Author: Hamdi Kumanova

Analizë nga Almakos ​Kur para dy viteve, Zoran Zaev e promovoi qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM-ja, befasia më e madhe ishte Nikolla Dimitrov, i cili u bë ministër i punëve të jashtme. Njerëzit u befasuan sepse Nikolla Dimotrov edhe me familjen e tij edhe me angazhimin politik me vite është proklamuar si njeri i VMRO-së. Në vitin 2008 Crvenkovski e ndërroi nga pozita e negociatorit për çështjen e emrit, pasi që e përkrahte pozicionin nacional të Gruevskit se me Greqinë nuk duhet që të negociojmë, por ta padisim dhe u bë si përfaqësues, së bashku me Antonio Milloshovski…

Lexo më Shumë

Po paraqesim disa tregues statistikor lidhur me lëvizjen natyrore të popullsisë të bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni, të cilat të dhëna kundërshtojnë deklaratat paushalle e zonjave të tipit, Karakamisheva e Najçevska: Lindja e foshnjave shqiptare (1992-2017) Viti:1992: (34.5%) 1993: (35.1%)1994: (35.9%)1995: (36.1%)1996: (36.3%)1997: (35.6%) 1998: (36.4%)1999: (36.0%)2000: (36.7%)2001: (35.6%)2002: (36.4%)2003: (36.2%)2004* (31.6%)2005: (32,1%)2006: (32,7%)2007: (32,5%)2008: (31,8%)2009: (31,4%)2010: (32,4%)2011: (33.9%)2012: (34.1%)2013: (35.1%)2014: (33.5%)2015: (33.4%)2016: (33.7%)2017: (34%)Mesatarja (viti 1992-2017): 34.4%*Nga 2004, me rekomandim të EUROSTAT-it, është ndryshuar metodologjia e paraqitja e të dhënave të statistikave vitale. Ndërsa, kur jemi te mortaliteti (vdekshmëria), kemi përqindjen më të vogël nga gjithë bashkësitë etnike, pra mesatarisht shqiptarët…

Lexo më Shumë

Me 20.01.2019 në ora 14.00 në Krushevë, te stacioni i autobusëve, gjatë kryerjes së detyrave të punës nga sfera e trafikut, zyrtari policor është sulmuar fizikisht nga G.D.(40) nga Prilepi, transmeton Almakos. G.D. është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Krushevë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka zbardhur pesë vepra penale të kryera në periudhën nga data 15.01.2019-19.01.2019 në rajonin e Stacionit Policor në Shtip prej të cilave tre vjedhje të rënda, për të cilat janë të dyshuar B.J.(21), O.M.(31), A.M.(22), S.D.(27), E.M.(26) dhe tre persona të moshës 16 vjeçare, transmeton Almakos. Të dyshuarit nga qytetarët e dëmtuar kanë vjedhur celular, çanta dhe kuleta duke shkaktuar dëm prej rreth 50.000 denar. Nga ana e zyrtarëve policor, mjetet e vjedhura janë marr nga kryerësit dhe iu janë kthyer qytetarëve të dëmtuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 20.01.2019 në ora 10.00 në Stacionin Policor në Prilep është lajmëruar se është shkaktuar zjarr në Prilep në rrugën “Dimce Antuleski” në shtëpinë në pronësi të S.M.(77), transmeton Almakos. Nga ekipi i zjarrfikësve të Prilepit zjarri është shuar. Nga zjarri në tërësi është djegur dhoma e ndejës dhe një hapësirë shtesë bashkërisht me mobiljet. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 në ora 16.05 në SPB Manastir është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në bulevardin “1 maji” në Manastir, në një objekt i përpunimit të drurit, në pronësi të një firme private, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Manastir, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Me 20.01.2019 në ora 16.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se pasaporta e personit Q.A.(31) nga Republika e Shqipërisë nuk është e tij, transmeton Almakos. Është kontrolluar bagazhi i tij, ku është gjetur edhe një letërnjoftim me emrin M.D.(23) nga Republika e Shqipërisë, në bazë të së cilës është vërtetuar edhe identiteti i vërtetë i personit. Personi është arrestuar dhe dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 në ora 06.37 në SPB Shkup është lajmëruar se në poliklinikën “Cento” në Shkup është dërguar i vdekur një fëmijë një muajsh nga lagja Ilinden në Shkup, transmeton Almakos. Gjatë bisedës me zyrtarët policor, prindërit e fëmijës së vdekur A.A.(26) dhe I.A.(26) kanë thënë se ditën e njëjtë rreth orës 06 në krevat në dhomë e kanë gjetur fëmijën duke mos dhënë shenja jete, ndërsa paraprakisht ka pasur probleme me frymëmarrjen. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i fëmijës është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 në ora 02.50 në Stacionin Policor në Krushevë, N.H.L.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 02.20 në Krushevë është sulmuar fizikisht nga personat M.F., M.Z. dhe dy persona tjerë me të cilët paraprakisht ka pasur një zënkë në një klub nate në Krushevë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 19.01.2019 rreth orës 09.00 në Stacionin Policor në Kërçovë është lajmëruar se në rrugën “Udha e vllehve” në Kërçovë, në shtëpinë në pronësi të H.M.(63) është shkaktuar një zjarr ku janë lënduar E.M.(27) dhe R.M.(68) nga Manastiri, transmeton Almakos. E.M. dhe R.M. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Zjarri është shuar nga ana e ekipit të zjarrfikësve në Kërçovë, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë.

Lexo më Shumë