Profesoresha universitare maqedonase dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, Mirjana Najçevska ka kontestuar sjelljen e Ligjit për gjuhën shqipe dhe përdorimin e tij. “Shpallja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk nënkupton se ai mund të zbatohet menjëherë në praktikë. Para se të fillojnë të ndërrohen emërtime dhe të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe, duhet të dëshmohet se ata a përbëjnë 20 për qind të popullsisë.”, ka theksuar Najçevska, duke shtuar se në momentin kur në ligj vendosni numra, ata duhet të respektohen. Sipas saj, derisa nga viti 2002 nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, momentalisht nuk ka…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me homologun Oliver Spasovski, në qytetin e Pogradecit, takim i zhvilluar për thellimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe policor. Ministri Lleshaj përgëzoi homologun e tij, Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë për sa i përket aprovimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit “one stop-shop” në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski mbrëmë deklaroi se me shpalljen e sotme në Gazetën zyrtare të ligjeve të gjuhëve dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi kanë kryer “atentat” ndaj Maqedonisë. “Nënshkrimi antikushtetues i ligjit të gjuhëve, sot mori vazhdimin, kur drejtori i Gazetës zyrtare e shpalli dekretin. Me këtë para vetes krijuan një alibi se ligji është në përdorim dhe i plotfuqishëm”, tha Mickoski në “Studio e Hapur” në televizionin Alfa. Sipas tij, kjo është një vepër penale dhe përmendi se partia do të parashtrojë kallëzime penale si dhe…
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski tha se ata janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë eventual do të mbahet më 9 maj. “KSHZ është e gatshme që të mbajë ciklin e ardhshëm zgjedhor, më 8 shkurt do të caktohen zgjedhjet. KSHZ vetëm se ka bërë disa aktivitete që të jetë e gatshme pas caktimit të zgjedhjeve që të mund t’i respektoj të gjitha afatet e caktuara”, tha Derkoski.
Prokuroria e Shkupit i kontrollon gjetjet e kolegëve të tyre nga Prokuroria Speciale Publike se a ju kanë dhënë tre mjekët vërtetime fals mjekësore për pushimin mjekësor të të akuzuarve në rastet e PSP-së, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria Publike e Shkupit konfirmuan se rasti është marrë për punë dhe pas analizës së gjetjeve, duhet të vendosë se a do të ketë elemente për vepër penale ‘falsifikim të dokumentit zyrtar’. Prokuroria Themelore Publike Shkup kah fundi i vitit 2018 ka hapur procedurë parahetimore për këtë rast kur më parë Inspektorati shtetëror dhe sanitar me raport ka konstatuar lëshime gjatë…
Askush nuk e di se sa persona do të punësohen në Agjenci dhe në Inspektoratin që duhet të formohet në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Nuk dihet as nën juridiksionin e të cilës Sekretariati do të jetë agjencia qeveritare. Dihet vetëm se agjencia do të duhet të punësojë përkthyes të çertifikuar gjyqësorë, linguistë dhe filologë të diplomuar në shqip, si dhe pedagogë të licencuar. Agjencia do të jetë përgjegjëse për përkthimin dhe korrigjimin e dokumenteve, si dhe të gjitha aktet e publikuara në Gazetën Zyrtare dhe do të ndërmarrin masa për të promovuar përdorimin e gjuhës shqipe. Drejtori…
VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë padi penale kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare Martin Kostovski, por edhe gjithë atyre për të cilët do të konfirmojnë se kanë përgjegjësi për shkeljen e ligjit. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, në konferencë për shtyp tha se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit, është joligjor dhe tentim i dhunshëm për vendime të cilat sipas tij, lënë pasoja të mëdha në shtet. “VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë padi penale kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, por edhe kundër gjithë atyre…
Problemi i mungesës së çerdheve në qytetin e Kumanovës është një problem i bartur me vite të tëra. Edhe pse nga qeveria e kaluar janë bërë disa lëvizje në këtë drejtim, por ende nuk është zgjidhur përfundimisht ky problem. Sipas informacioneve tona mbi 400 fëmijë kryesisht të nacionalitetit shqiptar janë në listën për pritje për t`u regjistruar në çerdhe. Dhe çerdhet në Kumanovë mungojnë. Si duket janë luks i mungesës së interesimit të institucioneve publike për ta zgjidhur këtë problem. Almakos tentoi që të marr një prononcim nga drejtoria e çerdheve në Kumanovë, por ata nuk iu përgjigjën thirrjeve tona…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, të martën publikoi reagim ndaj komentit të MPJ-së ruse lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës, duke përmendur se kjo Marrëveshje jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon për stabilitetin rajonal. “Marrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon drejt stabilitetit rajonal, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe si e tillë paraqet shembull dhe model për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve”, thuhet në reagimin e…
Me 14.01.2019 në ora 12.05 në vendkalimin kufitar në Qafthanë, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se shenjen vizat që i kanë pasur në dokumente J.R.(32) dhe G.S.(26) dytë nga Kosova, kanë qenë të falsifikuara, transmeton Almakos. Në ora 15.30 personat janë dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Strugë dhe pastaj janë mbajtur në SPB Ohër.
Me 14.01.2019 në ora 20.00 në vendkalimin kufitar në Aerodrom “Shkup” gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se personi S.H.(34) nga Shkupi gjendet në listën me masën “arresto”, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe në ora 21.45 është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.01.2019 rreth orës 13.00 rreth orës 13.00 zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar e kanë arrestuar F.R.(47) nga fshati Recan, Gostivar, pas të cilit nga nëntori i vitit 2018 për shkak të ikjes nga burgu, është shpallur një fletarrest nga burgu i Idrizovës, transmeton Almakos. F.R. është arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar prej ku është dërguar në burgun e Idrizovës.

