Në emisionin Klan Debat, i ftuar mbrëmjen e djeshme ishte kreu i ASH-së Ziadin Sela. Krahas temave të tjera, debati u zhvillua edhe rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjeve që priten këtë vit, poashtu edhe rreth marrëdhënieve që kanë liderët politikë në lidhje me zgjidhjen e problemeve që qytetarët i preokupojnë. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat, bëri thirrje që liderët e partive politike së bashku të ulen në tryezë për të zgjidhur çështjet të cilat preokupojnë qytetarët shqiptarë. Këtë Sela e quan ‘instrument politik’ dhe siç thekson ai, i njëjti nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër një peroni për vepër penale të bërë – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. Vepra për të cilën akuzohet i akuzuari e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër të dyshuar për të cilin procedura hetimore është ndërprerë sepse është i pakapshëm për organet e rendit, për të të është shpallur fletarrest ndërkombëtar si dhe për një person tjetër të panjohur. Të tre më 22.10.2018 në fshatin Batincë me paramendim janë përpjekur ta privojnë nga jeta një peron. Deri…
Profesori maqedonas Jove Kekenovski, ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij, qeveria në mënyrë kauboje miratoi ligjin dhe shkeli Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e punës së Kuvendit dhe kontestuese sipas tij, është pse ligji nuk i miratua me dy të tretat e votave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë miratimit të këtij ligjit, kryetari i Kuvendit si dhe shërbimet tjera kuvendare është dashur të kenë parasysh se që të miratohet ky ligj, ka qenë e nevojshme vota e dy të tretave të deputetëve”, tha Kekenovski. Ai tha se me këtë ligj është dëmtuar sundimi…
Me 17.01.2019 në ora 15.45 në udhëkryqin nga bulevardi “ASNOM” dhe rruga “Rasti i Shkurtit” ka ndodhur nj aksident trafiku midis veturës “Opel Astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga O.A.(47) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Seat Ibica” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.M.(19) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar shoferi në veturën “Seat Ibica” dhe M.S.(20) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturë. Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marr në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Me 17.01.2019 në ora 09.15 në fshatin Ketenovo, Kratovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Fiat Doblo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.B.(40) nga Shkupi dhe autobusit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.T.(25) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë L.I.(57) nga Shkupi, bashkëudhëtar në veturë, derisa D.K.(83) dhe G.J.(24) nga Shkupi, bashkëudhëtar tjerë në veturë janë lënduar lehtë. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin “Shën Naum” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kratovë.
Me 17.01.2019 në ora 20.30 në rrugën “Strasho Pinxhur” në fshatin Vatasha, Kavadar, vetura e tipit “Jugo” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga E.B.(40) nga Kavadari ka dal nga rruga dhe është rrëzuar në lumë, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar shoferi të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Kavadar. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Kavadar.
Nëntë organizata ndërkombëtare, sot përmes kumtesës, kanë bërë thirrje për përgjegjësi politike për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Ata përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet, çfarë nuk ka ndodhur. OJQ-të konsiderojnë se nevojitet të ndërmerret përgjegjësi politike të pasojnë dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe drejtorit të Agjencisë së Zbulimit “Marrja e përgjegjësisë politike për rastin me arratisjen e Gruevskit është mënyra e vetme që…
Qeveria e Maqedonisë ka sqaruar opinionin se me Ligjin për gjuhët nuk aplikohet në tërësi dygjuhësia. Sipas sqarimit të Qeverisë, ky ligj përparon të drejtat e të gjitha bashkësive joshumicë dhe nuk parasheh punësime të reja.“Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare dhe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saj me jashtë”, njoftoi Qeverisë, duke komentuar sic thuhet lajmet e rrejshme që përhapen rreth zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më tej nënvizohet se pohimet e rrejshme dhe të pabaza për ngarkesë të buxhetit dhe punësime të reja janë vetëm…
Tregtarët e Bit Pazarit kanë dalë sot në mëngjes në protesta, kundër ligjit të ri, me të cilin u kërkohen pagesa shtesë për licenca. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore tek ura e Bit Pazarit dhe kërkojnë që të largohet kushti për licenca. Nga fillimi i këtij viti (1 janar) hyri në fuqi ligji, i cili parasheh që duhet të posedohet licencë për tezga në Shkup, si dhe ju pamundëson pensionistëve të posedojnë tezga.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër O.J.(37) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 18.05.2018 zyrtarët policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe metamfetamin.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër A.V.(19) nga fshati Kojnare e Poshtme, Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale” lëshim në përdorim të drogave narkotike në mënyrë të paautorizuar”, transmeton Almakos. Me 25.05.2017 në shtëpinë e A.V. është gjetur marihuanë.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër Xh.D.(21) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka kryer veprën penale “ përpunim dhe tregti me armë ose mjete piroteknike”, transmeton Almakos. Me 21.12.2018 në Kumanovë, zyrtarët policor gjatë kontrollit të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar 1.000 mjete piroteknike.

