01.2019 rreth orës 23.00 në Manastir në rrugën “Niko Fundali” ai dhe vëllai i tij janë sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç për shkak të keqkuptimeve të dhënies përparësi në trafik, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.01.2019 në ora 20 është lajmëruar në polici se në një shitore në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, tre personave prej të cilëve njëri duke u kërcënuar me pistoletë nga të puënsuarit kanë vjedhur 23.000 denar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.01.2019 në ora 04.00 në Stacionin Policor në Kavadar V.J.(44) nga Kavadari ka lajmëruar se rreth orës 02.25 në një diskotekë në Kavadar fizikisht është sulmuar nga N.N., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” është mbledhur te Teleferiku – Kodra e Diellit për të protestuar kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike. Iniciativa qytetare bëri thirrje që të ndalohet me shkatërrimin e kësaj qendre turistike. “ Turizmin që e kanë Struga dhe Ohri për tre muaj, Tetova duhej ta ketë për 12 muaj. Të mobilizohemi sa më shumë, që ta shprehin gatishmërinë tonë që të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria, që t’i ndërmarrë hapat e nevojshme drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit”, thuhet në apelin e protestës. GEPOSTET VON TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT AM SAMSTAG, 12.…

Lexo më Shumë